Një referendum për daljen e Gjermanisë nga BE-ja

Postuar në 23 Janar, 2024 21:43

Në Gjermani, e djathta ekstreme ka hedhur për herë të parë idenë e largimit të vendit nga BE-ja. Liderja e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, i tha Financial Times se nëse vjen në pushtet, gjermanëve do ju jepet mundësia të vendosin me referendum nëse do të rrinë apo jo në Bashkimin Europian.

Opsioni i referendumit, sipas saj, do t’u jepej gjermanëve në rast se qeveria e AfD nuk do të mund të siguronte reforma për të frenuar vendimmarrjen e Komisionit Evropian "të pazgjedhur".

“Nëse një reformë nuk është e mundur, nëse dështojmë të rindërtojmë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së, duhet t'i lëmë njerëzit të vendosin, ashtu siç bëri Britania,” tha ajo.

Dhe ne mund të kemi një referendum për "Dexit" - një dalje gjermane nga BE-ja.

Është një model për Gjermaninë, që dikush mund të marrë një vendim sovran të tillë.

Triumfi i Dexit, edhe nëse referendum do të kalonte sfidën që përbëjnë ligjet e rrepta gjermane për plebishitet, do të ishte aspak i lehtë nëse marrim parasysh se rreth 90 për qind të gjermanëve janë në favor të vazhdimit të anëtarësimit.

Një sondazh i fundit zbuloi se më pak se gjysma (45 përqind) e anëtarëve të AfD do të votonin për Dexit.

Sa janë gjasat për fitoren e AfD, duke pasur parasysh ringritjen e ekstremit të djathtë në Gjermani? AfD kryeson sondazhet në të pesë shtetet e Gjermanisë Lindore përpara zgjedhjeve rajonale në shtator. Rezultatet e saj në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor do të shikohen me vëmendje, edhe pse parashikimet flasin për sukses të partive euroskeptike në të gjithë bllokun, duke përfshirë Francën, Austrinë dhe Holandën.

AfD në shkallë kombëtare mban 22 për qind, pas opozitës së qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokratik, por përpara të tre partive në qeverinë e koalicionit të kancelarit Olaf Scholz.

Megjithatë, suksesi aktual i AfD-së nuk i garanton asaj një vend në një qeveri të ardhshme.

Establishmenti politik i ka përjashtuar marrëveshjet e koalicionit me të dhe ajo nuk udhëheq asnjë nga 16 shtetet e Gjermanisë pikërisht për këtë arsye.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Futurizmat e Weidel mund te krahasohen me ato te avokat Ngjeles nese do e shqiptarizonim pak problemin. Megjithese ky i fundit nuk nuk i prish pune kujt sepse edhe po mori nje post, maksimumi nuk di te beje punen.
Duket krejt si nxitje gazetareske puro amerikane ti vesh mikrofonin perpara kesaj, ne kete periudhe kur ne te gjtha qytetet gjermane absolutisht, edhe ne lindje biles, i madh e i vogel po demonstron hapur qe "Alternativa..." te dale jashte ligjit. Gjithe Gjermania eshte kunder ketyre, dhe FT citon kryetaren qe thote "Nese ne fitojme, mund ta nxjerrim gjermanine nga Euro". Atyre te FT mund tu vinte keq, po eshte njesoj sikur dikush ti vinte mikrofonin para ndonje lideri terrorist te Hamasit e te citonte "Nese ne fitojme, e cojme Ameriken ne Australi". Do kishte ndonje mundesi valle?
A i thone kesaj te degjosh te dyja palet? Veshtire te thuhet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.