Do kesh kufoma - i thonë grevistët Berishës pas vendimit të Gjykatës

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:07

Avokati dhe aktivisti Andi Kananaj shprehet në Twitter: “Me urdhër gjykate ish të perndjekurit do të përndiqen nga greva për dëmshpërblimet. Suksese shtetit ligjor, që ligjin e përdor vetëm për dhunë”. Pas vendimit te Gjykatës së Tiranës që e konsideron grevën e urisë, të paligjshme, gjendja është e tensionuar. "Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e re dhe me ne po veprohet në mënyrë flagrante", u shpreh Skënder Tufa, i cituar nga TCH.

Kurse kordinatori tjetër i grevës së urisë Asllan Patrioti me tone mjaft të ashpra ka deklaruar, i cituar nga Ora News: “I bëj thirrje kryeministrit të ulë gjakrat ndryshe do kesh kufoma. Këta njerëz do të dalin si kufoma nga këtu. Nëse ti do tentosh ti nxjerrësh me forcë do të kesh probleme. Ne do të zhvendosemi kur të bëjmë gati vendin tjetër dhe nuk do ta tregojmë derisa sa të bëhet gati. Këta njerëz që janë këtu janë ata që të kanë dhënë votën 22 vjet. I bëjmë thirrje ish të përndjekurve të vijnë këtu.”

Rexhep Qosja, i intervistuar sot nga Fatmira Nikolli e "Gazetës Shqiptare" shprehet per kryeministrin S.Berisha: “Ky njeri po i hedh sa po mundet benzinë grevës së ish-të burgosurve politikë... Por me vetëdjegiet nuk do ta zgjidhin çështjen më të madhe të Shqipërisë sot: çështjen 22-vjeçare të quajtur Sali Berisha” - K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.