Rama: Marrëveshje me Google për dixhitalizimin e sistemit arsimor

Postuar në 07 Qershor, 2014 07:46

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për unifikimin e sistemit arsimor parauniversitar Shqipëri - Kosovën, kryeministri Rama deklaroi që qeveria shqiptare shumë shpejt në ditët në vijim do të përfundoj një marrëveshje me “Google” dhe do të jetë “Google” që do të marr përsipër shtrimin e të gjithë autostradës dixhitale të sistemit tonë arsimor”. Rama deklaroi se ky është një hap strategjikë për vendin tonë. Jemi duke hedhur hapa shumë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit shqiptar.Rama shprehu bindjen se duke pasur një bashkëpunues kaq të sukseshëm ne do të ecim përpara në rrugën tonë të një rilindje të madhe kombëtare për arsimin dhe për Gjuhën Shqipe në të dy anët e kufirit gjithashtu dhe do të mund të arrijmë synimet tona për një arsim më të sukseshëm.
“Sot bashkohemi në rrugën e madhe të gjeneratës tjetër duke bërë të mundur që gjenerata tjetër të marrë dije në të gjitha burimet dhe të bashkuar të unifikohet i gjithë sistemi global dhe europian i dijes”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri Rama. Sipas tij,e tëra kjo do të shtrihet në të gjithë hapësirën kombëtare shqiptare dhe po ashtu të bëhet pjesë e njehsimit historik.

 

 

 

 

 

 

burim: Ora News 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.