Tellallët e intolerancës

Postuar në 05 Shkurt, 2014 18:00

Besnik Sinani 

Faqja Respublica ka sjellë një artikull nga një autor me emrin Arben Cokaj, që merr shkas nga ligji i miratuar kohët e fundit në Kosovë për ‘ndotjen akustike.’ Kush është i interesuar për autorin mund të vizitojë faqen e tij private ku ai njofton se ka studiuar në Tiranë shkencat e natyrës, ka gati për botim dy libra me poezi dhe një për përdorim kompjuterësh dhe administron degën evropiane të Shtëpisë Botuese Marinaj, gjë që të lë të mendosh se kjo shtëpi botuese do ketë edhe degë në kontinente të tjera.  

Në fakt nuk është e rëndësishme të merresh me autorin e këtij shkrimi, qartazi jo një emër i njohur analisti në shtypin vendas, përveç se të vësh në dukje mungesën e çfarëdolloj kredenciali në formimin e tij apo karrierën profesionale për të folur në mënyrë të informuar për Islamin apo bashkësitë muslimane. Jo se është e nevojshme që kushdo autor i faqeve të opinionit në gazeta që shkruan në lidhje me Islamin, apo çfarëdo prezence në shoqëri, duhet të jetë njohës i Islamit, por autori ndërmerr të sqarojë elemente identifikues apo formësues të Islamit për publikun kur qartazi ai nuk duket të dijë më shumë se lexuesi më pak i informuar.

Nevojitet, në anën tjetër, të komentohet faqja që boton një shkrim të tillë – një faqe e njohur kjo në shtypin shqiptar. Faqja Respublica bëhet medium i një shkrimi që quan një fe të ligjshme në Shqipëri dhe praktikuesit e saj si  e pa-evoluar, imponuese, të rrezikshëm,  [mbartëse e një shëmbëlltyre] konfliktuale të prapambetjes dhe moszhvillimit, primitive, ‘mentaliteti islamik’ është sfidë dhe ka efekt negativ mbi shoqërinë tonë, i ka shpallur luftë ‘shtetit laik’ etj, etj. 

Artikulli i botuar nga Respublica mbart dhe një sërë keqinformimesh të tjera. Për shembull, quan si anti-demokratik (shpall luftë, thotë autori) deklarimet kundra një ligji të vendit, gjë kjo totalisht e pavërtetë sipas të gjitha standardeve të vendeve demokratike sot në botë. Në fakt, mosbindja civile, ku Kosova na ka dhënë shembuj të shumtë, është një nga veglat më të njohura demokratike e përdorur nga aktivistë që janë nderuar me çmimin Nobel për paqe. Të flasësh kundra ligjeve që i konsideron të padrejtë është e mbrojtur nga liria e fjalës dhe madje është obligim qytetar. Të flasësh kundra martesave fetarisht të përziera është e mbrojtur nga liria e fjalës dhe bëhet rëndomë në shumë vende të Perëndimit. Martesa mes kushërinjsh nuk është e njohur vetëm në ‘vende arabe dhe turke’ po edhe në vende të Perëndimit, si fjala vjen, ShBA. Të flasësh kundra martesave fetarisht të përziera është çështje totalisht e ndarë nga martesa mes kushërinjsh. Lidhja e tyre në artikull përbën një lapsus logjik. Feja islame nuk është ‘themeluar 1500-1600 vjet’ më parë dhe sipas të vetmeve burime të disponueshme tregimi që autori sjell mbi fillesën e ezanit është i pasaktë. Autori është përherë i mundur të sjellë se nga e ka përkthyer dialogun, i cili, sipas të gjitha gjasave, është bërë në gjuhën arabe.

Meqenëse teksti është sjellë në suazën e një diskutimi për ligjet dhe standardet demokratike, vlen të theksohet se paraqitja e një feje dhe një bashkësie fetare si të dhunshme, konfliktuale, të rrezikshme, të pa-evoluar etj, etj, etj. përbën nxitje të frikës, alarmit, paragjykimeve ndaj asaj feje dhe aderuesve të saj – gjë kjo e dënuar dhe demaskuar në dokumente themeltare të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ku islamofobia – nxitja e frikës ndaj Islamit – sëbashku me forma të ndryshme të paragjykimeve etnike, racore apo seksuale - kategorizohet si ndër format më të ulëta të paragjykimeve që duhet të turpërojnë çdo shoqëri.

Gjuha emotive e këtij artikulli është – ndër të tjera – ajo që dallon gazetarinë dhe opinion-bërjen nga trakte propagandistike të nxitjes së urrejtjes dhe mediumet që e promovojnë – si Respublica në këtë rast, janë promovuesit e asaj që në mungesë të një termi adekuat në shqip, huazojmë nga anglishtja për ta quajtur ‘bigotry.’ Prezenca dhe promovimi i kësaj gjuhe - jo në skuta të ndotura interneti - po në atë që konsiderohet shtypi mainstream është ogur i keq – dhe jo vetëm për muslimanët. Një shoqëri që toleron intolerancën dhe paragjykimet ndaj një grupi apo bashkësie, përligj intolerancën dhe paragjykimet kundra kujtdo. Ky është rrezik i vërtetë për një demokraci. 

