Portugalia nuk do t’u japë më shtetësi hebrejve sefardikë

Postuar në 18 Tetor, 2023 15:18

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projekt-ligj që i jep fund ligjit të shtetësisë për pasardhësit e hebrenjve sefardikë (diaspora hebreje në Gadishullin Iberik) që u dëbuan gjatë Inkuizicionit Spanjoll.

Projektligji, i cili mund të hyjë në fuqi më 1 janar, kaloi në diskutimin e parë me mbështetjen e Partisë Socialiste në pushtet pas një debati të ashpër. Më pas do të rishikohet dhe do të amendohet nga Komisioni i Parlamentit për Çështjet Kushtetuese, të Drejtat, Liritë dhe Garancitë.

Ministrja portugeze e Drejtësisë e cilësoi këtë ligj "detyrë dëmshpërblimi historik", raporton Time of Israel.

Sipas shifrave të fundit, rreth 262 000 individë kishin aplikuar për natyralizim sipas ligjit deri në fund të vitit 2022, dhe rreth 75 000 iu dha shtetësia. Që nga hyrja në fuqi e rregulloreve më të rrepta në shtator 2022, mbi 74 000 aplikuan vitin e kaluar. Gati 21 000 aplikantë ishin shtetas izraelitë, siç theksohet nga statistikat e Shërbimit Portugez të Emigracionit dhe Kufirit.

Ndryshe nga versioni spanjoll, ligji i Portugalisë për shtetësinë është më pak i rreptë dhe kërkon vetëm një dosje të pastër dhe certifikatë të verifikueshme të prejardhjes sefardike, e garantuar zakonisht nga komunitetet kryesore hebreje në Lisbonë ose Porto.

Historia e hebrenjve sefardikë në Portugali daton në fillim të shekullit XIV, kur ata u dëbuan për herë të parë nga Franca. Komuniteti fillimisht u vendos në Gadishullin Iberik (Portugalia dhe Spanja e sotme), por më vonë u detyruan të largoheshin kur monarkët katolikë të vendit lëshuan dekretin e dëbimit të tyre më 31 mars 1492.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.