Tapitë për fermerët, diskutohet ligji i kthyer nga Rusmajli

Postuar në 14 Maj, 2012 04:04

 

Pas miratimit të ligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave, komisioni i ligjeve merr në shqyrtim një tjetër projektligj, atë të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi token bujqësore. Gjithashtu komisioni do të shqyrtojë edhe p/ligjin për kalimin në pronësi pa shpërblim te tokës bujqësore. Lidhur me këtë të fundit, në mbledhjen e mëparshme ka pasur majft debate.  Kreu i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli i ka kthyer mbrapsht ministrisë së Bujqësisë ligjin për titujt e pronësisë mbi tokat bujqësore, duke i kërkuar një draft që të mbyllë procesin dhe jo të krijojë konflikte të reja pronësie.  Projekligji i ministrisë synon t'u japë tapinë për tokën në fshat individëve apo familjeve  që e kanë në përdorim prej 20 vitesh dhe që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, por nuk e kanë privatizuar. Ndërsa për p/ligjin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, ministri i Inovacionit, Genc Pollo është shprehur se tapitë do të ndahen brenda nëntë muajve për fermerët pa hipotekë.   Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.