Ndreca gjen në Selanik solidaritetin e munguar në Tiranë dhe kërkon t'i "mbrohet familja nga Berisha"

Postuar në 16 Tetor, 2012 15:19

Televizioni Top Channel ka intervistuar Gjergj Ndrecën në dhomën  ku kurohet në spitalin “Papanikolau” të Selanikut. Bënte përshtypje në kronikën e sapotransmetuar, fjalia: "Dhjetëra emigrantë nga Selaniku dhe zonat përreth vazhdojnë të vijnë në spitalin ku Ndreca kurohet, duke i dhënë mbështetje shpirtërore e psikologjike.."
Ndreca ka kërkuar ndër të tjera mbrojtje për familjen e tij pas deklaratave të kryeministrit shqiptar.
"Kërkoj nga çdo shqiptar të më sigurohet familja sepse një kriminel që ka vrarë 22 vjet vret prapë. Me Berishën do të ballafaqohemi në Hagë. Le të dalë kryeministri dhe të pyesë të gjithë qytetarët në Tiranë, nëse më kanë parë duke luajtur bixhoz. Është Berisha ai që luan kumar, luan kumar me fatet e kombit. Unë nuk jam një hero, unë  jam një  ushtar" - thotë ai gjatë kronikës së TCH.

Video:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=244208

Comments

Submitted by ert (not verified) on

<p>E pashe kete kronike te T-ch dhe absolutisht nuk me pelqeu. Sipas saj Ndreca eshte heroi qe ndoshta duhet ndjekur. Kronike per te ardhur keq. Nuk e kuptojne se sa te pabesuesheme jane keto lajme. Ndrecen ne Greqi e viziton krytari i PS per Greqine dhe lajmi : dhjetra emigrante shqiptare vizitojne Ndrecen. Tch humbet shume pike me keto qendrime e kronika. E respektoj si televizion. Kam thene shpesh sa mire qe kemi nje tv si Tch. Por keto kronika nuk jane dinjitoze. Edhe Ndreca me shoke me keto kronika dalin vertete si te perdorur politikisht. Une kete se besoj. Sepse nuk besoj se nje njeri mund te vetegjigjet ne emer te politikes. Por fakqessisht me keto palo kronika, keshtu me serviret. Me vjen keq qe Tch po behet nje televizion si gjithe te tjeret, qe lan nje pale e lyen nje tjeter. Sa keq. Ishte nder te pakta gjera te mira qe kishim.&nbsp;</p><p>Nuk jam kunder kesaj greve. Absolutisht. Ata kane te gjithe te drejten e botes te kerkojne cfare u takon. Tek mori nje mal me leke Nano per 4 vite burg, pse keta zoterinjte qe kane bere ndoshta 1/3 e viteve te tyre te jetes burg te mos i marrin. Edhe sa duhet tua vonojne, se me kete teorine e kesteve qe jepen si dihet se kur, i bie ti marrin pas vdekjes nqs do munden sigurisht. E perkrah kete greve dhe e urrej kete indiferentizem te Qeverise. KJO NUK ESHTE &nbsp;QEVERIA IME. Nuk eshte qeveria e demokrateve, socialisteve, ballisteve, kuqezinjve etj, etj, etj. Eshte e papranuesheme qe qeveria te beje sehri kur njerez qe 1/3 e jetes se tyre e kane jetuar ne ferr, te jetojne nje ferr te dyte. Jane te perdorur politikisht thote Qeveria. Edhe???? Cfare ndryshimi ka ? Qeveria po i mitizon me kete qendrim. Kam qene indiferente per kete greve me pare. Do jete si gjithe grevat e tjera te urise mendova. Por sjellja arrogante e Kryeministrit te vendit tim, ( me vjen turp qe une, qytetari shqiptar, te perfaqsohem nga nje njeri kaq katil), me terhoqi vemendjen, me beri ti mbeshtes keta njerez, te kem respekt per greven e tyre, te mendoj seriozisht per kerkesat e tyre, te jem me me kembe ne toke, te mos paragjykoj, te degjoj me me vemendje, te arsyetoje. Te urrej me gjithe shpirt nje njeri, prind, gjysh,mjek, &nbsp;kryetar partie, ish president, kryeminister, qe i ben karshillek ca burrave me 10 e kusur vite burg mbi supe. Qeveria mund te mbaje te njejtin qendrim. Por te mos ofendoje, fyeje, te degjoje te bisedoje. E ne fund fare le te thote jo. Por ajo duhet te bisedoje. Une kam votuar per nje qeveri qe te me degjoje. Minimalisht te me degjoje. Jo te tallet me fatkqesine time, me dhimbjen time. Kjo esthe e tepert. Kjo eshte mizore. Kjo nuk durohet. Une qe kam bere nje jete te qete ne kohen e komunizmit nuk e duroj dot. Si mund te durojne ata qe komunizmi i piu gjakun.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.