Qeshni me PD-në!

Postuar në 09 Shtator, 2017 21:19

Doli nga çadra vetë. Pa pyetur njeri dhe duke bërë llogaritë e veta. E hartoi listën e kandidatëve për deputetë po vetë dhe e shpalli natën vonë. I mbrojti kandidatët e vet që nuk dihet kush janë. Sot sërish dy prej tyre, deputetë të Partisë Demokratike kanë votuar Gramoz Ruçin për kryetar Parlamenti.

Menjëherë pas kësaj, Lulzim Basha i është bashkuar një gjoja proteste para Kuvendit për të thënë se “ky është një turp”. “Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit” ka vijuar z. Basha.

Një status e ka postuar në Facebook edhe Sali Berisha që flet për ditën e zezë të pluralizmit por që ende nuk ka zbuluar nga deputeti dixhital se kush i dërgoi dy votat për Gramozin. Një shfaqje tipike e një parlamenti ku maskat kanë fituar karakterin e fytyrës së vetme, ndërkohë që PD-ja po pranon me dëshirë të bëhet loloja politike e shqiptarëve.

 

Comments

Submitted by Max (not verified) on

Basha asht nje mashtrues i madh ai shan Gramoz Ruçin si è ka ftuar ne dazmen e tina, i ati i tshoqes te Bashes asht Mik me Gramoz Ruçin tash 30 vite me rradhê, Basha po tallet meShqiptaret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.