Fatmir Lamaj vs. Sali Berisha dhe…Robert Mugabge

Postuar në 16 Tetor, 2012 17:13
Eduard Zaloshnja

Kur bebeja Sali i Berishajve të Vuçidolit lëshoi klithmën e parë në këtë botë, dy gjyshërit e Fatmir Lamajt po luftonin dhëmbë për dhëmbë me forcat komuniste në Labëri. Ndërkohë, babai i bebushit Sali mirëpriste ardhjen e komunistëve në pushtet dhe, eventualisht, e dërgoi të djaloshin Sali me një valixhe druri në Tiranë, për të filluar ngjitjen meteorike në karrierën mjekësore dhe në aktivitetin në radhët e Partisë së Punës.

Kur Sali Berisha voziste me varkë në Drilon të Pogradecit me të birin e Enver Hoxhës, dy gjyshërit e Fatmir Lamajt kishin vite që u ishin kalbur eshtrat, pas pushkatimit nga partia e babait të shokut vozitës të Sali Berishës (ku ky i fundit militonte) dhe, ndërkohë, rreth 100 vjet burg politik ishin akumuluar në fisin Lamaj.

Kur Sali Berisha dëshmonte në gjyqin kundër heroit anti-komunist Hysen Shoshori, Fatmir Lamaj u arrestua, për t’i shtuar edhe një dekadë tjetër shekullit të burgut politik të akumuluar nga fisi i tij. Dhe kur Sali Berisha kujdesej për shëndetin e Hysni Kapos, Fatmir Lamaj torturohej çnjerëzisht në birucat e burgjeve të labit Kapo.

Në vitin 1991, rrugët e jetës së Saliut dhe Fatmirit u takuan në Vlorë. Saliu, pasi ishte larguar nga partia e babait të shokut të tij të vozitjeve në Drilon, kishte dalë në krye të Partisë Demokratike dhe, gjatë fushatës zgjedhore të atij viti, e takoi Fatmirin e sapoliruar nga burgu. Që prej atij viti e deri në 2009-ën, Fatmiri votoi rregullisht për Partinë Demokratike, sepse, nga shtrëngimi i dorës që kishte bërë me ish-komunistin Berisha, kishte krijuar një bindje të brendshme se ishte penduar sinqerisht për militimin në partinë që i kishte shkatërruar jetën atij dhe gjithë fisit të tij.

Madje, në vitin 2004, një fotografi e madhe e Fatmirit të përgjakur gjatë një protestë kundër qeverisë Nano, ishte përbri një editoriali të Sali Berishës në gazetën Rilindja Demokratike, ku ky i fundit argumentonte se përse duhej bërë një dëmshpërblim i menjëhershëm e i plotë i martirëve si Fatmir Lamaj.

Thyerja e Fatmirit me Saliun ndodhi pas zgjedhjeve të 2009-ës, kur sorrollatjet për të marrë këstet e dëmshpërblimit të premtuar nga Saliu para zgjedhjeve, e bindën më së fundi se atij i interesonte vetëm vota e të burgosurve politikë dhe jo dëmshpërblimi dinjitoz i tyre. Dhe kur mori vesh se bashkëvuajtësit e tij ishin futur në grevë urie në Tiranë, Fatmiri hipi në një furgon dhe shkoi e u ngujua edhe ai me ta.

Dhe vijmë kështu tek dita e pardjeshme. Pardje, Saliu festoi me familjarët e tij datëlindjen, ndërsa Fatmirit i kishin ardhur familjarët ta vizitonin, por grupi policor i drejtuar nga një tropojan besnik i Saliut, nuk i lejoi të futeshin në çadrën e grevës… Saliu gëzon shëndet të plotë, ndërsa Fatmirin deshin ta dërgonin mjekët në spital, por ai refuzoi të dilte nga greva…

Dhe ironia nuk mbaron me kaq. Në ditën kur Fatmiri u deklaroi mjekëve se do të vetëflijohej, Saliu u deklaroi deputetëve të tij, me rastin e datëlindjes së vet, se do të jetojë edhe 34 vjet të tjera dhe se do të qeverisë edhe kaq vjet sa ka qeverisur… Dhe kjo deklaratë e Saliut na çon 10 mijë kilometra në jug të Shqipërisë, ku 88-vjeçari i rrjedhur nga trutë Mugabe po garon për t’u rizgjedhur për të n-tën herë president i Zimbabves…

Shënim: Në foton shoqëruese, Fatmir Lamaj është në qendër.

