Ngjarja ‘Kokëdhima’ më kapi në befasi e më la gojëhapur

Postuar në 09 Maj, 2013 00:45
Mustafa Nano

“Ka shumë njerëz kureshtarë për listat. Unë jam një nga ata. Dua të marr vesh, nëse do të jetë në listat e PS-së mbiemri ‘Kokëdhima’”, shkruaja dje në mesditë në twitter-in e respublica-s. Ishte momenti që të gjithë po thoshin se një Kokëdhima do të ish se s’bën pjesë e listës. Në fillim u fol për emrin e vajzës së biznesmenit të njohur më shumë për protagonizmin publik se sa për bëmat prej biznesmeni, u fol për Besën, një këngëtare e njohur dhe e suksesshme. Më pas u fol për të shoqen, Brixhidën, dhe vetëm në mbrëmje vonë morëm vesh me siguri se në fakt ish fjala për vetë Koço Kokëdhimën që, sipas Arben Malajt që sapo kish braktisur mbledhjen e kryesisë, ishte i dyti në listën e qarkut elektoral të Vlorës. Në fund ka përfunduar i treti, gjë që në thelb është e njëjta gjë, e nuk e modifikon lajmin e ditës: Koço Kokëdhima i është futur politikës.

Ngjarja ka bërë bujë. Dhe kuptohet pse. Kokëdhima është një personazh që ndjell vëmendje; ndjell vëmendje n’daçi për shkak të lidhjeve të tij të forta e sezonale me të mëdhenjtë e politikës, e sidomos për lidhjen “e përjetshme” me Edi Ramën (për këtë do të flas pak më poshtë), n’daçi për shkak të Shekullit, të cilën e ka shndërruar në fletushkë pa vlerën e qëmotshme, n’daçi për shkak të bëmave e ngrefosjes urbane në rolin e njeriut që tërheq shumë fije, në mos të gjitha fijet, e lodrave në këtë vend, e n’daçi për shkak të – kjo është bëma e fundit e tij – rolit ekskluziv që ai ka luajtur në realizimin e paktit PS-LSI. I gjithë teatri Rama-Meta është luajtur në shtëpinë e Koços, mbi zyrat e Shekullit, në Bllok.

Por mbi të gjitha, Kokëdhima njihet për lidhjen e tij me Ramën. Është e hershme kjo lidhje. Dhe u ka rezistuar viteve, duke përgënjeshtruar në mënyrë paradoksale dhe imazhin e Ramës si njeri që miqtë i mban një copë herë, i përdor, e pastaj i flak. Ka ndodhur ndryshe me Kokëdhimën, veç me Kokëdhimën amá, me të cilin ka ndërtuar një lidhje simbiotike. Madje, ca e ca janë të sigurtë se Kokëdhima është ndërgjegja e tij e dytë, është alter egoja e tij, është Mr. Hyde/Dr. Jekyll që e dublon në rrethanat kur ai vetë është Dr. Jekyll/Mr. Hyde, është njeriu që e bën ta heqë maskën që mban. Të gjithë kemi maskë në këtë botë, dhe është vështirë të gjesh ndokënd, përballë të cilit të ndihemi aq në karar, sa ta heqim këtë maskë pa rrezikuar se mund të provokojmë tronditje e keqkuptime me fytyrën tonë të vërtetë; Rama e ka gjetur, me sa duket.

Tani kthehemi tek ngarkesa e simbolika politike e ngjarjes “Kokëdhima”. Duhet thënë se, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, një denoncim i llojit etiko-moral i promovimit të Kokëdhimës në politikë në rrethanat, në të cilat jetojmë, nuk ka pikën e kuptimit. Pavarësisht nga imazhi, bëmat e legjendat urbane mbi botuesin e Shekullit, e pavarësisht nga nënkuptimet, me të cilat e vesha atë që thashë pak më sipër, Kokëdhima është si gjithë të tjerët që e përfaqësojnë mirë këtë sistem. Kështu që kandidimi i tij as nuk prish, as nuk ndreq ndonjë gjë në rendin e gjërave.

Është tjetër analiza që duhet bërë; është tjetër dhe arsyeja pse ky kandidim të shock-on (mua, të paktën). Nuk ka lidhje me Kokëdhimën, s’ka gjë se mua më ka dhënë trishtim yxhymi i tij drejt politikës, e se do isha shumë i kënaqur sikur dikush të dilte tani e të më thosh se “e gjitha ishte një shaká”. Ka lidhje me Ramën, i cili me vendosmërinë për të kandiduar mikun e tij të ngushtë ka demonstruar se as që ka ndërmend të ndalet në projektin për të ndërtuar një parti socialiste të vetën, tërësisht të vetën. Dhe të miqve të tij. Prandaj është e kotë të mendosh, se Arben Malajn e Arben Isarajn i ka hequr nga lista, ngaqë këta të dy nuk kanë dashur apo nuk kanë ditur të sintonizohen me linjën zyrtare të Partisë, aq më pak ngaqë këta të dy nuk mund ta përfaqësojnë projektin e Rilindjes (“Rilindjen e leshit”, do thosh Topalli, e ky do ish i vetmi rast që do bija dakord me të). Jo, thjesht Malaj e Isaraj nuk janë miqtë e Ramës. Dhe të kuptohemi, Partia e miqve nuk më krijon bezdi thjesht për faktin që është e miqve. Jo, shoh  me shqetësim qëllimin, për të cilin kjo parti miqsh po ndërtohet. Rama po ndërton partinë, të cilën nuk ka ndërmend ta lëshojë ndonjëherë. Ai po ndërton partinë që do të zgjedhë e do të mbajë në krye të partisë atë vetë, në çdo rast.

