Greqi, nesër grevë 24 orëshe e sektorit publik dhe privat

Postuar në 17 Tetor, 2012 05:13

Nesër Greqia do të paralizohet sërish nga një grevë 24 orëshe, organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe privat. 

Në grevë do të marrin pjesë punonjës të ndërmarrjeve shtetërore, të transportit publik, avokatët, noterët, farmacistët, përmbaruesit, punonjësit e bankës, të kompanive të sigurimeve, të porteve etj. 

Në grevë do të përfshihen gjithashtu punonjësit e trenave, metrove, tramvajeve e taksive, ndaj qarkullimi do të jetë i vështirë. 

Për 3 orë (10:00-13:00) do të ndërpresin punën edhe kontrollorët e trafikut ajror, gjë që do të shtyjë fluturimet e avionëve në aeroporte. 

Grevës do t’i bashkohen me një ndërprerje pune edhe gazetarët në gjithë vendin, nga ora 11:00-15:00. 

Greva që do të arrijë kulmin me një tubim proteste, organizohet në përgjigje ndaj masave të dhimbshme që qeveria greke po negocion me Trojkën dhe pritet të miratohen së shpejti edhe në parlament.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.