Financat, rriten të ardhurat jotatimore, ndikon dyfishimi i gjobave rrugore

Postuar në 14 Maj, 2012 10:07

Të ardhurat nga gjobat dhe penalitetet mbushin buxhetin e shtetit. Nga të dhënat e ministrisë së Financave rezulton se gjatë tre mujave të parë të këtij viti ka pasur një rritje të vazhdueshme të të ardhurave jo tatimore, nga 2.3 miliardë lekë të mbledhura në janar, në 3.8 miliardë lekë në shkurt dhe në 5.4 miliardë lekë në mars. Të dhënat e mësipërme tregojnë se ecuria e të ardhurave jotatimore vijon kurbën rritëse, duke ndjekur një trend të kundërt nga ecuria e të ardhurat në përgjithësi, ritmi i rritjes së të cilave është ngadalësuar. Një ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e të ardhurave jo tatimore është dyfishimi i gjobave rrugore, që hyri në fuqi në fund të muajit janar, pas miratimit të kodit të ri rrugor. Ndërkohë një faktor tjetër janë edhe tarifat e importit të makinave, që paguhen nga qytetarët pas heqjes së doganës dhe që përfshihen në këtë zë të buxhetit. Gjithashtu, pjesë e të ardhurave jotatimore janë edhe gjobat dhe penalitetet që vendos administrata tatimore dhe doganore për biznesin, por niveli fiskal i tyre nuk ka ndryshuar gjatë këtij viti

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.