Përthyerja tjetër e kësaj ngjarjeje është e natyrës praktike. Unë ende vijoj të besoj (apo jam naiv?) se vendit do t’i bëhej mirë, nëse Sali Berishës i thuhet ‘jo’ me votë këtë herë, e rrjedhimisht hiqet qafe e çohet në shtëpi njëherë e mirë. Ky besim i imi nuk ka lidhje me ata që vinë pas. Thjesht kam besuar (sërish pyes: jam naiv?) se largimi i Berishës është një ngjarje që ka vlerë në vetvete.

Por Edi Rama e ka komprometuar e komplikuar edhe këtë objektiv. Bëri aleancën me Metën në funksion të aritmetikës elektorale (kështu tha), dhe më pas ka bërë një numër gjestesh e ka marrë një numër vendimesh që e çbëjnë në një masë të madhe avantazhin elektoral të kësaj aleance. Ka për të humbur disa mijra vota në Vlorë (prej Malajt), disa mijra në Durrës (prej Dukës), disa mijra në Fier (prej Priftit), disa mijra në Shqipëri (prej AK-së). Me ç’është marrë vesh, nuk mund t’i vihet faj për aleancën e munguar me AK-në, as mund t’i kërkohet hesap që i dha munxët Dritan Priftit (Meta e Prifti nuk mund të rrinin bashkë, e prandaj ai, me logjikën e aritmetikës elektorale, ka zgjedhur me të drejtë Metën). Por pyetjet që bëhen janë (gjithnjë me logjikën e aritmetikës elektorale, e në daçi, edhe me logjikën e projektit të tij politik për të marrë totalisht nën kontroll partinë socialiste): Ç’dreqin pate me Arben Malajn? Po me Agron Dukën? Vetëm këta dy emra, që praktikisht janë rezervuarë votash, do ta bënin pis Rilindjen tënde “të qelibartë”? Me sa duket, Rama ka talentin e rrallë për t’i dalë kundër edhe tahmasë së vet e për t’u mbytur aty ku të tjerët llokoçiten. Është mjeshtër për të bërë hara-kiri.

Dhe një pyetje e fundit: Vërtet mendon Rama, se do t’ia dalë, dhe se ka kuptim, të rrijë në krye të partisë socialiste, nëse këto zgjedhje i humb, siç ka humbur të tjerat? Qoftë ai që është!

Shqip

Comments

Submitted by Dajtri (not verified) on

Koco i ka falimentu bizneset se nuk paguan njerezit dhe jo se e ka detyru Berisha. Perkundrazi e ka lene te qete. Kocoja falimenton se nuk di te administroje bizneset dhe krijon struktura paralele drejtimi dhe kontrolli ne biznese. Njera strukture eshte ajo ligjore kurse tjetra i raporton Kocos dhe nepermjet kesaj i ben presion struktures “ligjore” duke e goditur nga majtas dhe djathtas me idiotesite e tij.

Koco nuk do administratore te zote, por njerez qe i binden verberisht. Do njerezit qe i thone “Po shef” me koken poshte dhe shpall armiq ata qe guxojne te mos bien ne nje mendje me te apo kane nje mendim disi ndryshe.

Koco i shtrydh njerezit e tij deri ne momentin qe nuk i duhen me dhe i hedh. Krijon tensione te kota mes punonjesve dhe pastaj vjen vet ne fushe “si shpetimtari” dhe gjasme vendos rregullin duke larguar “problematiket”

Koco ja ka fut te gjitheve qe ka pasur prane. Ju duket e rastesishme kjo?? Si ka mundesi qe nuk ka qene nje menaxher i mire deri ne keto vite???

Kocon nuk e ka sulmuar Saliu por i ka falimentu per shkak te atyre qe ju thash me larte dhe mos pageses se rrogave. Mire e thote edhe Baze: “Shpresoj te shohe qe rroga merret ne fillim te muajit dhe keshtu te beje edhe me punonjesit e tij”

Kjo eshte historia dhe lereni ate muhabetin se me demek i paska rene Saliu. Perkundrazi, aktualisht firmat e Kocos punojne lirshem ne Tirane dhe Basha i ka dhene disa tendere.

Submitted by berisha (not verified) on

Ja o Muc, tu bashkuan qelbesirat do me tani??

Submitted by Sphynx (not verified) on

Pikerisht!!!

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Bravo Mustafa, me ne fund u ktheve me shkrimet e tua ashtu sic te njohim . Nuk je naiv kur mendon se largimi i Berishes eshte vlere ne vetvete, madje per mendimin tim eshte gjeja me e mire qe mund te ndodhe keshtu si eshte katandisur ky shtet qe as shtet nuk eshte. Jam dakord edhe per Ramen, kerkon ta ktheje PS ne parti personale. Largimi i Malaj ishte nje idiotesi, paskesh qene kunder partise ( si ne komunizem), po LSI qe ka qene kunder PS keto kater vite? PS-ja duhet te fitoje per arsyen e vetme qe te largohet Berisha dhe fryma e tij, po Rama po ben cdo gje qe kjo te mos ndodhe. Sic thua edhe ti, eshte mjeshter ne kete pune!

