Berisha në Grupin Parlamentar: Blloku është gjallë

Postuar në 14 Maj, 2012 09:24

Ja një fragment tjetër, i dytë, nga fjala e Berishës në mbledhjen e Grupit Parlamentar, në krah të majtë të Astrit Patozit:

“Më 11 prill isha në Bruksel. Po pija kafe (këtë detaj e shton pa asnjë arsye. Re.Pu). Atë ditë ai bllokoi të gjithë reformën. Ndodhi kur do flisnin ministrat e jashtëm dhe pati frikë se mos thuhet një fjalë e mirë për Shqipërinë. U votua në darkë sapo u mbyll mbledhja. Nesër është Këshilli i Integrimit në Bruksel, dhe dje nxori [tezën e] kryetarit të KQZ-së nga Avokati i Popullit vetëm e vetëm që nesër të mos mund të thuhet se u kompletua reforma zgjedhore. Pra Blloku është operativ në tërë praktikën dhe psikologjinë e vet. Kjo është psikologjia e neobllokmenëve. E përdorin për të bllokuar vendin. Është hequr nga zemra e Tiranës, e tani është transferuar në selinë e PS-së me të gjitha dhelpëritë dhe bizantinizmat e veta.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.