Një vend që kriminelët i nderon si heronj ardhmërinë e ka të errët

Postuar në 26 Maj, 2015 11:21
Enver Robelli

Në Kosovë këto ditë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish, që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase.

Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete të Shkupit. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.

1.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër deri në Spanjë për tregti me drogë.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si mbledhës haraçi nga bizneset e Kosovës.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kërcënues të rendit publik.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si vjedhës votash.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kriminelë ordinerë.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona me dosje kriminale që kanë bërë emër si truproja politikanësh.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si padronë kazinosh.
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër duke koketuar me islamin radikal dhe me pseudoimamë faqezi që për dinarë e denarë e djegin vendin mbarë.

2.
Të quhen të tillët heronj është më shumë se punë e pistë.
Të varrosen të tillët në varreza të partizanëve – është njollosje e luftës antifashiste.
Të varrosen të tillët afër luftëtarëve të denjë të pavarësisë së Kosovës – është njollosje e lirisë së Kosovës.
Të varrosen të tillët afër presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova – është njollosje e përpjekjeve për liri e pavarësi në çerekshekullin e fundit.

3.
Nderohen njerëz me dosje kriminale dhe pastaj shprehet njëfarë befasie agresive kundër Europës dhe Amerikës që po kërkojnë të themelohet Gjykata Speciale për të gjykuar të dyshuarit për krime, pasi si shoqëri dështuam t’i çojmë vetë në qeli. Lartësohen kriminelë dhe pritet që për këtë të duartrokasë Brukseli dhe Washingtoni.

4.
Shteti i Kosovës këto ditë nuk ekziston. Hesht kryeministri. Hesht kryetari i partisë më të madhe. Heshtin edhe krerë të tjerë institucionesh. Heshtin ata që nuk do të duhej të heshtnin. Heshtin eksponentë të shoqërisë civile. Heshtin edhe ata që nuk heshtën as në kohën e Rankoviqit, as në kohën e Mareshal Titos, as në kohën e Millosheviqit. Një shoqëri që dorëzohet para kriminelëve – pa marrë parasysh çfarë nacionaliteti kanë ata - nuk e meriton lirinë. Kurrë më pak se sot shoqëria e Kosovës nuk e ka merituar lirinë. Dhe rrallëherë liria e Kosovës ka qenë më e nëpërkëmbur se sot, ku politikanë të rangut të ulët e të lartë, deputetë e deputete bien në gjunjë para njerëzve që për një duq para shndërrohen në maskarenj. A do të donin këta deputetë që disa prej të dyshuarve për krime të rënda t’i kishin model për fëmijët e tyre në Republikën e lirë e të pavarur të Kosovës? A do të donin që dilerët e drogës të jenë shembull për fëmijët e shtetit të Kosovës?

5.
Në Kosovë të drejtën e kanë marrë në dorë një tufë keqbërësish që për t’i mbuluar krimet dhe haraçin u bëjnë “nderime ushtarake” personave që do të duhej ta kishin vendin në burg po të mos ishin vrarë në një përleshje të pakuptimtë me forcat maqedonase.

Këta njerëz askush nga popullsia e Kumanovës nuk i ka ftuar për t’i çliruar banorët e një lagjeje të Kumanovës. Shkoni dhe pyetni qytetarët e Kumanovës, që kanë mbetur në rrugë dhe tërë ditën e natën vetëm mund t’i sodisin shtëpitë e tyre gërmadha. Ata, banorët e Kumanovës, do të thonë se këta njerëz nuk janë çlirimtarë. Shkoni dhe bisedoni me një zot shtëpie tani pa shtëpi, i cili do t’ju tregojë se këta keqbërës janë futur në lagje dhe kanë rrezikuar banorët, madje edhe invalidët. Duket e pabesueshme që në këtë shtëpi kanë shpëtuar një djalë 18-vjeçar që e ka prekur plumbi në sup, kanë shpëtuar edhe 5 invalidë, prej tyre 4 të verbër. Një tjetër zot shtëpie do t’ju tregojë se si e ka humbur shtëpinë në vlerë prej 250 mijë euro dhe si i janë traumatizuar fëmijët, të cilët tani po gjejnë pak qetësi në Zvicër. Një prind tjetër do të tregojë se djalin e keqtrajtuar rëndë nga policia maqedonase e ka dërguar në Zvicër për shërim. Nuk është kurrfarë trimërie t’i futësh në rrezik qindra banorë civilë për të bërë një luftë që është kurdisur kafehaneve që gjenden në rrugën Prishtinë-Shkup. Në Kumanovë këta çlirimtarë të vetëshpallur i lanë pa shtëpi qindra banorë dhe rrezikuan qindra të tjerë për llogari të shërbimeve sekrete maqedonase. Kurrfarë “çështje kombëtare” nuk është mbrojtur në Kumanovë, sepse vendimin se me çfarë mjetesh duhet të luftojnë për të drejtat e tyre e marrin shqiptarët e Maqedonisë dhe jo haraçmbledhësit nga Kosova.

