Kokëdhima drejt politikës, një rrugëtim pa pengesa

Postuar në 08 Maj, 2013 15:30

 

Në 2009 ai ishte i bindur dhe kategorik. “Asnjëherë!”, iu përgjigj ai Blendi Fevziut që e pyeti nëse do të aktivizohej drejtpërdrejt në politikë.  “Nuk kam ndër mend të merrem me politikë siç merren politikanët, deputetët, ministrat e ku di unë se çfarë, njerëz që paguhen të bëjnë politikë”, thoshte atëherë Koço Kokëdhima i shpallur dje i treti në listën e Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste, që drejtohet nga kryetari i kësaj partie, Edi Rama. Por edhe nëse ai ka qenë i sinqertë atë ditë përballë Fevziut dhe të tjera gjëra e kanë bërë të ndryshojë mendjen me kohën, duket se Kokëdhima e ka pasur të shtruar (e ka shtruar vetë) që herët rrugën për t’u përfshirë në politikë: thjesht duhej të ecte në të.

Kjo duket se ka filluar atëherë kur si biznesmen vendosi të përfshihej në media. Një përfshirje që e ka çuar ashtu siç edhe thotë të jetë në konflikt të vazhdueshëm, thuajse me këdo që ka qeverisur në Shqipëri (tre kryeministra), përveç ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës e kreut të PS, Edi Rama. Themelimi i “Shekullit” ka qenë guri i parë në këtë rrugë. Mënyra se si gazeta u imponua me njëçmim të ulët (10 lekë në fillim e mëtej 20) dhe duke grumbulluar një sërë emrash e penash e bëri atë shpejt gazetën më të shitur dhe më me ndikim në vend.

http://www.mapo.al/wp-content/themes/advanced-newspaper2/ima...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

“Këto ditë të nxehta mërzie e zemërate pas vjedhjes disatën për diell të fitores sonë të katërt në Tiranë, Mustafa Nano, penë e mprehtë plot intelekt e pasion opozitar që ngjyhet shpesh në bojën e nervozizmit kaps…nxorri sheshit një përsiatje të turbullt me një paralele të hequr mes David Cameronit e Rupert Murdoch-ut nga njëra anë dhe meje e Koço Kokëdhimës nga ana tjetër…” Edi Rama Kurban

Për shumë do të kishte qenë logjike, nëse Kokëdhima do të ishte përfshirë edhe më herët në lista politike, atëherë kur edhe “Shekulli” ishte sigurisht një pikë reference, por kjo nuk ndodhi. Ndoshta edhe sepse gazeta i jepte atij ndikim të mjaftueshëm për të mos e pasur nevojën e të qenit i përfshirë drejtpërdrejt. Diçka që është bërë edhe për të shmangur akuzat dhe sulmet për një qark të shkurtër “biznes, media, politikë”apo edhe pasojat që mund të vinin prej kësaj.

Sidoqoftë, Kokëdhima e ka vuajtur siç thotë vetë këtë lloj akuze dhe sulmi. Ai pohon se në 8 vjet të qeverisjes Berisha, bizneset e tij janë “persekutuar”, gjobitur me pa të drejtë dhe sulmuar haptazi. Sidoqoftë, mbrëmë përballë Adi Krastës ai nuk shprehu mëri për këtë, madje tha se kishte “respekt” për kryeministrin, si njeri dhe se nuk do të “baltoste” figurën e kundërshtarit të tij. Nga ana tjetër, marrëdhënia e tij me median dhe njerëzit e saj dhe ajo që ai ka sjellë e lënë trashëgimi (duke nënkuptuar se pas përfshirjes në PS nuk do të jetë më njësoj), i ka me vete thuajse të gjitha ngjyrat. Ylli Rakipi, botuesi i gazetës Albania,  e fajësonte në një intervistë të botuar po te Shekulli, se me çmimin nën kosto kishte vënë në lëvizje një bumerang që tani e kishte goditur edhe atë vetë. Për shumë, Kokëdhima ka një pjesë të fajit (si botues) për gjendjen në të cilën ndodhet media e shkruar apo edhe gjendjen në të cilën ndodhet edhe Shekulli i tij. Nga ana tjetër, ashtu siç thekson Rakipi, ai është njëkohësisht viktimë e situatës dhe një krize (e ndikuar edhe nga sulmet mbi biznesin e tij) të përgjithshme, ku pak gjë mund të bëhet për të shpëtuar një media të shkruar të shtrydhur deri në maksimum dhe në një treg ku asgjë nuk funksionon si duhet.

