Të përditshmet e sondazhet amerikane: Mr. Obama comes back (Obama rishfaqet ai që është)

Postuar në 17 Tetor, 2012 04:41

“Unë e di se si vihet në lëvizje ekonomia”, përsëriste Mitt Romney mbrëmë, në debatin e dytë televiziv me Presidentin Barack Obama, të cilin – kjo po pranohet nga të gjitha anët, drejtimet, sondazhet, ashtu siç u pranua fitorja e tij në debatin e parë – e humbi. “Mr. Obama comes back”, thuhet në titullin e editorialit të gazetës New York Times. E të njëjtën gjë thoshin dhe një numër opinionistësh të gazetës Washington Post lidhur me këtë debat të zhvilluar në universitetin e Hofstra-s, Long Island, New York.

Ish një debat, ku pyetjet i bënin qytetarët, e ku, nën moderimin e gazetares së CNN-it, Candy Crowley u fol për punësimin, ekonominë, taksat, armët, emigracionin, etj. Momenti më i keq i Romney-t ishte argumenti i Bengazit, ku mbeti i vrarë ambasadori amerikan. Obama u hodh në sulm në këtë pikë: “Nuk mund të instrumentalizohet siguria kombëtare në emër të ca spekullimeve politike. Unë kam marrë përgjegjësinë lidhur me atë që ndodhi. Dhe ne do t’i gjejmë ata që vranë ambasadorin. Mirëpo Romney ka bërë batuta thjesht politike në një kohë që të vrarët ishin ende në tokë. Një commander in chief nuk sillet kështu.” Këtu Romney e humbi. Zuri të belbëzonte, dhe tha diçka të pavërtetë: “Obama tani po e cilëson terrorizëm atë që ndodhi në Bengazi. Duhej ta thosh të nesërmen, e jo tani”. Por Obama ia priti: “Gabohesh, e kam thënë qysh të nesërmen”. Ish dhe moderatorja që “i erdhi në ndihmë”: “Obama e ka thënë në harkun e 24 orëve”.

Edhe në pjesën tjetër të debatit, Obama ishte më agresiv e më i saktë.

E.G.

Comments

Submitted by Perkthyesi (not verified) on

<h1>Mr. Obama Comes back (Rikthehet z. Obama)</h1>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.