Comments

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

rrespekte vella ...buon sangue non mente mai thone italianet.... dera dere e rraca rrace,,,,,perkulem para teje me rrespektin me te madh te mundshem

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Jo vetem me te nderuarit, te respektuarit per t'u hequr kapelen, por me te gjithe shqiptaret po te vesh ne balance te shkuaren e te tashmen e 'atij' me kedo anonim shqiptar do te shohesh se eshte nje hyzmeqar i devotshem i mesimeve e doktrinave per te cilat eshte diplomuar me gradat me te larta shkencore e antinjerezore...Hipokrati do te vriste veten ne sheshin 'Skenderbej' me nje cope strralli...dhe askush nga ne te droguarit nuk do te shkonte jo per ngushellim por as per sehir...

Zaloshnja, rrofsh per idene (tjeter gje realizimi)! Krahaso dhe te tjeret, krahaso dhe femijet, krahaso dhe pasurite,  krahaso dhe fondacionet, krahaso dhe trashegimite, krahaso...dhe diten me naten, kur nata i shet pordha dites...se vetem kontrastet e thella na verbojne...per te dalluar bardh e zi, se ngjyrat nuk ekzistojne...

Bardh e zi per ata te paktet qe u ka mbetur ende ne retina dallueshmeria e kontrastit te thelle...

Submitted by Gjergji (not verified) on

Vleresoj shkrimin dhe faktet e paraqitura por krahasimi ka karakter manipulativ

Submitted by Dori (not verified) on

Zoti Zaloshnja,

Jam deri diku dakort me ty. Dhe jam plotesisht me grevistet ashtu sic me vjen keq dhe e denoj rregjimin komunist per persekutimet politike, si mekati me i madh. Un jam me bindje te majta, ne kuptimin qe besoj qe shteti dhe shoqeria duhet te bej dicka per me te pa fatet dhe ti japi mundesi te gjitheve qe te kene shance te mira ne jete. Dmth edhe pse jam me bindje te majta, nuk jam dakort as me komunizmin teorik dhe aq me teper me barbarizmin praktik qe nje pjese e popullit ka vuajtur gjate diktatures koministe.

Por ama ne momentet kur ju ngrini lart te paret e Fatmir Lamajt qe paskan qen kolaboracjonist, nuk jam aspak dakort me ty. Kjo sdo te thot qe nuk simpatizoj per Fatmirin, i cili edhe nqs i ati ka qen kolaboracjonist nuk duhet te paguante konseguencat. Pra denimi dhe tortura qe ai ka hequr eshte e urryer dhe duhet te demshperblehet nga ana morale dhe materiale. Por kjo nuk mund te ri-qualifikoj te paret e tij nqs kan qen kolaboracjonist.

E njejta gje dhe per prinderit e Berishes. Berisha po e tregon veten si nje satrap te yrryer dhe duket  sikur nuk e ka as vetedijen e negativitetit qe po ngjall ne popull (megjithese populli eshte pak drite-shkurter sepse e votoi prap edhe pas 97s, kur ai e kishte kthyer vendin ne nje diktature fashiste). Nje dite a nje tjeter ai ose do humb zgjedhjet ose do te rrezohet me force sic po ndodh me satrapet Arab. Por prinderit e tij nuk mund te shahen sepse jan prinderit e Saliut. Gabimet Saliu i ka bere e i ben ne moshe te vone, dhe per keto eshte veshtire te akuzosh prinerit e tij.