http://www.mapo.al/wp-content/themes/advanced-newspaper2/ima...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Kanë dashur të dëmtojne imazhin e Edi Ramës për ta paraqitur këtë si një person kukull në duart e Koços e të një grupthi sipërmarrësish të tjerë. Kjo është një strategji lufte ndaj Ramës, dhe nuk mbështetet as në fakte, as në të vërteta, por në objektivat politike të kundërshtareve te Rames dhe PS. Koço Kokëdhima

Pikërisht marrëdhëniet me shumë ngjyra që ai ka pasur me median dhe njerëzit e saj bënë edhe që reagimet e para qoftë pro, qoftë kundër kandidimit të tij të vinin po nga këto rradhë. “Sepse surpriza e listës Rama ishte kandidimi në ekipin e deputetëve të Vlorës e gurusë, klientit dhe njëkohësisht njeriut të pandashëm të tij: Koço Kokëdhimës. Me këtë vendim që e mbajti të fshehur gjer në minutën e fundit, Rama rriskon t’u japë shumë kosto socialistëve”, shkruante dje te “Tema” Andi Bushati. Ky i përmende ndërkohë një listë të gjatë akuzash që do të rigjallëroheshin prej këtij kandidimi. Kokëdhima me siguri e ka pritur edhe një reagim të tillë. Në gjithë këto vite qëështë personazh publik, për të është folur aq shumë saqë ai as do mundohet që t’i fshehë, ashtu siç nuk ka fshehur as ndikimin te kreu i Socialistëve, Rama.

http://www.mapo.al/wp-content/themes/advanced-newspaper2/ima...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

“Në fillim u fol pa shumë siguri. Por në një moment doli Arben Malaj nga mbledhja, dhe kështu raportimi më në fund pati një burim zyrtar. Malaj la të kuptohej se Kokëdhima do të ishte i dyti. Me sa duket, do ketë pasur diskutime të tjera, që e kanë zhvendosur botuesin e Shekullit një vend më poshtë në listën e Vlorës, që rezultoi të ish “lista e sherrit”. Respublica.al, për kandidimin e Kokëdhimës

Kryeministri Sali Berisha, por edhe mjaft të tjerë jo vetëm njëherë e kanë përfolur për ndikimin që ai kishte dhe lidhjet e ngushta me kreun e PS, Edi Rama. “Do i kërkoj ndjesë Koços se e kam akuzuar së tepërmi. Mos kini dyshim se administratori i vërtetë i kryetarit tuaj është ai. Po ju katandis siç katandisi klubin e vet të futbollit (aludim për Apoloninë e Fierit)”, u drejtohej Berisha deputetëve socialistë, jo shumë kohë më parë në parlament. Në anën tjetër, Kokëdhima dhe Rama kishin mohuar një lidhje interesi mes tyre, duke e quajtur atë “vëllazërore”, siç thoshte botuesi në intervistën me Fevziun, apo “miqësi shumëvjeçare”, siç e quante Rama në librin Kurban. Të dy janë përpjekur të rrëzojnë me sa kanë mundur edhe mundësitë që kjo miqësi mes biznesmenit me media dhe një njeriu me pushtet politik kishte sjellë përfitime të paligjshme. Nga ana tjetër, deri sot nuk ka asnjë akuzë të provuar që t’i shpallë fajtorë për kësisoj përfitimesh. Akti i listave është thjeshtë legalizimi politik i miqësisë mes tyre  dhe po ashtu legalizimi i trinomit biznes-media-politikë, për të cilën aq shumë janë përfolur.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.