Plani B për Ukrainën

Postuar në 12 Dhjetor, 2023 14:32

Mbështetësit kryesorë të Kievit në BE i shohin fondet jashtë buxhetit të bllokut si një mënyrë për të mbështetur Ukrainën. Kjo strategji do të shërbejë për të kapërcyer pengesën që ka ngritur Hungaria, e cila kundërshton ndihmën prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën nga buxheti i BE-së.

Komisioni Evropian po kërkon të sigurojë financimin gjatë katër viteve të ardhshme nëpërmjet programit të posaçëm për Ukrainën.

Hungaria, e cila ka qenë shumë kritike ndaj qasjes së Brukselit ndaj krizës në Ukrainë, kërcënon me veto në samitin e liderëve që mbahet të enjten.

Sipas FT, mbështetësit e Kievit në Bruksel planifikojnë ta zbusin Budapestin duke liruar liruar fondet e buxhetit të BE-së që ishin ngrirë për shkak të problemeve që BE ka konstatuar në Hungari, si korrupsioni dhe sundimi i ligjit.

Alternativa është që 26 anëtarët e tjerë të grumbullojnë burime, raporton FT, duke cituar burime që kanë dijeni mbi bisedimet për atë që një nga burimet e quajti "plan B". Diplomatët po diskutojnë privatisht "fizibilitetin dhe detajet teknike" të një lëvizjeje të tillë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u kërkoi liderëve të vendeve anëtare që të "mbështesin me kokëfortësi" Ukrainën për hir të unitetit të bllokut pas takimit ministror.

Ministri hungarez për çështjet e BE-së, Janos Boka, thotë se qeveria e tij nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrim. Ai pretendoi se marrëveshja e përfolur për fondet e ngrira do të përbënte "shantazh politik jo nga Hungaria, por kundër Hungarisë" nga Brukseli.

Megjithatë, ai shtoi se ishte e mundur që të jepej ndihmë jashtë buxhetit të BE-së. Kjo do të përfshinte “kontributet e shteteve anëtare, garancitë e ndërsjella të shteteve anëtare, një periudhë planifikimi shumë më të shkurtër prej një viti në vend të katër viteve” dhe do të ishte “nën udhëheqjen e qartë politike të shteteve anëtare”.

Budapesti ka argumentuar se dhjetëra miliarda dollarë dhe euro të derdhura në Ukrainë nga donatorët perëndimorë nuk kanë arritur t'i japin fund gjakderdhjes. Ndërkohë që apeli i Ukrainës për mbështetje financiare së vjen e shtohet, qeveria hungareze ka kërkuar që në vend të mbështetjes financiare, vendet europiane t’i bëjnë presion Kievit dhe Moskës për bisedime paqeje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.