Impotenti që qeveris Shqipërinë

Postuar në 07 Nëntor, 2023 01:52

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shfaqur mbrëmë në një intervistë për Bruno Vespën përmes së cilës ka sqaruar se çfarë është marrëveshja për emigrantët dhe qendrën e Shëngjinit. 

Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithëve ne shqiptarëve kundrejt Italisë dhe kur Italia na kërkon të japim një dorë, edhe pse ne nuk mund të zgjidhim problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar të japim një dorë

citohet Rama. 
Po cilët ka sqaruar ky zotëri? Italianët? Brunon? Apo Melonin? 
Po shqiptarët kush i sqaron? Kush ua thotë se çfarë po bëhet me vendin e tyre? Edi Rama në italisht? Ua thotë kroato- veneciano- e të tjerë i Durrësit? Ndoshta mund të tingëllojë fyese kjo qasje – nëse ky njeri fyhet ende – por një kryeministër duhet të deklarojë zyrtarisht se çfarë po bën. Kaq komplekse paska ky lumëmadhi? Nuk mund të jetë marketing politik edhe një vendim i tillë.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Ke lene pas nje pjese te paragrafit te cituar, qe per mua tregon gjithe esencen e qenies "kryeministrer":
"Faleminderit për ftesën! Është përherë një kënaqësi dhe nder të jem te ju."
Kjo fraze i thote te gjitha!

Submitted by @ (not verified) on

Per te qene te sinqerte Meloni dhe Salvini kane bere shume kundra shqiptareve dhe i kane perdorur ato si mish per top per perfitimet e tyre politike keshtuqe asgje nuk i detyrohemi ketyre sharlataneve qe kerkojne te nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve e per kete kane gjetur kete gagarelin tone qe i pelqen te ngrefet si kendesi drekave e darkave apo televizioneve sidomos atyre te huaja. Ne fakt me iranianet u tregua i paafte sepse perzuri si diplomatet ashtu edhe disidentet e strehuar ne Manez. Rama nuk e ka per gje te beje pazare idiote vetem e vetem per ca shkelqim mediatik. Ai nuk arrin te kontrolloje kete deshire te papermbajtur patologjike per tu ngjitur ne cdo lloj pulpiti qofte dhe ai i turpit ai i budallallekut.

Submitted by Aqif (not verified) on

Ne rradhe te pare Skenderbeu yne duhet te hyje ne marreveshje me Mark Frrokun e Ndue Rrokat e tjere se kush e ka xan token qe do te rrethohen refugjatet dhe, a kan me ia dhan besen rrokat e frrokat ktyne mos me i dorzu ke Melloni?

Po refugjateve shqiptare ne France, UK e Alemania si do t,,'iu veje halli? Ku do t'i dergojne? Ne ishullin e Benit te Blushajve dhe Shuteriqeve?
Se wallahi Bil'lahi ky Beni koka ken orakull qe ene shamaneve dhe shawomanave te Afrikes ua kaloi me profecite e tija. I ka bo Gj Metat dhe Ellvis Presley Naqat me u dhi nta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.