Submitted by Bard (not verified) on

M. Nano back to himself, we started thinkin' some kind of alien mind kidnapped him on April 1.

Submitted by Albi (not verified) on

Me vjen mire qe e sollet shkrimin ketu. Ka disa pjeseza te shkrimit qe duhen ritheksuar.

Dhe u ka rezistuar viteve, duke përgënjeshtruar në mënyrë paradoksale dhe imazhin e Ramës si njeri që miqtë i mban një copë herë, i përdor, e pastaj i flak. Ka ndodhur ndryshe me Kokëdhimën, veç me Kokëdhimën amá, me të cilin ka ndërtuar një lidhje simbiotike.

E pranuar nga ju kjo eshte e madhe, sepse konfirmon dicka qe njerezit ja kane frike Rames. Dhe mbi te gjitha duhet te mbylli mitin se ky qenka nje njeri i mire, "me vizon perendimor" etj etj. Eshte dhe ai nje politikan qe do pushtet, e si i tille duhet trajtuar e si rrjedhoje limituar.

Prandaj është e kotë të mendosh, se Arben Malajn e Arben Isarajn i ka hequr nga lista, ngaqë këta të dy nuk kanë dashur apo nuk kanë ditur të sintonizohen me linjën zyrtare të Partisë, aq më pak ngaqë këta të dy nuk mund ta përfaqësojnë projektin e Rilindjes (“Rilindjen e leshit”, do thosh Topalli, e ky do ish i vetmi rast që do bija dakord me të). Jo, thjesht Malaj e Isaraj nuk janë miqtë e Ramës.

Edhe kjo eshte e forte! Ne momentin qe perjashtoheshke nga listat se nuk je miku i Rames, atehere cfare te drejte ke tu kerkosh ketyre njerezve besnikeri totale? Ben mire ta theksosh ne menyre te vazhdueshme kete sa here qe te permendet fjala tradhtar ne ditet ne vazhdim.

Rama po ndërton partinë, të cilën nuk ka ndërmend ta lëshojë ndonjëherë. Ai po ndërton partinë që do të zgjedhë e do të mbajë në krye të partisë atë vetë, në çdo rast.

Nje nga arsyet pse Berisha eshte ky qe eshte, eshte dhe sepse beri te njejten gje ne PD. Duke e mbajtur ngushte pas vetes vazhdonte te ishte aktor ne politike edhe kur i kishte ikur koha. Autoritarizmi dhe keqqeverisja qe buron prej tij, eshte dhe fale ketij kontrolli absolut qe arriti te krijoi ne partine e tij. Qe do te thote qartazi se cilesia e qeverisjes se neserme po ne keto ujera do notoj. Ti e Stefani mund te vazhdoni debatin filozofik rreth te keqes me te vogel, po une si qytetar nuk e di ca perfitoj nese me vjedh Xeni apo Koco. Koco me vjedh me bukur?

Dhe një pyetje e fundit: Vërtet mendon Rama, se do t’ia dalë, dhe se ka kuptim, të rrijë në krye të partisë socialiste, nëse këto zgjedhje i humb, siç ka humbur të tjerat? Qoftë ai që është!

Pra me ne fund e pranojme qe i ka humbur dhe te tjerat, se dhe LSI-ne prandaj e morrri ne koalicion. Po te kishte fituar ne 2009 nuk kishte nevoje 4 vjet me vone per votat e tyre. Po nqs Rama paska humbur para 4 vjetesh, a e kupton qe keto vitet ridimensionohen komplet. 2 vjet jashte parlamentit qenkan bere per te ruajtur karrigen e tij, zgjedhjet fallso me Maqon tregojne ca idesh ka Rama per demokracine, njerezit qe e kritikuan dhe u perjashtuan nuk jane tradhetaret por perkundrazi. Atehere c'keni mbrojtur keto 4 vjetet e fundit? Keni mbrojtur deshiren e nje njeriu per te ruajtur karrigen edhe kur populli i tha jo. Kjo per mua eshte e rende dhe delegjitimon shume nga lufterat dhe kauzat tuaja.

Submitted by Anon (not verified) on

Qofshi ju qe jeni !

Na vdiqet me paragjykime, me falle te lexuara ne llumin e filxhaneve, me opinione te krijuara nga bisedat me miq e shoke prane vetes, me sinoptika te kohes e motit dhe pse nuk del( e ne marrim cadra me vete  edhe pse saci i diellit na percellon koken),me thashetheme plakash te rregjura sofateve te ngushticave (se na i ka zene bshkia hapesirat),me humor sipas darkimit te bere nje nate me pare...

Le te merremi me motorrin e makine dhe jo me gervishtjet e llamarines; motorri e ve ne levizje, llamarina ka ca blana nga te dhjerrat e pocaqinjve qe kur te kemi kohe e leke do e cojme ne lavazho...

Edhe nje shtepi e areduar me arkitekt profesionist do te kete difekte ne mobilimin, lyerjen e funksionalitetin e ambienteve, pale nje parti qe eshte nje metropol i tere...

