Zelenskiy refuzon negociatat direkte me Rusinë

Postuar në 10 Mars, 2024 12:20

Presidenti i Turqisë, Reçep Tayyip Erdogan, ka propozuar një samit paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, menjëherë pas takimit të tij me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ndërkohë që ne vazhdojmë të solidarizohemi me Ukrainën, ne do të vazhdojmë punën tonë për t’i dhënë fund luftës me një paqe të drejtë mbi bazën e negociatave. Ne jemi të gatshëm të organizojmë një samit paqeje ku Rusia të jetë po ashtu e pranishme

tha Erdogan.

Nga ana e vet Zelenskiy ka hedhur poshtë negociimin direkt me Rusinë, duke deklaruar se Perëndimi dhe Ukraina do të propozojnë termat e vet të paqes. Zelenskiy ka shtuar se së shpejti në Zvicër do të ketë një samit paqeje ku “Kievi do të promovojë formulën e vet”. Më herët Rusia ka kërkuar bisedime direkte me Ukrainës, duke sqaruar se paqja është e mundshme, por se ajo mbahet e bllokuar nga Perëndimi, që sabotoi edhe një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Turqia që në mars të vitti 2022.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.