6.
Marrëzinë e Kumanovës nuk duhet ta blejë askush si akt patriotik. Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e mirë për shkak se nuk po zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Por, ajo gjendje nuk është e tillë që do të arsyetonte ndezje konfliktesh të armatosura. Nga ana tjetër: shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë harxhuar mjetet politike për të luftuar për të drejtat e tyre. Kanë një parti në qeveri dhe nëse kjo parti nuk i përfaqëson interesat e tyre, atëherë le ta zgjedhin një tjetër. Në pothuaj çdo institucion kanë përfaqësues të tyre. Nëse s’janë të kënaqur me ta, le të dërgojnë zyrtarë më të zotë. Në këtë betejë politike shqiptarëve të Maqedonisë nuk u duhet ndihma me armë e asnjë keqbërësi.

7.
Pa marrë parasysh ç’vepër heroike mund të ketë bërë në të kaluarën ndonjëri nga të vrarët në Kumanovë, shndërrimi i tyre i mëvonshëm në mbledhës haraçi dhe autor krimesh të tjera i bënë ata të padenjë për të qenë model i heroit në një shoqëri të pasluftës. Kundër tendencës së konvertimit të kriminelit në hero duhet të protestojë shoqëria, nëse dëshiron një të ardhme më të mirë se sot. Ndryshe vazhdojmë të jemi shoqëri hipokrite e dominuar nga dallkaukët. Ja një shembull për këtë: ditë më parë në një rajon të Kosovës u zbulua busti i një luftëtari. Folësit me atë rast thanë se i ndjeri kishte rënë në ballafaqim me forcat serbe, se kishte luftuar heroikisht, se ishte sypatrembur... Derisa i dëgjonin këto fjalë shumica e të pranishmëve i pëshpëritnin njëri-tjetrit në vesh, duke treguar detaje se si luftëtari ishte vrarë nga UÇK. Këtë e dinin të gjithë dhe të gjithë i duartrokisnin versionit të pavërtetë të ngjarjes.

8.
Edhe sjellja e politikanëve të Kosovës ndaj disa prej atyre që u vranë në Kumanovë dhe që dihet se ishin njerëz me dosje të trasha kriminale është po aq hipokrite sa ajo para bustit të luftëtarit të lartpërmendur. Me këtë mentalitet një Gjykatë Speciale është pak. Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë mund të ketë edhe ndonjë idealist të mashtruar, por kjo nuk e bënë veprimin e tyre të pranueshëm.

Koha ditore

Comments

Submitted by klodiAN (not verified) on

Plotesisht dakort.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Te lumte Enver per kete shkrim. Kriminele ne Qeveri kriminele ne masa te gjera.

Submitted by Llogjike ligjore (not verified) on

Bravo! Ja nje shqiptar nga Kosova qe i ka mendt ne koke. A e dijn kosovart se me veprimet e tyne po i mbushin mendjen Europes dhe SHBA se, nuk e kane merituar pavaresine? Si e kuptojne ne Kosove, kundervenien qe i beri bota thenies se Edi Rames per bashkim kombetar? Duhet ta kuptojne keshtu:

-Europa dhe SHBA jane bere pishman qe e ndihmuan Kosoven te shkeputet nga Serbia. Dhe ta dini o kosovare, se po vazhduat me keto veprime dhe me politiken dinake qe po ndjek Serbia, e ardhmja juaj do te jete perseri nen Serbi.

Ose tregoni se jeni te afte te bani shtet.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Mire e ka Enveri per "heronjte e Kumanoves", po sa per zhgenimin e miqve nderkombetare duhen pasur ca gjera parasysh:

a. SHBA dhe Evropa e kane shtyre Kosoven ne negociata pa fund, dhe e kane detyruar te nenshkruaje marrveshje qe e bejne te pamundur funksionimin e shtetit

b.Ajo qe u fitua me lufte, po perdoret si monedhe shkembimi per te perkedhelur Serbine. Leshim pas leshimi. I kane dhene aq te drejta Serbise (jo vetem Serbve, po Serbise) brenda Kosoves sa humbet koncepti i integritetit. Cdo gje eshte ndertuar mbi baza etnike. Kane dhene te drejton e vetos per cehstjet kushtetuese, vende te pallogjikshme te rezervuara ne parlament, ministra, etj. 2/3 e deputeteve serbe, pra 4-5% e popullsise, kane te drejten e vetos. 5% i imponohet 95%.

c. Evropa dhe SHBA po tolerojne dhe sponsorizojne veriun e Kosoves te mbetet jashte kontrollit te Prishtines qe nga 1999 deri ne sot. Dukej se ceshtja e veriut ishte e paramenduar, nje skenar i vene ne skene gradualisht. Nje grusht njerezish, gjithe e gjithe 40,000 vete bejne c'te duan.  Brenga 3 muajve te fundit jane kthyer 14,000 serbe ne Kosove. Asnje shqiptar ne veri.

d.Evropa dhe SHBA jane pergjegjesit kryesore dhe te drejtperdrejte qe Thaci dhe shpura e tij, me e korruptuara ne Ballkan dhe nga me te korruptuarat ne bote, te ngelet ne pushtet me cdo kusht. Kane bere presion hapur dhe ne mes te dites qe te kalojne ligjet dhe vendimet qe u interesojne, ne kembim te imunitetit. Jo me kot Dioguardi e ngriti para Komisionit per Politike te Kashtme te Kongresit Amerikan si ceshtje mbeshtetjen e turpshme qe i jepet nje politikani si Thaci.