Submitted by anticensurë (not verified) on

shkrim i bukur i zaloshnjes!e përshëndes mbështetjen e tij ndaj grevës por duke qënë jashtë profesionit të tij,nuk është se në artikujt që lidhen me të është kushedi se çfarë,ja fut p...ës!nuk di të llogarisë fjalët dhe atë që thotë!

këtu që në fillim e lëshon si lopa bajgën!"dy gjyshërit e Fatmir Lamajt po luftonin dhëmbë për dhëmbë me forcat komuniste në Labëri."harron i universituari zaloshnja se në atë kohë kur gjyshërit,e sipërpërmëndur,luftonin komunistët në labëri,luftonin në të njëjtën kohë aleatët e tye!aleatët e komunistëve në atë kohë nuk ishin as më shumë  e as më pak por anglo amerikanët!

prandaj o tallash zaloshnja,pjesë e inteligjencës me zgjuarsi të kufizuar,përpiqu të llogarisësh fjalët!ndoshta ato funksionojnë në llumin e injorancës shqiptare,por jo diku tjetër!ata pavarsisht se gjyshërit e tu e të lamajt i përdorën për interesat e tyre pas kapitullimit të nazifashistëve,nuk harruan se për shak të tyre ata humbën më shum gjak të njerëzve të tyre,për të shkatërruar gjënë më të ndyrë që i ka ndodhur njdrzimit!nazizmin,aleatë të të cilit ishin ata gjyshër që ti sot i quan heronj!

ps:këtë shkrim timin nuk munda ta botoja tek TemA e meros,shpresoj që do të kalojë këtu!ky do të jetë dhe një provë për pavarsinë tënde o muç!këto të post skriptum mund ti heqësh!

Submitted by labi i kanines (not verified) on

po..dhes ia ke futur ti o tallash anticensura. i lëshon si lopa bajgën fjalet per aleatet anglo-amerikane o tallash anticensura, se nuk e di qe gjysherit e Lamajt bashkepunonin me misionin amerikan ne Laberi ne luften kunder gjermaneve. Une e di kete gje se ma ka treguar im ate dhe besoj Zaloshnjes ia ka treguar Fatmiri vete, por ti e ke te mbushur koken me tallashin e Historise se PPSH-se, ore anticensure...

Submitted by anticensurë (not verified) on

"se nuk e di qe gjysherit e Lamajt bashkepunonin me misionin amerikan ne Laberi ne luften kunder gjermaneve"!?sipas teje ata luftonin kundër gjermanit dhe kundër komunistëve??

flm o kaninjot po e pasuron gjithnjë e më tepër historinë e shqipërisë!atëherë na dolën supermenat e parë shqiptar!kuftonin të rrethuar nga dy krahët!në një krahë i luftonte gjermani në tjetrën komunistët!bile na del se komunistët paskan bashkpunuar me gjermanin???ndoshta dhe këtë ta ka thënë babai???na thuj ndonjë gjë të re nga historia e shqiprisë,kuptohet pa u bazuar tek historia e PPShës!

hë o lab i kaninës na trego disa historira të tjera të këtij tipi,që ti ka treguar yt atë,se im atë më thoshte lexo vetëm historinë e PPSHs.ai nuk i mbante mënd ato që i kishin ndodhur gjat luftës që kishte bërë ai dhe i gjithë fisi kundër gjermanit dhe bashkpuntorëve të tij!kishte harruar se kishte pasur të vrarë e të plagosur nga familja!kishte harruar se ishte më e vështirë të luftoje kundër ballistëve se kundër gjermanëve!kishte harruar se ballistët që deri dje ishin miqt e tij po ashtu njerëz të krushqisë,fqinj të fshatit në kufij të të tijît!

më pasuro kulturën o lab i kaninës se boll ma ka pasuruar uran butka,leka zogu e shumë më shumë berisha këto kohët e fundit!

a (DELETED),në këtë mënyrë që ne po veprojmë,si popull,nuk kemi për tu gritur asnjëherë!ne jo vetëm që nuk pranojmë gabimet fajet tona,por përpiqemi që ti shëndërrojmë në gabime të të tjerëve!në vënd që të kërkojmë falje për fajet tona ne i kërkojmë tjetrit që të na kërkoj falje!

zotëri lab kanine,bashkpunimi i ballit me nazistët,çfardo shkaku që të ket pasur,është një tradhëti ndaj shqipërisë!periudha deri në çlirimin e shqipërisë nga nacional komunistët,çfardo që të ketë ndodhur,është luftë çlirimtare dhe pjesa më e pastër e tyre!ç'ndodhi pas çlirimit në qeverisjen e shqipërisë,me gabimet dhe fajet e komunistëve,është pjesa e gabuar deri në të poshtër e tyre!