Kur nje drage hidhet ne det per te shpetuar nje anije qe po mbytet nuk shikohet nese ka dhe njolla ndryshku ne kuverte...

Qofshi ju qe jeni dhe kerkoni rrotacion me engjej dhe jo me njerez qe i njohim e si njohim por boll qe na vene ndonje dore per te shtyre kerin te ndizet pasi i ka mbaruar bateria demokratike...

Submitted by ilir (not verified) on

Je gabim ne analize per arsyen e thjeshte; Sa per Malajn ka qe nga 1997 si deputet pra 16 vjet, ne dy legjislaturat e fundit ka vepruar vetem per llogari te Nanos president, duke i bere presion nga brenda me te ashtuquajturen LMN (levizja per mendimin ndryshe), pra edhe me largimin e Isarajt apo edhe Dukes i mbyll deren Nanos njehere e mire per tu futur ne Presidence. Ne lidhje me Kokedhimen, mbase nga ana "morale" nuk duhesh bere por mos harro se ne gjithe keto vite opozite eshte e vetmja Gazete qe e ka mbeshtetur pa asnje medyshje PS ne keto vite te te berit opozite ndaj Berishes (pavaresisht se si gazete eshte me humbje), nqs Kokedhima do kishte dashur te ruante pasurine apo edhe ta shtonte do ia kishte gjetur anen per tu futur ne oborrin e Familjes Berisha sic kane bere te gjithe perfshire edhe Klanin apo BalkanWeb me Credins. As Top-Channel nuk e ka mbeshtetur ne ate mase, dhe pastaj vjen Tema e Bazes. Pra dhenia e Kanidatures per Deputet eshte me shume nje lloj shperblimi (bonus) per sherbimet qe i ka bere PS ne keto vite ne opozite. Shume bukur mund te kishte qendruar edhe ne hije sic ka bere deri tani. Ne PS ka edhe te tjere qe duhen larguar sic beri me Malajn, sic jane Dokle,Dade, Fino, Ruci, por sic duket keta e kane rradhen heren tjeter. Sa per Malajn se do i humbi "mijra" vota aspak sepse po te shikosh se kush qendron mbrapa Malajt qe eshte Nano per te cilin Vlora e "do shume".......mbetet qe Malaj eshte karte e djegur. Sa per Duken n.q.s vertet do e kishte "dashur" PS-n do kishte qendruar aty sic bene shume te tjere duke e mbeshtetur, por nuk i interesonte Ps-ja por donte me cdo kusht Karrige Deputeti. dhe eshte nje vote plus Nano. Sa per Priftin, nga na shendtsore dhe mendore nuk mban ngarkesa.....emocionale......keshtu qe Prifti duhesh te ishte larguar vete.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Dikush duhet tja beje te qarte Rames se po humbi zgjedhjet kete radhe socialistet do ta shqyejne me dhembe, do ta hane te gjalle...

Submitted by aliu (not verified) on

Me vjen keq qe dhe ti MUCI ne disa raste ben lojen e Berishes ,Hajde ti perbaltim te tere hajde te themi qe te gjithe jane maskarenj .E perderisa te gjithe jane Maskarenj perse ta heqim Berishen .Mund te kesh te drejte per disa emra por kjo seshte kryesorja sot .Kushdo qe te jete e kushdo qe te vije ne pushtet e sikur MUT te jete me i mire se keta qe kemi do te jete ,Ndaj te luftojme te bejme ndryshimin pamvaresisht te metatve qe jane

Submitted by Kafshisti i stë... (not verified) on

Me vjen keq qe dhe ti MUCI ne disa raste ben lojen e Berishes

Lojën e Berishës. E kupton se çfarë qëllimi ka Berisha, o zoti Nano? e tha Lubonja para disa muajsh andej nga nëtori mos gaboj, është një alibi, thjeshtë alibi. Alibi për... tani e ke të qartë tablon edhe ti, zoti Nano, ose të paktën shpresoj.
Deri dje, Bard, Albi dhe unë më shumë, ishim vegla të Berishës, posi posi... sepse po kritikonim të njëjtën frymë autoritariste të Ramës.

Berisha nuk mund t'i bënte këto që bën e ka bërë pa patur mjetet. Kemi këta kryeleshtarë sepse partitë respektive rrinë urtë apo i kanë bërë zap - kujtoj Ramën në 2009. Ka Berish sot e Rama nesër pushtet absolut sepse ndryshuan kushtetutën që i jep fuqi më të mëdha kryemnstrit.
Këta punojnë për bizneset... Nga sa shon unë nga larg, Berisha është një qen bir qeni që i ka nën kontroll dh epasuron familjen e vet, duke i mbajt vasalët nën kontroll.
Ndërsa Rama, gjykoj se është edhe më i rrezikshëm sepse nuk di të kontrolloj me të njëtjën aftësi (s'ka lavd! mos keqkuptoni) siç bën Berisha, Rama i ka duart të lidhura me gjithë favoret që duhet të kthejë, ka borxhe (jo monetare se këto shlyhen lehtë) që e bëjnë të paaftë të imponoj ndryshim. Rama është një kukull që kontrollohet nga raca e biznesmenëve si Kokëdhima.

