Përgatituni për skenarin më të keq

Postuar në 03 Mars, 2024 13:43

BE-ja duhet të përgatitet për skenarin "më të keq" për furnizimet me gaz rus. Kriza e pritshme lidhet me skadimin e marrëveshjes së tranzitit midis Moskës dhe Kievit, që pritet në fund të vitit.

Paralajmërimi vjen nga një dokument i brendshëm i Komisionit të BE-së.

Siguria e furnizimit do të kërkojë "monitorim të ngushtë" për të "garantuar dimrin 2024/2025", shkruan Brukseli, duke theksuar gjithsesi se ka përparim në drejtim të reduktimit të varësisë nha Moska.

"Në vitin 2023, gazi rus ishte vetëm 15% e importit total të BE", krahasuar me mbi 50% para luftës.

Ndërprerja e marrëveshjes së tranzitit mund të çojë në një humbje prej rreth 5% të kësaj pjese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.