Bretkoca e Markovit dhe situata në PD

Postuar në 06 Nëntor, 2013 06:55

Andrei Markov lindi në vitin 1856 në Rusi. Që fëmijë, i pëlqente t’i shumëzonte gjërat, t’i përpjestonte, e pastaj t’i zbriste e në fund t’i mblidhte…Që kur ish adoleshent, zhytej në mendime të thella dhe pyeste veten “Matematika vallë, është shpikje, apo zbulim?!” Andrei dallonte prej bashkëmoshatarëve të tij, qëndronte larg tyre me shpresën se një ditë dikush do ta dallonte atë!

Vërtet erdhi dita dhe njerëzit e Carit e dalluan dhe e morën me vete në Moskë. E regjistruan në shkollë, i dhanë një shtrat në konvikt dhe libra të trashë që të ushtrohej. Me një vullnet të krahasueshëm veçse me atë të Katherinës, mbaroi shkollën përsëri i dalluar… u bë matematicien.

Andrei ishte shumë mirënjohës ndaj Carit, fundja Cari e kish sjellë nga ana e anës. Shkollë, shtrat, shtëpi…punë, tallona, vaj guri…madje shpesh shokëve të vet, u thoshte “po ta takoj Carin, 6 muaj nuk kam për ta larë dorën”.

Industrializmi kish ngritur krye dhe Andrei e kuptoi se ishte koha të shpikte një teori që të përmendej bashkë me mbiemrin e tij, Markov. Përpiqej natë e ditë që matematikën ta përshtaste me rendin e ri ekonomik të asaj kohe dhe t’i sillte dobi Carit.

Por, nuk po ia dilte. Çfarëdo që të bënte, asnjë eksperiment nuk po jepte rezultat. Kalonin ditët, javët, muajt, vitet…pa asnjë teori. Kishte një vuajtje therrëse sidomos kur i lante duart, e sidomos dorën e djathtë që asnjëherë nuk e kish takuar dorën e Carit.

Si çdo vit, një ditë korriku, para se të zbardhej, u nis në bregun e preferuar të lumit me gurë e shkëmbinj. Kur mbërriti atje, dielli prej kohësh ishte bërë i padurueshëm. Pa majtas, djathtas, nuk kish xhan xhin…Hoqi rrobat dhe mbajti vetëm mbathjet të ngjashme me ato të profetëve dhe filloi të qëndrojë mbi ujë si çdo vit. Pasi u bind se kish ndenjur më shumë se sa një vit më parë, doli dhe u shtri mbi një shkëmb të lëmuar ngjyrë blu…Iu kujtua përsëri pyetja “matematika, është shpikje, apo zbulim?!” Pastaj dështimet një pas një të eksperimenteve, mbiemri, lodhja…sytë iu ndalën te dora e djathtë dhe kapi gurin më të afërt dhe e hodhi gjithë inat në lumë.  Mirëpo, guri para se të mbërrinte në ujë, u përplas me një nga shkëmbinjtë dhe nga zhurma e gurit një bretkosë kërceu mbi shkëmbin më të afërt…

Andrei nisi ta vështrojë bretkosën…ajo pasi qëndronte disa minuta mbi shkëmb, nuk e duronte dot nxehtësinë dhe hidhej te një shkëmb tjetër. Pas ca minutash te tjetri, tjetri. Askush nuk mund ta dinte me saktësi cilin prej shkëmbinjve do të zgjidhte bretkosa për kërcimin tjetër. Andrei u ngrit me ulërima shurdhuese dhe nga lumi deri në Moskë vrapoi me mbathje… Pikërisht, atë ditë zbuloi proçesin stokastik ose e thënë ndryshe me shqipen në modë të këtyre ditëve ‘’yryshin me tafmina’’( anglisht: Markov chains).