Berishizmi nuk vjen nga Berisha, maloku, hunderri, por nga të tjera gjëra, shenjat për të cilat Rama i ka dhënë me kohë... nxënës i shkëlqyer i Berishës. Të na rroj! T'ju rroj!

Submitted by alek j. dryness (not verified) on

Z.Nano  nuk  te  kuptoj.  Ti  uron  apo  nuk  uron  qe  Rama  t'ja  dale  per  ta  shporrur  kete  regjim.  Pra  do  apo  nuk  do  qe  te  largohet  Saliu.  Duro  more  burre  deri  me  23  Qershor  dhe  pastaj  beji  opozite  Rames  dhe  PS.  Eshte  e  vertete  qe  nuk  presim ndonje  gje  te  madhe  nga  Rama (megjithese  mbetet  per  tu  provuar),  por  nje  gje  e  them  me  siguri,  qe  me  largimin  e  Berishes,  gjeja  e  pare  qe  do  te  fitojme  eshte  qe  do  te  biem  ne  nje  qetesi  qe  nuk  e  kemi  provuar  prej  vitesh.  Vertete  qe  eshte  pak,  por  gjithsesi  eshte  nje  fillim  i  mire.

Submitted by Dritan (not verified) on

Po boll o Z. Nano, boll, se po e qelbni fare me te tilla shkrime patetike. Po ju dhembin aleancat per te shporrur Berishen dhe po bini ne kundershtim me veten tuaj.

Lereni opoziten te vije ne pushtet, dhe pastaj keni boll material per ta kapur e sulmuar nga te gjitha anet. Po merreni me Kokedhimen duke harruar Berishen. Ky i fundit u eshte bere ngjites ne DNA tuaj, e doni, nuk rrini dot pa te, ju pelqen sencacioni qe ai promovon, dhe cuditerisht sot e kini lene menjane e po sulmoni listat e PS a thua keto jane problemi real i Shqiperise.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ore Albi, i kuptoj kritikat e tua per Ramen po s'kam lexuar nje rresht qe te thuash dicka per Berishen, te pakten ta dime a je me ate apo je pa parti si puna ime. Vetem dicka te keshilloj dashamiresisht, kujdes se ke marre ketu te Respublica rolin qe ka Arian Bythelepires Cani te Fevziu.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Perfundimisht Muc, ti re pre e ndjenjave dhe paragjykimit. Gjithe teoria e gozhdimit te PS prej Rames eshte pastertisht paragjykim...nuk dihet gje se cdo ndodhe, dhe te ndjesh pak turp kur thua fjalen humb, pasi e di shume mire se si humbi e si mund te humbe e majta perballe Berishes. Ky moment i yti (te them te drejten e vura re qe pardje qe e kishe marre ngacmimin nga mbiemri Kokedhima) eshte krejt nje sherr i yti, jo me i mire se sa ai i Ben Malajt  apo i Ilir Gjonit. Analiza pa bosht e juaja, ku nuk jeni te qarte hic se per cfare e akuzoni Ramen u nxjerr si persona qe nuk e meritojne pergjegjesine qe u jep fuqia e medias. Fakti qe perfshin persona qe i quan bashkepunetore te pershtatshem, dhe fakti qe largon tipa te dyshuar fortesisht si me nje kembe ne PS e tjetren tek Nano, nuk tregon ndonje teke, po te mendosh zhvillimet e mundshme pas zgjedhjeve, sjelljen e Berishes, apo edhe te deputeteve qe ti permend (perfshi Blushin dhe Bracen qe nuk u perjashtuan edhe pse nuk jane shoke me Ramen) pas rezultateve te paparashikuara te procesit te votim-numerimit. Theksoj procesin sepse vullneti i popullit dihet...

Ma lejo nje pyetje Muc... si mendon ti te sillesh ne nje skenar te tille,  ku Berisha pothuaj haptazi manipulon rezultatin, kemi reagime te komunitetit nderkombetar por jo nje pushtim te Shqiperise, Rama pretendon fitoren e rrembyer (dihet se si do silleshin tipa si Malaj ne kete situate), situata eshte kritike dhe drejtimi nga merr situata do varej nga vullneti dhe morali i dy kampeve... Do i biem Rames qe nuk e mundi Berishen?  Mendoje nje here kete skenar dhe leri denglat e diktatures Rama, se te jesh i bindur qe kur ky popull mos ta doje me kete lider, do te ike pa e lodhur ti menderen...

Submitted by Dritan (not verified) on

Mustafa, Edi Rama eshte shume shume me i zgjuar nga sa ju mendoni. Kritikat tuaja tani jane nje nervozizem i pashpiegueshem. Si mund te gjykosh Kokedhimen dhe vendimin e Rames dhe te mos shkruash asgje per nje fakt akoma me te rende qe eshte Malaj i mbeshtetur nga Nano.

Mos e vini shenjen e barazimit kurre, Edi Rama qendron shume lart, me lart se analizat tuaja boshe.

Submitted by Anton (not verified) on

Hajde or Muc sa i ke revoltuar militantat me kete shkrim. Te kane zene me inat se Kac Islamin, ndjehen te tradhetuar :))

Cuditerisht te dine si eksponent te PS :) qe po devijon nga rruga e partise.