*Autori është kontribues i vëllimit Sharia in the West (2013) botuar nga Leiden University Press, Holandë. 

 

Revista "Shenja" 

Comments

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Pëshëndetje z. Besnik Sinani, <img class="alignright" title="Islami me piskama" src="http://www.fjala.info/2015/islami.jpg" alt="" width="300" /> Shkrimin tim mbi ndotjen akustike unë e bazoj mbi ligjet demokratike dhe interesimin e shoqërisë sonë për t'u integruar në BE dhe jo në vendet islame, në orientimin tonë drejt Evropës, për një shtet demoktratike e jo-islamik. Ti merresh me sheriatin, dhe e gëzofsh. Parimet e demokracisë dhe ligjet e saj, e garantojnë të drejtën e një qytetari të lirë, i cili nuk ka pse shqetësohet me thirrjet shurdhuese përmes altoparlanteve të kaurit mbi xhamitë e All'ahut. <strong>Në 1400 vjet, që me krijimin e saj, feja islame pisket në kupë të qiellit</strong> dhe tani që bota ka ecur përpara në zhvillim, shoqëritë islame duke përfshirë edhe popullin shqiptar, kanë mbetur pas dhe shohin shoqërinë Perëndimore tek ecë përpara, dërsa këto rrinë duke pëllitur akoma... Nëse ti që po pretendon se rri në Hollandë, e më konsideron mua të paditur, për të folur për islamin, për të mos thënë të paindoktrinuar e tru-shpërlarë si ti, që merresh me këtë fe primitive, unë po të them ty, më gjej po munde një shtet demokratik me demokraci të avancuar, e cila e lejon piskamën me altoparlante të një feje të caktuar, apo edhe të islamit, dhe unë ta pranoj se qenkam intolerant. Toleranca fetare nuk nënkupton, që dikush në emër të neuzave të tij të besimit të shurdhojë të tjerët e të tjerët të mos guxojnë as t'i thonë se çfarë po bën! Toleranca nënkupton, kur neurotikët e fesë së All'ahut i nënshtrohen ligjeve demokratike, jo me dëshirë, por se ligji e kërkon, pasi ju me eZanin e lartë e thyeni ligjin demokratik 2 herë: <em>një herë se bërtitni të madhe tej normave të lejuara</em> dhe dy se <em>bërtitni në gjuhë të huaj</em>. Ju jeni disa egoistë, më keq se komunistët dhe doni gradualisht t'i imponoheni me dhunë shoqërisë sonë, në mënyrë që ta pengoni atë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian. Zhurmat nuk janë fjalë e lirë. Nuk janë liri e shprehjes. Ju keni të drejtë t'i ledhatoni neurozat e besimit tuaj brenda objekteve fetare, pa u bërë shqetësues për të tjerët. Nuk po hyj më thellë në pretendimet e tua, ku gjen një rast dhe e përmend se martesat brenda familjes kanë ndodhur këtej e andej, dhe don një ligj të shekullit të 7-të, të na e paraqesësh si bashkëkohor. Ne flasim me ligjet e sotme sekulare, të shekullarizuara, të shekullit tonë, jo kthim prapa në kohë, e me ligjet tona Muhamedit alesalm i bie të jetë pedofil, pasi ai u martua me një vajzë 9 vjeçe. Kam kohë që botoj shkrime dhe e di se ju kërceni përpjetë, duke i bërë presion shtypit e mediave, në emër të fesësë turkut, ashtu siç bëni edhe në këtë shkrim, që shkrimet kritike ndaj neurozës suaj të mos publikohen. Unë nuk e kam problem shumë se ResPublica.al nuk e publikon një shkrim timin, as edhe këtë koment këtu, unë kam ku i botoj shkrimet e mia. Vetëm se dua të të them, o ithtar i nënshtruar i fesë së turkut, se duhet të të vijë turp, që mbron një anti-vlerë, një atavizëm kulturor, duke ia nënshtruar një kulturë superiore, siç ka qenë kultura jonë shqiptare-evropiane, një kulture primitive e inferiore, që na vjen nga shkretëtirat arabe. Se të del turku e arabi ty më i dashur se shqiptari, mund të kesh arsyet e tua. Por më bën habi me intelektualët shqiptarë të kohës së sotme, që ua ka ngrënë sorrra trutë dhe po i nënshtrohen presiomnit tuaj, për ta kaluar shoqërinë shqiptare nga komunizmi në islamizëm. Zgjat sa zgjat, një ideologji nihiliste që mohon jetën e promovon vdekjen, është një perversion patologjik, me destinacioon të vetë-shkatërrohet. Herët a vonë, shoqëritë e dominuara nga islami do të shpërthejnë pasi të varfërohen edhe më shumë në atë pamundësi jete, që ialami i imponon ata të jetojnë. Ligjet e Evolucionit e konsumojnë dalë-ngadalë secilin individ a grup shoq]eror, që del kundër tyre!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.