në një popull të civilizuar,ballistët do të kishin kërkuar falje për fajet e tyre në bashkpunimin me gjermanin(pushtuesin),komunistë do të kishin kërkuar falje për fajet e tyre gjat 45 vjetëve të qeverisjes së tyre!duke qënë se ne jemi në shqipëri bëjmë të kundërtën,për pasojë jemi këtu ku jemi!një shtet rrëmujë një shtet i përçarë një shtet i kërcënuar nga të gjithë!një shtet i sunduar nga një ish komunist i këthyer në anti komunist!nga një komunist fallco persekutor i ashpër,që ka  bërë karrierë në kurrizin e klasës suaj,nga një përfaqsues i asaj shterese komunistësh që ndërtuan luftën e klasave për leverdi të tyre,në kurrizin tuaj,dhe tonin,nga një përfaqsues i atij grupi komunistësh që përfituan nga mbështetja juaj për të fituar pushtetin post komunist,nga një komunist që sot po ju hedh në kosh të plehrave,njëlloj si na hodhi paraardhësi i tij ne të tjerëve!

o kaninjot përpiqu të mos mendosh me bark,përpiqu të mendosh me mëndje,të ftohtë bile!po bër një gjë të tillë do të shohësh shumë më qartë!urejtja është si syze të vëna në muzg!të bën të shohësh më pak, në mos fare!

shpresoj që ti të kesh në kokë mëshumë se tallashi tim.unë me këtë tallash që kam mund të ari deri këtu,ti çoje më tutje!

përshëndetje nga një lab i lumit të vlorës!

Submitted by labi i kanines (not verified) on

mos i beso fjaleve te mija e te babait tim o anticansure, por besoji fjaleve te bernd fisherit ne librin e tij mbi shqiperine e luftes se dyte boterore. nga ai liber do mesosh se shume ceta balliste luftuan perkrah misioneve angleze e amerikane kunder gjermaneve. nderkohe atyre u duhej te luftonin  edhe kunder cetave komuniste, te cilat filluan vellavrasjen pas prishjes se marrveshjes mukjes. ty te ka mbetur ora te Historia e PPSH dhe filmi "i teti ne bronz", ore anticensure...

Submitted by anticensurë (not verified) on

para se të lexoj fisherin tënd kam dhe po lexoj arkivat gjermane!arkiva që,në bashkpunim me komunistët me siguri,i quante bashkpuntorë!mukje a mukjevicë ata bashkpunuan me pushtuesin!
ishte apo sishte faji i vjerrës,nusja u quajt kurvë kur shkoi me mullixhiun!u quajt kurvë kur tradhëtoi burrin!

të më kishte mbetur ora atje ku thua ti,do të të isha përgjigjur ndryshe,por meqënëse ora më ka hecur normalisht !kurse ty të ka ngelur në 1945!të ka mbetur tek urrejtja e persekutimit që ke pasur nën diktaturë,prandaj nuk e shikon se diktatura e re po të persekuton njëlloj!

unë u ngrita kundër diktaturës që "kisha ngritur unë",votova për demokracinë kur pash se nuk ndryshonte nga e para votova kundër e kështu me radhë,mora pjesë në '97ën po gjithashtu votova kundër halabakut pijanec që shpërdoroi besimin tim,nuk votova për diktatorin e çmëndur por për atë që për atë kohë dukej më i pastri!pastërti që më gënjeu njëlloj si të tjerët!"pastërti"që u vu në shërbim të të çmëndurit!votova për ramën si e vetmja mundësi për të rrëzar diktaturën fashiste,por dhe ky po më dhe po na tradhëton!

të gjitha këto o kaninjot i kam bërë për arsye politike asnjëherë për ekonomike,të mijat personale!

besj se e kupton se ora time ka hecur gjithnjë përpara,kurse tëndja është akoma me diktaturën!pavarsisht se ajo po të detyron të vetflijohesh!ti je akoma me urrjetjen tënde dhe aspak me llogjikën!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.