Submitted by natyralisti (not verified) on

Logoja e Pluralizmit Banditesk që sundon tek ne është e njëjtë,siç ka qënë edhe në të kaluarën:    "Socialistë e Demokratë vut kopaçja vërr paratë"

Submitted by Xha Teme (not verified) on

Ka te drejte Berisha kur ngre stuhira ne gote, si komisioni i veshit, tre ligjet, (per te cilat as i rruhet fare) dhe se fundi per fenomenin Kokedhima. Eshte thjesht tallash, ushqim i perkryer per mjeran politike si Muc Nano.

Kush ka kujtese politike, ne prag te zgjedhjeve te vitit 2005, ishte pikerisht ky Koco Kokedhime qe doli hapur ne mbrojtje te ardhjes se Sali Berishes ne pushtet, pikerisht se fort te nderuaret Malaj, Duka dhe kompani, nen udheheqjen "e ndritur' te Tos Nanos, deformuan ne menyren me skandaloze qellimin se perse vihet ne pushtet. Pra ne kete rast, Kokedhima, politikisht beri ate qe duhej bere, doli ne perkrahje te rrotacionit si nje domosdoshmeri politike per momentin.

Pikerisht te njejten gje po bene aktualisht Koco Kokedhima, del hapur kunder Sali Berishes, thjesht sepse politikisht e shikon si nje nevoje te domosdoshme ndryshimin e pushtetit. Nese Koco Kokedhima ka abuzuar me ligjet e shtetit ne aktivitetin e tij si biznesmen, a thua valle i ka ndaluar njeri institucionet shteterore te kryejne detyren ne zbatim te ligjshmerise? Pse Koco e ka fajin qe Berisha nuk kujdeset aspak per zbatimin e ligjeve, por thjesht ka qellim te vetem qenien e tij ne krye te vendit? Per mua si qytetar Berisha duhet te largohet nga drejtimi  vetem dhe vetem per nje arsye; Berisha nxjerr ligje dhe as qe tregon kujdesin me te vogel per zbatimin e tyre. Dhe kjo del dhe tepron qe ai te mos jete atje ku eshte. Seriozisht Berisha di vetem nje gje te beje, te mos e zere gjumi per te marre dhe mbajtur pushtetin. Te tjerat per te nuk kane asnje vlere....

Submitted by eros lika (not verified) on

Z. Nano  kritika juaj eshte e PAVEND. te besh oponence per opoziten duket disi absurd! gjithe bota perendimore ben oponence per qeverisjen e forces politike ne pushtet ndersa ju beni komplet te kunderten! sa per Zotin Zokedhima mendoj qe nuk duhet aloduar,  per faktin se Zoti kokedhima ka kontribuar maksimalisht per eficencen e politikes shqiptare, dhe nje paragjykim i tille me duket i pavend nga ana juaj.

Submitted by eros lika (not verified) on

njerz jeni bere tipik si gjella qe gatuan saliu ne guzhinen e paranojes se tij . njerz si koco kokedhima duhen mirpritru ne politiken shqiptare sepse jane njerz me vizion

Submitted by luke (not verified) on

Arben Malaj rezervuar votash? Ho ho sa kom qesh. O muci ke hequr ndonje vize me duket. Ore ju qe i thoni vetes gazetare dilni dhe flisni me njerezit njehere dhe keshtu do zbuloni qe A.Malajn nuk e pjerdh fare njeri ne Vlore. Boll ngelet duke shkruajtur nga kafenete e Tiranes gjithe diten duke shpikur lajme dhe teori konspirative. Ore nuk jemi ne telenovela ketu, ju flisni sikur vini nga Marsi. Na iku Arben Malaj nga listat dhe u be hataja, sikur po flasim per ndonje jashtetokesor qe do ndryshonte fatet e Shqiperise dhe PS. Politika e ndritur e A.Malaj dhe kumbarit te tij Fatos Nano ne 1997-2005 lemerisi njerezit dhe i detyroj te votojne per Saliun, vrasesin e popullit te vet. Per mua Rama eshte me vonese duhet ti kishte perzene keta qysh kur mori partine

Submitted by alek j. dryness (not verified) on

" luke"  jam  shume  dakort  me  ty.  Kam  shkruajtur  pak  me  siper  komentin  tim,  por  ky  i  yti  eshte  i  mrekullueshem  sidomos  kur  flitet  per  Nanon.  Mendoj  qe  politikanet  dhe  analistet  tane  duhet  t'i  lexojne  komentet  tona  me  me  respekt,  pse  jo  dhe  te  mesojne  prej  tyre.

Submitted by Xhimi (not verified) on

Mustafa ti duhet te jesh me i gezuari sepse me ne fund do shporret Berisha. Sa per Kocon lere te sprovohet njehere ne politike...Emrat e rinj sjellin ndryshi dhe kjo eshte e sigurt

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje Pyetje kisha une:

Kaq diskutim per Kokedhimen. Nuk di shume dhe nuk mudn te bej analistin per te. I referohem nje shprehje amerikane qe thote; me pyet  ç'fare te duash, por mos me pyet si e kam bere milionin e pare!

Pas kesaj viojoj pyetjen; si ka qene karriera e Mustafa Nanos? domethene ne vija te pergjithshme a ka patur Muc nano nje karriere? Si filloi, si vazhdoi dhe si u prish ajo karrriere politike?

