Kukësi humbet në tavolinë 3 – 0 ndeshjen me Legian dhe 70 mijë euro gjobë

Postuar në 04 Gusht, 2015 09:58

Jo ndëshkim maksimal po shembullor mund të quhet ai që ka dhënë Komisioni i Disiplinës në UEFA për Kukësin. Nënkampionët e Shqipërisë e kanë humbru 3 me 0 ndeshjen në tavolinë dhe kanë marrë një gjobë jot ë vogël për inscidentet e takimit të parë në “Qemal Stafa”. Skuadra veriore pretendonte që UEFA të merrte parasysh pretendimet e saj për vendim arbitrar të zyrtarëve të UEFA-që vendosën ndërprerjen e takimit pas goditjes së fundbollistit së Legias me një me një send të fortë.
“Komisioni i Disiplinës e dha vendimin. Kukësi humbet ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe gjobitet me 70 mijë euro, si dhe dënohet që dy ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane t’i zhvillojë pa tifozë”, njofton në faqen e tij në “facebook” shefi i klubit kuksian Jonuz Hallaçi.
Skuadra kuksiane tani duhet të udhëtojë të enjten drejt Varshavës, për ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Legias e vlefshme për turin e tretë të Europa League.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.