Burra Shqipërie.. Zogu çoi në parlament këmishën time me provën e virgjërisë, - kujton Geraldina

Postuar në 17 Tetor, 2012 01:23

"Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës. Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. U zu shumë ngushtë. Më shpjegoi: Të kam folur shumë për mënyrën sesi i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.."

Rrëfimi i mësipërm është shkëputur nga kujtimet e Geraldinës, princeshës hungareze e cila në 26 prill 1938 u martua me Ahmet Zogun e Shqipërisë. Një pjesë e këtyre kujtimeve mbi ditën e martesës dhe natën e parë të muajit të mjaltit në vilën e Durrësit janë botuar në të përditshmen MAPO. (A.N.)

 

Më shumë: http://www.mapo.al/2012/10/16/kujtimet-e-geraldines-prova-e-...

Foto: Martesa e Zogut (CORBIS)

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Po Zogu vete, ishte i virgjer? Me c&#39;duket, teza e Majkos mbi rehabilitimin e tij&nbsp;qenka pjese e nje fronti me te gjere shpelarje trush, ku na sugjerohet qe ne vend qe te shkruajme e ta lexojme historinw, ta shendrrojme ate ne gossip oborrtarwsh e konkubinash trushkulura. Jetofsh ne kohera interesante, kush e ka thene kete?</p>

Submitted by Fiku detit (not verified) on

<p>Zogu ne parlament coi breket e grua e jo te tijat...per ndershmerine ,.,</p>

Submitted by Proletari (not verified) on

<p>Po çjane &nbsp;keta artikuj qe pastoni .Po na mbushni mendjen qe zogu ishte i ndershem si familje .Pse nuk shkruani per tradhtite qe i beri shqiperise dhe per vrasjet me porosi kunder patrioteve shqiptare por na nxirrni budaleqe me thes&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.