Pse kjo pyetje??? sepse ndonjehere ne perpiqemi te gjejme qimen ne pjaten e tjetrit, por nuk shikojme traun ne ate te kundershtarit!!

Qe ta qartesoje mendinmin tim: Kokedhima mund te jete i keqi i dynjase, mund ti jete shmangur taksave sa te duash, mund ti kete patur punetoret pa sigutime,.. kujt i plasi,   por ne fund te fundit nuk ka qene minister qe ka vjedhur parate e taksapaguesve!

ka plot 140 deputete, dhe sa te duash ministra, doktore, gjykates, nepunes, etj, qafire qe thethijne parate e taksave te muartoreve, mesuesve, edukatoreve te kopshtit, etj.. dhe askush nuk berret per keta kepusha...!!!!!

Muc Nano, po deshe me kthe nje pergjije!!!    Ketu ne forum!

Submitted by Abissnet (not verified) on

Me plasi mua ore truthare qe nuk kam marre ende rrogen e para dy viteve. Shko ere spudhjak andej, kujt i plasi thote? Dukesh qe je driteshkurter o i vrare.

Me mos marrjen e rroges nga Koco une bleva me pak ushqime nga dyqani i lagjes, ai pagoi me paktaksa dhe mua dhe ty gjithashtu na u pakesuan sherbimet. Ja pra, qe na plas te gjitheve hajvan

Submitted by Llesh Doda (not verified) on

Ky anonim me ngjan me Meksin,  sepse ai & CO, e ka shkarkuar Nanon nga detyra qe kishte ne ambasade, diku ne zonat veriore te Ilirise :)

Submitted by Pushteti i katert (not verified) on

Si koleg i merguar,

duke pare tere ate tollovi morale te atyshme ne lidhje me pyetjen bezidese "kush do fitoj?",

do doja tu kujtoja gazetareve, pavarsisht prej emrave dhe pozicionimeve: Mos mendoni per pushtetet e politikes, ju lutem!

Mendoni per Pushtetin Tuaj, Pushtetin e Katert!

Qe te mos u ngjaj atyre me te cilet po merreni,

qe te mos perflitet e qortohet e mallkohet si Pushteti i Politikes,

qe te mbetet me vehte: Jini sa me te pavarur!

E di qe nuk eshte e lehte aty. eshte shume e veshtire.

Por besoni se e keni me te lehte se ata qe kerkojne tu perdorin ju: Jini sa me te vertete.

Mos druani te pohoni ate qe rastis e mire tek njeri apo tjetri politikan.

Mos heshtni per ate qe duket qartesisht e keqe tek secili politikan.

Vetem keshtu behet i qarte pushteti Juaj...

Po, mund te keni gabuar, edhe ju, por gabimet e Atyre, politikaneve nuk i arrini dot kurre!

S'ka prove me te mire per ju, se sa te ktheheni sa me shpejt, sa me dukshem, me kuraje e mencuri tek e Verteta, dmth ajo qe i ben mire atdheut dhe qytetareve te urte te tij.

Ky eshte Pushteti Juaj.

Duket qe ajo Klase Politike po behet gati te rrezohet e tera. S'mbetet gje me kembe, pa pasur moral...

Provoni perpara atyre qe ju degjojne e lexojne, se nuk keni qene asnjehere pjese e ngrehines se saj te gjymtuar prej mungeses se idealeve.

Paçin fat shqiptaret, se paku prej Pushtetit Tuaj

Submitted by adi (not verified) on

E po na mbyti pseudoanaliza, pseudointelektualizmi, pseudopatriotizi, pseudoidealizmi, pederastlleku, bythlepirja, thashethemnaja, megabaltizmi, shashkizmi, turbullizmi etj etj.                   O Muc a beson se i ka humbur zgjedhjet e kaluara Edi Rama  apo ja kane vjedhur??  Disa mijara vota ne vlore prej arben males dhe disa mirja ne Fier prej Dritan Priftit? O muc je ne vete apo sic thote "luke" ja ke hequr ndonje vize?  nga te gjithe ata qe ke permendur o Muco vetem Duka do te kete vertet nje efekt te konsiderueshem ne vota.

Submitted by labi (not verified) on

Kam nje pyetje per juve z.Nano(ky mbiemere nuk me pelqen dhe juve e kuptoni):Si ka mundesi qe filloni dhe dilni kunder Z.Rama dhe ngrini zerin per zevendesimin e z.Malaj,apo ndoshta futja ne radhet e PS e ish punedhensit Tuaj ju acaron sadopak?Kujdes mos kaloni ne euforira para zgjedhore per qejfmbetje personale,konsideratat personale larg interesave personale(une keshtu e shof,me besoni ju ndjek ne Tv,gazete dhe internet qe para se ju te fillonit te shkruanit ,mendo sa kohe).Por juve me keto shkrime po beni te njejtat gabime si disa gazetare dhe analiste medioker(te Majte apo te Djathte).

Submitted by noli (not verified) on

mbylle shpejt gojen e hapur Muc se ka shume miza rreth e rrotull.

