Analistët e ekonomisë, një klikë tribale që beson vetëm modelet e veta

Postuar në 20 Janar, 2024 22:22

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thotë se një klikë tribale ekonomistësh kanë krijuar besim të verbër te disa modele të caktura, që shpesh nuk kanë lidhje me realitetin. Lagarde, e cila ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së FMN-së, foli në konferencën me titull « Si t’i besojmë ekonomisë », në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Ajo kritikoi analistët e ekonomisë, që sipas saj nuk kanë pasur largpamësinë të parashikojnë mundësinë e "goditjeve ekzogjene" si pandemitë, ndryshimet klimatike, katastrofat natyrore dhe ngërçet e papritura të zinxhirëve të furnizimit – të gjithë këta faktorë që kanë ndikuar rëndë ekonominë e Evropës gjatë viteve të fundit.

"Shumë ekonomistë janë në fakt një klikë tribale," tha ajo. “[Ata] janë ndër shkencëtarët më tribalë që mund të mendoni. Ata citojnë njëri-tjetrin. Ata nuk dalin përtej botës së tyre. Ata ndihen rehat në atë botë. Dhe ndoshta modelet kanë diçka të bëjnë me të.”

Nëse do të kishim më shumë konsultime me epidemiologë, nëse do të kishim shkencëtarë të ndryshimeve klimatike që do të na ndihmonin me atë që po ndodh, nëse do të konsultoheshim pak më mirë me gjeologët, për shembull, për të vlerësuar siç duhet tokat dhe burimet e rralla atje, mendoj ne do të ishim në një pozicion më të mirë për t'i kuptuar këto zhvillime, për të projektuar më mirë dhe për të qenë ekonomistë më të mirë.

Kritikat e Lagarde vijnë pas një interviste që ajo dha pak ditë më parë në Bloomberg TV, ku u shpreh se tregjet e parasë se "nuk po e ndihmojnë luftën kundër inflacionit" duke qenë shumë optimistë për uljet e normave të bëra më herët se sa pritej këtë vit.

BQE i rriti normat e interesit në dhjetë raste radhazi për të frenuar çmimet në rritje midis korrikut 2022 dhe shtatorit 2023.​

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.