Franca gjobit Google me 250 milionë euro

Postuar në 21 Mars, 2024 11:14

Rregullatorët francezë kanë gjobitur Google me 250 milionë euro për shkeljen e detyrimit për të paguar kompanitë mediatike për riprodhimin e përmbajtjes së tyre dhe për vënien e kësaj përmbajtjeje në funksion të inteligjencës artificiale pa i vënë ato në dijeni.

Në vitin 2022, Google mori angazhimin për të negociuar në mënyrë të drejtë me organizatat franceze të lajmeve, një vit pasi Autoriteti i Konkurrencës goditi gjigantin e teknologjisë amerikane me një gjobë prej 500 milionë eurosh për mosmarrëveshjen afatgjatë.

Organizatat që përfaqësojnë revistat dhe gazetat franceze - si dhe Agence France-Presse (AFP) – paraqitën një ankesë te rregullatori në 2019.

Rregullatori francez njoftoi se gjoba ndaj Google vjen për shkak të "mosrespektimit të angazhimeve të marra në vitin 2022" dhe mosnegocimit në "mirëbesim" me botuesit e lajmeve.

Gjiganti i teknologjisë amerikane ka përdorur edhe përmbajtje nga agjencitë e shtypit për të trajnuar platformën e tij të inteligjencës artificiale - Bard (tani e njohur si Gemini) - pa i njoftuar ata apo autoritetin, tha rregullatori.

Google pretendon se gjoba është disproporcionale dhe "nuk janë marrë parasysh mjaftueshëm përpjekjet që kemi bërë për t'iu përgjigjur dhe zgjidhur shqetësimet e ngritura - në një mjedis ku është shumë e vështirë të vendosësh një kurs, sepse ne nuk mund të parashikojmë se si do të fryjë era nesër”.

BE-ja krijoi në vitin 2019 një formë të së drejtës së autorit që lejon mediat e shkruara të kërkojnë kompensim për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.