Submitted by Edmond (not verified) on

Une nuk  ju kuptoj juve Z. Mustafa Nano, Kokdhima eshte nje njeri si gjithe te tjeret qe ka kandiduar ne zonen e tij, ju e dini qe i gjithe Qeparoi eshte me mbiemer Kokdhima, perse pikerisht juve zoti "opozitar" jeni ne sinkron te paster me Sali Berishen? A e dini pse? sepse dikur edhe ju vete keni qene dhe ka mundesi prap jeni njeriu i tij perderisa jeni rreshtuar bashke me te. Berisha i zgjuar kishte mbushur pothuaj te gjitha partité politike dhe te gjithe opozitaret me kuaj troje. Nuk dua te besoj qe jeni kale apo ndonje njethundrrak tjeter Troje, por te pakten prit nja dy muaj dhe dil ne skene me lezet. Sepse ne fund te fundit Muç Nano je o burr i dheut nuk je ndonje personalitet shume i shquar i Kombit tone......

Sinqerisht nuk kam asnje lidhje as me Kokdhimen as me ndonje tjeter kete mos e beso po te duash por me te vertete ju me beni shume pershtypje dhe me pezmatoni shume duke qene se jam opozitar pa ndonje bindje politike.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

e mor muc, si thane ata me lart, ke heq ndnj vize. Ne fakt kokaina eshte droge stimuluese dhe heqja e vizes t'a kthjellon perkohesisht vizionin.
Dikur, ke bere nje goxha zhurme ne respublica per ca komentues te punesuar te rreshtit te berishes qe benin zhurmim opinionesh ne kete faqe... Tani qe nxorre pak hunden nga rreshti, t'a bene gati turren e druve.

Submitted by Arbeni USA (not verified) on

I dashur Muc,mbas 2005-es kur shume gazetar naiv shkruanin se Saliu ka ndryshuar ti ishje nga te paktit qe mendonit ndryshe, per kete un ju kam telefonuar nga USA  per  te ndar te njejtin mendim me ju.Ju mendonu si dhe un qe ky eshte rregjim,dhe per kete duhet te behemi  te gjithe bashke per ta rrezuar.Arben Malaj ka qe nga 2005 qe  i eshte kundervene vendimeve te kryesise se PS-es publikisht ne te gjithe tv-et e Saliut,Fatos Nanua mentori i tij ka dal publikisht   ne krahe te Saliut,dhe e ashtuquajtura LMN kishte suportin e tij.Si mendoni ju, te bente Malajn deputet Rama qe mbas zgjedhjeve ne vend qe te merej me qeverisjen e vendit te merej me Hamza Kastriotet,ju e shikoni moralin e mender deputeteve,dje benin greve kunder Saliut,sot ne krahe te tij i thurin lavde.Un mendoj se Saliu eshte djall dhe Kocua nuk eshte engjell,por nje gje eshte e vertet,Kokedhima eshte goditur si nga kryeministri Nano(e shpalli firme piramidale)ashtu dhe nga Saliu,por ai ka qene koherent gjithmon ne krahe te PS-es.Ne krahun e Saliut ka mar muti rruget duke qelbur dynjan,  ju  mereni me ndonje pordhe qe shpeton ne anen e opozites,keni kohe mbas zgjedhjeve te mereni me kete pune,sot urgjent eshte rrezimi i rregjimit.Mbetem me konsideraten me te lart.

Submitted by kleri (not verified) on

Reagime te tilla plot mllef, te cojne te mendosh per mos perfitime personale, te nxjerra tashme ne te tilla publikime. Kokedhima ka qene dhe eshte mese socialist dhe model i zhvillimit te sukseshem qe i duhet kesaj shqiperie te rrenuar.

Submitted by Anonim (not verified) on

epo keshtu eshte zoti musatafa kur ti merr nga saliu dhe je vegel e tij si puna ee spahiut e shume te tjereve sh per te ardhur keq...mos po kerkoni dhe ju te krijoni ndonje parti me vete dhe te beno gjojash shani saliun dhe nen rrogozz beni fuashet te perbashkete  shume budallalliqe si ketooo...nje njeri duket nga fjalet dashje pa dashje shprehet ashtu si deh ju i njejti jeni skeni pike ndryshimi po pas 23 qershorit do kerkoni mbeshtetje nga ps sigurisht se te njejten gje beni dhe em saliunnn njeri me dy fytyra

Submitted by Elma (not verified) on

Largimi i Sali Berishes do te jete nje fitore jo vetem per Partine Socialiste po edhe per te gjithe partite e tjera!! Vendi yne ka nevoje per rrotacion dhe ku ka me mire se sa nje Rilindje ne krye! Mund te komentohen cdo here marredhenia Edi-Koco por te gjitha infot dhe thashethemet qe perdoren kundra Socialisteve jane ato qe ka nxjerre Saliu!! Njerez mundohuni te vendosni mendimet e juaja pa u ndikuar nga mendjet perverse te botes! Forza Koco dhe na ndero ne Vlore :)

Submitted by Anonim (not verified) on

Muci j (deleted), je thjesht xheloz per Kokedhimen qe ka gjithe ment tuaja bashke dhe beri nje levizje qe ju s'e kishit parashikuar. Gazetaruce llum. Perpara Ps, perpara Kokedhima e perpara Rama! Eshte koha e rilindjes nga (deleted) ku beni pjese dhe ju

Submitted by Driton Bakija ... (not verified) on

Shkrim i mire.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.