Sot, opozita e Z.Basha është duke bërë veçse lëvizjet e bretkosës së Markovit. Jo vetëm militantët e thjeshtë, por as vetë Kryesia e Partisë Demokratike nuk po arrin të kuptojë se cili do të jetë hapi tjetër.  Në një vend ku opozitarizmi imiton bretkosën e Markovit, mund të instalohet lehtësisht deri edhe diktatura; aq më tepër kur një opozitë flet për gjërat që deri dje i kishte vetë në dorë…

Të flasësh për krimin, kur gratë edhe për të nderë rrobat në ballkon, filluan të heqin varëset, byzylykët, vathët! Të flasësh për drogën, kur edhe furra e lagjes me të blerë dy bukë të zeza, të falte një “cigare”! Të flasësh për karrotrecët, kur këto turreshin në rrugicat e Tiranës për t’i ngritur veturat që ktheheshin prej vakive! Të flasësh për ekonominë, kur paraja prej vitesh bën striptizë në xhepat e qytetarëve të ndershëm! Të flasësh për fenë, kur ndër vite rendi ngjason me atë të faraonëve! Të flasësh për doganat, kur hyrjet-daljet u bënë aq të lira si qerhanet ditë Bajrami në Turqi! Të flasësh për korrupsion, kur asnjë zyrë e shtetit nuk pranonte porosi të ndershme! Të flasësh për turizmin, kur për të fjetur “5 milion’’ turistë, janë veçse 30 mijë shtretër në gjithë vendin! Të flasësh për lirinë e fjalës, për mediat, kur udhëzimi ishte “askush mos të dëgjojë, mos të shohë, mos të dijë”.

Gjithë këto e shumë të tjera, janë shkëmbinjtë përvëluese poshte këmbëve të opozitës së z.Basha. Mënyra më e drejtë, efikase dhe frymëzuese që e ka në dorë vetë z.Basha është ta tërheqë opozitën në ujërat e freskëta të lumit, pasi kjo ndihmon në adoptimin e rolit të ri, rolit që ia besoi vullneti i votuesve…Përndryshe ç’mund të ndodhë? Macja e Schrodingerit siç hëngri 2 deri tani, do vazhdojë t’i hajë edhe të tjerët… një nga një…

Dita

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Or Zoti Dursun, qe deshiron te stigmatizosh PD, Saliun, Bashen e kudi une c'tjeter, kjo eshte puna jote dhe mund te shkruash c'te do menderja ne kete vend te mrekullueshem demokratik e te lire, qe atdheu yne Shqiperia ishte disa muaj me pare, dhe vazhdon te jete ne nivel edhe me te larte tani qe ish-pozita u be opozite dhe ish-opozita na u be me vullnetin e shqiptareve dhe paret e Ilirit opozite.

Nje gje nuk ta marr vesh, me Andrej Markovin, c'pate? Te gjitha ato qe ke shkruar jane genjeshtra me bisht dhe i ndjeri Markov, nje nga matematicienet me te shquar te te gjitha koheve, jo vetem ruse, po te ishte ende gjalle mund te te hidhte ne gjyq per shpifje, perdhosje te reputacionit e plot te tjera. Sigurisht po te behej gjyqi ne Tirane, me ndonje rryshfet te vogel edhe mund t'ia hidhje, po nuk do te shpetoje paq, ne cilendo gjykate Europiane.

Shkollimin Andrej Markovi nuk ia dedikon fare Carit, megjithese edhe po te ishte keshtu nuk do te kishte ndonje te keqe. Ajo puna e moslarjes se dores eshte qesharake dhe nuk e marr veshe nga e ke pjelle. Andrej tregoi nje talent te spikatur qeysh ne moshe te re etj. etj. nuk po zgjatem

Mbyllja me Shredinger, pastaj eshte e lavdishme. Ti or zotni te le pershtypjen se je specialist ne zoologjine matematiko-kuantike me bretkoca e me mace. Si te ka shpetuar pa permendur molla e Newtonit? Apo botanika dhe frutikultura nuk jane fusha jote e preferuar.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Krahesim fantastik i levizjes se bretkoces (Markov chains) me ate te PD, me mire nuk mund te thuhej. Ky eshte thelbi i shkrimit. Ajo qe me ben pershtypje ne kete shkrim fantastik eshte se si nje turk i njeh kaq mire problemet e Shqiperise (sigurisht detaj i parendesishem per fabulen e shkrimit)

