Rinisin ndërtimet në Tiranë, Rama inauguron “hyrjen e parkut kombëtar”. Bojaxhi: Emërtim tinëzar, bum ndërtimesh për klientët e qeverisë

Postuar në 06 Korrik, 2015 06:37

Menjëherë pas zgjedhjeve lokale, qeveria nis projekte të reja ndërtimore në Tiranë. Sot u hap konkursi për transformimin e hyrjes së Parkut të Liqenit në Tiranë. Kryeministri Rama tha se projekti fitues do i hapë rrugën “programit të ri transformues për të gjithë parkun e integruar të Tiranës. Për këtë konkurs kanë shprehur interes shumë studio të huaja, që i falenderoj për ardhjen e tyre në Shqipëri”. Reagime negative ndaj projektit shfaqi Gjergj Bojaxhi dhe lëvizja e tij “Ne, Tirana”:

“Për ata që mendojnë së ndërtimi anash Korpusit të Universitetit është shaka, ja një nga propozimet që po diskutohet në këto momente. I gjithë projekti, i titulluar në mënyrë tinzare “Hyrja e Parkut Kombëtar” është një projekt gjigand ndërtimesh nga klientët e qeverisë që do të shkatërrojë përfundimisht edhe të vetmen gjë që ka mbetur pa shkatërruar në Tiranë, zonën rreth Sheshit Nënë Tereza. Eshtë momenti që Kryetari i ri i Bashkise se Tiranës te pergjigjet: A do të lejojë ai ndërtimet në krah të Korpusit te Universitetit?”

a.k

Comments

Submitted by Arkitekt (not verified) on

Tre godina jane,qe te treja publikee bashkise e policise dhe godina e re e universitetit...jane te parashikuara qe ne planin francez.

Nuk jane as brenda parkut,godina ne krah te korpusit eshte e universitetit,godina tek ish disko Refleksion eshte per bashkine,dhe ajo lart gardes eshte e policise.

Kur ja keput pordhes ja keput!

Submitted by Formula (not verified) on

Zoti Arkitekt kam pershtypjen se pordhes po ja fut ti ne kete rast. Me ato projekte qe pashe sot, ne radhe te pare vdes trashegimia historike e sheshit Nene Tereza, projektuar nga italianet. Nuk gjej asnje te perbashket ndermjet sheshit dhe propozimeve te sotme. Ne radhe te dyte vdes nje pjese e mire e parkut te liqenit. Si dreqin propozojne ndertime, ne nje zone me dendesi nga me te lartat ne qytet, dhe cenojne parkun e vetem real te kryeqytetit? Clidhje ka nese jane godna shteterore( dyshoj shume se te njeri gna propozimet kishe nja 4 kulla shumekateshe qe zor perdoren nga administrata shteterore) apo private. Thjesht nuk duhet nderhyre ne ate zone me ndertime. Ne po vuajme per hapsira te gjelbra e jo ndertime te tjera ne parqe.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Arkitekt,

Po vendosni a doni te respektoni planin francez apo ate italian sepse fillimisht u be gjithe ajo reklame per kthimin ne identitet sic ishte parashikuar nga plani italian.

Tani na del plani francez qe ngjan me teper si justifikim per betonizimin. Nen justifikimin e planit francez Rama e ktheu Tiranen ne Kandahar.

Te njejten gje po bejne edhe me godinen e Kryeministrise qe po i shtojne nje strehe qe nuk ka lidhje fare me stilin e godines e akoma me keq kur kjo nderhyrje u fillua pa u siguruar ende leja nga Ministria e Kultures.

Sa me ngut iu futen betonit edhe keta, vertet kaq prioritare edhe urgjente paska qene kjo pune apo mos ka te beje me leket qe u investuan ne fushate e per te cilat kurre nuk u be transparence.

Submitted by Qytetari (not verified) on

O Arkitekti i firmes qe do ti ndertoje keto godina "qeveritare" meqe je i vetmi qe i ditke funksionin sepse, po te mos ishte militant dhe i interesuar vete, do te ishe edhe ti si ne te tjeret, qe habitemi me kete rufene ne qiellin e hapur. Sapo u mbyllen me turp keto fallso-zgjedhje dhe nuk u degjua ne asnje rresht te Veliajs qe do ndertoheshin rreth parkut! Mashtrimi i rradhes po ben muuu. Te pakten mos shkruaj me gjuhen e injorantit duke permendur fjalet e nje familje te degjeneruar "pordhe" se nuk te shkon perkrah titullit qe i ve vetes.

Submitted by tekniku (not verified) on

Korrigjim - nuk besoj se nisi ndertimi ne Tirane; me sakte eshte te thuhet qe filloi te nxjerre koken klientelizmi, te cilin qeveria e ndihmon edhe nepermjet moratoriumeve populiste. Procesi i zhvillimit te prones per njerzit korrekte nuk ka nisur, dhe nuk dihet si shkon - e sigurt eshte qe qeveria (dhe shoket e saj) dhe pjesa harbute e shoqerise (qe ka ndertuar pa leje dhe sot del ne tv me kryeministrin, me tapi ne dore) jane te vetmet kategori qe perfitojne ne menyre konseguente.
Korpusi universitar eshte nje nga komplekset me te pershtatshme per tu nxjerre ne zona periferike (ironike qe kryeministri dhe kryetari i ri, vetem pak dite me pare, ne inaugurimin e nje investimi privat ne Rinas u sugjeronin shqiptareve shtrirjen ne fshat...). Bllokimi i ndertimit do kishte kuptim vetem per zonat ku ishin territor ne shfrytezim publik dhe lulishte egzistuese. Zonat e gjelbra duhen mbrojtur me kembengulje, dhe zhvillimi i metejshem duhet te perftoje edhe siperfaqe te tjera publike nepermjet meksnizmave te studimeve dhe kushteve urbanistike (marreveshjeve me privatet). Ndertimi ne ate zone nuk duhet bere. Me kete koncept, pas disa vitesh shfrytezimi te atyre ndertimeve qe po diskutohen, do duket normale qe te diskutohen perseri nje brez tjeter ndertimi (cfare ndryshimi ka me sot?).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.