Hapen 2 portale online për denoncim të korrupsionit dhe krimit kibernetik

Postuar në 25 Nëntor, 2014 06:12

Policia e Shtetit, ka vënë 2 portale online, të cilat gjenden në faqen zyrtare të policisë në internet dhe që shërbejnë për denoncimin e rasteve të aferave korruptive dhe krimeve kompjuterike.

Përmes një njoftimi zyrtar të policisë bëhet e ditur se tashmë qytetarët mund të denoncojnë vetë me anë të njoftimeve, raportimeve, apo informacioneve mbi fakte dhe rrethana, lidhur me veprat penale të korrupsionit dhe abuzimit në detyrë, si dhe të krimeve kompjuterike.

Kështu Policia e Shtetit fton qytetarët e dëmtuar nga veprimet korruptive të punonjësve të administratës apo nga krimet kompjuterike, që të shfrytëzojnë dhe përdorin aplikacionet kompjuterike “Raportimi elektronik i korrupsionit” dhe “Raportimi online i krimit kompjuterik”, të cilat gjenden në adresën  www.asp.gov.al, në rubrikat “Denonco korrupsionin në administratë” (www.asp.gov.al/denonco_ka) dhe “Denonco Krimin Kompjuterik” (www.asp.gov.al/denonco_kk).

Si funksionojnë dy portalet online
Policia shpjegon se çdonjëri nga portalet përbëhet nga dy module, të cilat janë “Raportim” dhe “Informacion”.

Qytetari, që është viktimë e veprimeve korruptive dhe abuzive nga zyrtarë të administratës publike, viktimë e krimit kompjuterik apo dëshmitar gjatë kryerjes së veprimeve të paligjshme dhe kërkon që të kontaktojë Policinë e Shtetit, për vazhdimin e procedurave të kallëzimit penal, duhet të plotësojë modulin “Raportim”, në të cilën është i detyrueshëm plotësimi i të dhënave personale si: emër mbiemër, adresa, numri i telefonit apo adresa e postës elektronike. Në çdo rast, qytetari do të kontaktohet nga punonjësit e policisë të ngarkuar me ndjekjen e rastit, për vazhdimin e veprimeve përkatëse.

Ndërkohë nëse qytetari kërkon të mbetet anonim, por ka dijeni për veprime korruptive apo për kryerjen e një krimi kompjuterik, mund të përdorë modulin “Informacion”, në të cilën nuk është e detyrueshme dhënia e informacioneve mbi të dhënat personale.

Po ashtu, policia kërkon që qytetarët të tregohen të kujdessshëm lidhur me përdorimin e komunikimit elektronik gjatë kryerjes së transaksioneve financiare, pasi mund të bien pre e mashtrimeve, nga persona të dyshuar, të cilët kanë si synim përfitimin e shumave monetare. Veçanërisht qytetarët këshillohen, që :

1. Të tregohen të kujdesshëm në verifikimin e adresave të postës elektronike, me të cilën kryhet komunikimi për arsye se mjafton ndryshimi i një karakteri të vetëm të emërtimit të postës elektronike dhe komunikimi të kryhet me një përdorues tjetër (autori i mashtrimit).

2. Të përdorin postë elektronike të sigurtë, duke shmangur sa më shumë postën publike.

3. Të vendosin masa sigurie të forta për aksesimin e postës elektronike e lidhur me pajisje kompjuterike, të cilat të jenë me antiviruse, antispam etj.

4. Përveç kontakteve elektronike midis dërguesit dhe marrësit, të vendosin dhe kontakte të tjera, të cilat duhen përdorur me detyrim në momentin e kryerjes së transaksionit.

5. Të verifikohet faqja elektronike, ku jepet malli apo shërbimi pasi mund të jetë mashtruese. 6. Të denoncojnë apo raportojnë çdo rast në adresën www.asp.gov.al/denonco_kk  

Comments

Submitted by Tiranafashionshop (not verified) on

Pershendetje

Duke pasur shume raste te perseritura nga klient qe na anullojne porosite pa asnje arsye vendosem te bejm kete koment.. kerkojm ndihmen tuaj per te parandaluar kete fenomen.. nese eshte e nevojshme kemi te dhena konkrete te personave qe na kane shkaktuar dem financiar ne biznesine tone..

Te dhenat si me posht:
Bekim Qinami
Posta Adex Kukss
Nr 0696639715

0696316283 Sona hereni

Submitted by Fatri (not verified) on

Pershendetje,denoncoj anetarin e partis demokratine per kavajen,Bashkim Krasniqi i cili pastron parat e droges te familiarit te tij Nael Shales me ane te nje biznesi makina me qera,makinat qe perdoren per trafik droge nga Nael Shala ne europ sillen me pas ne shqiperi ku doganohen dhe perdoren si makina me qera nga Bashkim Krasniqi

Submitted by Ziadet ilir hitaj (not verified) on

Prsh quhem ziadet ilir hitaj nga vajeza e vlores kam mar kercenime nga persona me pushtet qe vet ata I mohin akuzat policia posedon NJ dokumetacion t manipuluar nga psikolog dhe hoxhollar t korroputuar si vet policia e shtetit pa urdher nga gjykata m behin presione dhe m kercenohin se do m fusin n burg sot dhe qe nga 97 Der 2024 mar kercenime t vazhdushme policia kalon n favor politik se kan perfitime vetjake ju lutem dua drejtesi policia tallet me jetet e nje familje si po tallen vet kriminelet si ksenofon xhemil poraqaj m kercenon se m di mendimet m krahason m gushton m detyron ju lutem dua drejtesi m kercenon se do m vras familjen m kercenon ske shpresa pushtetin e kemi ne Jan terrorist isis dua dim drejtori n vlor ermal muaca m thot mos m caj karin dot thyhej telefonin n kok ju lutem dua drejtesi flm

Pages

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.