Submitted by ervini (not verified) on

po levizja e rradhes e gjarprit nen rrogoz qe zoteron kreun e ekzekutivit kush do te jete??? Sepse premtoi ringritje ekonomike dhe po ofron vetem qyrravitje te nje arke shteti te boshatisur, premtoi ulje taksash por tani na paraqet  situate qe vetem ulje taksash nuk premton, trumpetoi liberalizim tregjesh nga monopolet e klaneve prane pushtetit por vete pushtetin e tij e ka ngritur mbi klanin kokdhima_kryemadhi, premtoi zbatim ligji dhe tani po ben vetem prishje selektive ndertimesh pa leje, premtoi Shqiperi pa lazarat nderkohe qe kerrici me mustaqe qe ka vene ne krye te policise s ka kellqe as ti afrohet lazaratit. Se fundmi premtoi Shqiperi pa plera dhe desh e mbyti ne helme kimike, premtoi zgjedhje te lira dhe transparente dhe ra ne zakonin tradicional te pushtetit per te blere votat per me teper me nje cmim qesharak.  Premtoi demokraci te kulluar dhe e bekoi kete duke lidhur vellazeri me diktatorin islamik te Turqise. Ky gjarper rrogozesh qe ja ka popullit me hilera tani gjendet ne kaos per shkak te pamundesise per rilindje (ekonomike se pari) dhe levizjen e ardhshme ka vetem gafen e rradhes pasi eshte i rrethuar me inkompetente dhe cunake pa pervoje. Sa per bretkosen meqe je kurioz po ta them une se shkembin e rradhes ku do te kerceje do te jete aty ku gjarpri dhjaks i pushtetit do te ndermarre gafen e pashmangshme te rradhes. A u qartesove tani ti shkrimtar i realizmit islamik turk!

Submitted by pal golemi (not verified) on

erwin, ke harruar nje gje ne fabulen tende , qe gjarperi ha bretkosa...

Submitted by Dardan (not verified) on

Zoteri Tosun apo Dursun ben nje krahesim shume te bukur  per levizjet idiote te opozites fashiste me levizjet e zhapkes se Markovit. Ato cka thote per Markovin jane cilesite e Sali Qelbacit qe merrte te mira materiale nga Cari (E. Hoxha) e donte ta takonte ne dore dhe te mos e lante doren e te tjera.

Nje dicka qe mu duk fort e dyshimte ishte ajo puna e Maces Shrodingerit.  Eshte nje trilogji "Macja e Shrodingerit" per divulgimin e njohurive shkencore mbi mekaniken kuantike por Macja e Shrodingerit  eshte edhe si koncept per  te paraqitur qualitetet e mekanikes kuantike (macja ndodhet ne nje kuti me parete shume te trasha, te  pakomunikueshme me jashte, brenda ndodhet nje numurues atomesh qe mund te ndryshojne prej radioaktivitetit ose jo, por po ndryshuan, gajgeri komunikon me nje cekic, i cili mund te thyeje nje shishe me gaz helmues qe mund te vrase macen. I leme per nje ore dhe gjate kesaj ore dime vetem qe macja mund te ngordhe vetem 50% te mundesive sepse edhe mundesia e reaksionit te lidhur eshte 50%  e terrci e verrci, tanjocka ime me ka tradhetuar).

Dursun zoteria ja ka futur kot kur thoshte se macja qe hengri dy mund te haje edhe nj..... etj etj.  Kjo tregon se ai e ka lexuar librin e Richard Elwes me titull How to solve Da Vinci Code, por nga qe nuk i mbante mend te gjitha , ja ka keputur katundit me macen  e Shrodingerit etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.