Një proteinë e huazuar për të ngadalësuar plakjen

Postuar në 16 Prill, 2024 14:48

Tardigradët, kafshëzat e vogla me tetë këmbë, që njihen ndryshe edhe si arinj uji, kanë aftësi të jashtëzakonshme mbijetese në kushte ekstreme.

Kjo vjen për shkak të aftësisë së tyre për ta kthyer në xhel pjesën e brendshme të trupit. Por mekanizmi pas këtij reagimi që garanton ruajtjen metabolike nuk është bërë ende i qartë.

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues nga Universiteti i Wyoming-ut zbuloi se kombinimi i proteinave të tardigardëve që garantojnë këtë reagim me qelizat njerëzore ngadalëson metabolizmin, duke ofruar njohuri të rëndësishme mbi atë se si këta jovertebrorë praktikisht të pathyeshëm mund të mbijetojnë në kushtet më ekstreme.

Një proteinë e veçantë e quajtur CAHS D ka rolin kryesor në këtë proces. Nëpërmjet një sërë metodash, studiuesit vunë re se CAHS D shndërrohej në një gjendje të ngjashme me xhelin kur ishte nën stres, duke i mbajtur molekulat të mbrojtura ndaj tharjes. Ky proces quhet kondensimi biomolekular dhe kryhet paralelisht me ngadalësimin e funksioneve të jetës.

Proteina e inkorporuar në qelizat njerëzore u jep atyre mundësinë të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo hap shtigjet për ngadalësimin e procesit të plakjes biologjike dhe mbështetjen e trajtimeve ku ruajtja e sigurt e qelizave në temperatura të ftohta është jetike, si p.sh. transplantet.

Gjithashtu, rezultatet në testet për trajtimin e sëmundjeve gjenetike janë premtuese.

Studimi është publikuar në Protein Science.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.