Arkiva e PPSh-së duhet digjitalizuar dhe ofruar falas

Postuar në 25 Shkurt, 2024 13:28

Të kërkosh sot dokumente të caktuara në Arkivën e Shtetit të kushtonn10 lekë/faqe të saknuar. Ka qenë 20 lekë dhe çmimi është përgjysmuar. Arsyetimin për këtë tarifë drejtori i Arkivës, Ardit Bido e jep kështu : 

Nëse bëhet fjalë për marrjen e dokumentacionit në shtëpi këtu është kostoja dhe këtu është kostoja normale e këtyre shërbimeve të dixhitalizimit që ka institucioni. 
Përtej kësaj ekziston dhe problematika e dytë, nëse do të kalonte e gjitha falas, atëherë do të ishte sasia dhe moria e kërkesës për dokumentacion e atillë sa nuk do mund të bëhej nga institucioni, për këtë arsye ne kemi ulur tarifat e shërbimit, ka qenë 20 lekë për dokument dhe sot është 10 lekë për dokument edhe pse vullneti ynë ishte të shkonte 5 lekë për dokument, por kjo ishte e pamundur sepse arkiva të tjera të sistemit kanë të pamundur që ta ndjekin këtë lloj ritmi dhe është ndër çmimet më të ulëta të cilat ekzistojnë

Mirëpo pyetja këtu është se cilat fonde ka dixhitalizuar tërësisht për ta ofruar mandej pa tarifë shërbimi. Kjo sepse arkivat janë pasuri e përbashkët, por edhe sepse motoja e sotme është : Arkivat frymëzojnë ! 
Kjo është praktikë edhe e fondeve të tjera në botë, ndërkohë që për nga konteksti ku jemi, ndoshta tarifa më e pajustifikuar është ajo për fondin e Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo jo vetëm për rëndësinë që ka ky fond për historinë e afërt por edhe për faktin se dekomunistizimi që pretendohet kaq shumë si proces jetik, duhet asistuar me vënien në dispozicion të një mase dokumentare kaq të madhe.
Arsyeja tjetër është se një pjesë e konsiderueshne e dokumentacionit të PPSh-së qarkullon në në botime të shumta të cilat ofrohen të dixhitalizuara edhe në faqe të huaja. Problemi sesi menaxhohet aktualisht fondi është se

Arkiva dixhitalizon në bazë të kërkesave dhe nuk e dimë sesa ky dixhitalizim ruhet në vijimësi.

Nëse kemi të bëjmë me tarifë shërbimi atëherë nuk ka kuptim politika e tanishne  që tarifon çdo kërkesë edhe kur është e njëjta. Përtej çdo arsyetimi interesi publik e kërkon që fondi arkivor i PPSh të digjitalizohet dhe ofrohet falaa. Kjo është një kosto që nuk ka aanjë krahasim me përfitimin. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Branko (not verified) on

Ne vend te investohet per shkolla, per uje te pijshem per spitale, polici, familje policesh te vrare ne detyre nga turlu kriminelash, per rruge apo ndonje startup qe te pakten u meson te rinjve si behet rreceli apo si zihet kosi, tashti u dashka te harxhohen leke dhe tu mesohet dynjase cfare ka thene Pali Miska Po Jo lopcarja e Lushnjes.
Po pse kaq malinj more? Leku vuuu ketej qe ta shpenzojme per ata qe shpresojme tu zhduket fara

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.