BE ndalon mallrat e prodhuara me punë të detyruar

Postuar në 05 Mars, 2024 17:41

Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme për të ndaluar hyrjen e produkteve të prodhuara me punë të detyruar në tregun e përbashkët evropian.

Marrëveshja përcakton përgjegjësitë që Komisioni i BE-së dhe shtetet anëtare kanë në identifikimin e kompanive që shfrytëzojnë punëtorët e detyruar dhe ndalojnë produktet e tyre.

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës në Belgjikë, Pierre-Yves Dermagne, marrëveshja ka për qëllim të prishë modelin e biznesit të këtyre kompanive.

“Me këtë rregullore ne duam të sigurohemi që të mos ketë vend për produktet e tyre në tregun tonë të përbashkët, qofshin ato të prodhuara në Evropë apo jashtë saj, tha ai.

Belgjika aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së.

Subjekt i këtij ndalimi do të jenë të gjitha mallrat e prodhuara jashtë BE-së me punë të detyruar dhe njëkohësisht ato të prodhuara në BE me pjesë të prodhuara jashtë vendit me punë të detyruar.

Për t’u bërë e zbatueshme, kjo marrëveshje duhet të marrë dritën jeshile të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.