Kane mbyllur syte sa here qe Thaci ka vjedhur vota me kuintale. Boll qe te thote "Pronto!"

e. Kane instaluar misione, gjyqe, dhe gjykata njera pas tjetres ne Kosove per te vendosur "drejtesine". Asgje s'eshte bere. Jane marre me peshq te vegjel dhe i kane dhene imunitet te medhenjve. Nderkohe qe serbet e denuar per krime lufte numerohen me gishta.

Keshtu qe si Evropa dhe SHBA te mos "habiten" kaq shume qe nuk funksionon shteti i Kosoves, se vete i kane cuar gjerat deri aty, me deshire dhe dijeni te plote.

Submitted by Ushtari (not verified) on

Shume keq zoti Robelli, shume keq jeni shprehur.

Ata qe humben jeten ne Luften e Kumanoves, nuk ishin kriminele, por shqiptare qe u vrane heroikisht per nje ceshtje, te cilen ti nuk mund ta kuptosh.

I lehte u qofte dheu i Shqiperise sone.

Te rroje Ushtria Clirimtare Kombetare

Submitted by Albi_I (not verified) on

Problemi me i madh eshte se akoma nuk e dime ca dreqin ka ndodhur ne Kumanove e jo me te analizojme ngjarjen.

Submitted by Shqiponja (not verified) on

Enver e ke emrin dhe Enver e paske edhe mendjen.Nga këto akuzat që ke rreshtuar më sipër ka ndonjë të vërtetuar  apo janë si ato që qarkullojnë në Shqipëri se Edi  është i korruptuar, Iliri është hajdut, Lulzimi është hajdut, Saliu është vrasës e spiun serb, Fatmir M është trafikant droge, Jozefina është spiune e sigurimit etj.Ata 14 burra vdiqën me një flamur në dorë e në kishin të drejtë apo jo do t'i gjykojë historia e jo ca lapangjozër që shkarravisin dy rreshta nëpër fletusha 20 lekëshe.

Submitted by anticensurë (not verified) on

1.

Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër deri në Spanjë për tregti me drogë.

si quhen????
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si mbledhës haraçi nga bizneset e Kosovës.

si quhen????
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kërcënues të rendit publik.

si quhen????
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si vjedhës votash.

si quhen????
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si kriminelë ordinerë.

si quhen????
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona me dosje kriminale që kanë bërë emër si truproja politikanësh.

si quhen????
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër si padronë kazinosh.

si quhen????
Në mesin e atyre që u vranë në Kumanovë ka edhe persona që kanë bërë emër duke koketuar me islamin radikal dhe me pseudoimamë faqezi që për dinarë e denarë e djegin vendin mbarë.

si quhen????

po në mesin e atyre që u vranë,ka ndonjë që është i pastër!që nuk është përfshirë në veprimtari kriminale??

nëse po!?

përse nuk e përmënd??

6.

ke plotësisht të drejtë,por për një shtet normal me një popull të civilizuar,me ndërgjegje qytatare!!në të tërë trojet shqiptare nuveli qytetar është shumë i ulët!!është aq i ulët sa gjërat ngatërrohen aq shumë sa dhe vetë nuk i kuptojmë!!

8.

si dhe më sipër përmënd emrin e idealistit/ve!!të paktën ta dimë kush ka rënë në kurth të shërbimit të fshehtë të gruevskit!!

njerzit e përmëndur në pikën e parë janë njerëz që tolerohen për arsye politike nga qeveritë!!në rastin tonë ajo e kosovës!!në maqedoni është e njëjeta situatë!!në shqipëri po ashtu!!në maqedoni janë po këta njerëz që pardje ishin të njohur për veprimtari jo të pastër,dje ju bashkuan luftës dhe komanduan njerëz,sot janë të komanduarit e thaçit ose ahmetit!!këta janë të paprekshëm në aktivietetet e tyre jo të pastra,sepse ndihmojnë në fushatat elektorale,në "zbutjen" e zonave të ndikimit të kundërshtarit(kundërshtarit shqiptar).

kjo politikë "uestern" duhet të marrë fund!!se si është e vështirë të parashikohet por duhet të marrë fund!!

këta politikanë mashtrojnë me nacionalizëm,të dy palët,shqiptarë e maqedon,por që të dyve su ha palla!!ata mbushin xhepat deh asgjë më tepër!!për ne pala tonë është më e ndyra!!deri më sot ka bërë aq pak për atë që u luftua sa mund të themi se ska bërë asgjë!!

si mund të votohet një politikë e tillë??si mund të vritet shqiptari për politikanë të tillë??

Submitted by LuaniKr (not verified) on

E keqja ne Kosove e ka nje emer. K O M A N D A N T A T e veteshpallur.

Krimi, vrasjet, droga, haraqi, kontrabanda, pasiguria, kerrcenimi, shantazhi....etj etj etj ... i gjeni ne ate adrese.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.