Ekstremi i djathtë rritet edhe në Gjermaninë Perëndimore

Postuar në 10 Tetor, 2023 16:18

Zgjedhjet rajonale të së dielës në Bavari dhe Hesse, në Gjermani, treguan një rritje të ndjeshme të ekstremit të djathtë. AfD u rendit e dyta me 18.4% në Hesse dhe e treta me 14.6% në Bavari. Numri i votave që AfD mblodhi në këto zgjedhje tregon një rritje me mbi 4 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2018. AfD është konsideruar një parti ku grumbulloheshin kryesisht votuesit e lindjes postkomuniste, por kjo rritje provon se ekstremi i djathtë nuk po dështon në Gjermaninë perëndimore. Rezultati në Hesse është më i miri që AfD ka marrë ndonjëherë në perëndim të Gjermanisë dhe ka ngritur shumë pikëpyetje për një trend të ngjashëm në të gjithë vendin.

Një sondazh i kryer ditën e zgjedhjeve tregoi se 79% e votuesve të AfD-së deklaruan se vota e tyre ishte një mesazh për qeverinë federale. Kjo e fundit përbëhet nga socialdemokratët e qendrës së majtë, të Blertët dhe Demokratët e Lirë.

Çështja më e rëndësishme për votuesit e AfD-së janë politikat e emigracionit. 92% e mbështetësve të AfD-së në Hesse kanë deklaruar në sondazh se “votova AfD sepse dua që qeveria të ndërrojë kursin në politikat e azilit”.

Pse ekstremi i djathtë po fiton terren në Gjermani, vendin që ka mirëpritur numrin më të madh të emigrantëve në Europë?

Studimet kanë treguar se votuesit e djathtë në Gjermani janë pesimistë për ndryshimet që po pëson popullata dhe i druhen humbjes së statusit të tyre social.

Rreth 92 për qind thonë se janë të shqetësuar për rritjen e krimit dhe 93 për qind besojnë se ka "shumë të huaj".

Politologia Julia Reuschenbach thotë për Der Spiegel se AfD përfiton nga frikëra të tilla.

“Funksionarët e partisë flasin rregullisht për rreziqet e supozuara të jashtme që do të përshpejtonin humbjen e statusit social për individët, si migrimi, Bashkimi Evropian ose Partia e Gjelbër, e cila pretendohet se po kërkon të shkatërrojë Gjermaninë”, tha Reuschenbach.

Në çdo rast, AfD-ja, me këto zgjedhje mori konfirmimin se strategjia e saj ka qenë e duhura. Duke pasur parasysh forcën e re të partisë në Perëndim, liderja Alice Weidel la të kuptohet se e sheh partinë e saj në qeverinë federale pas zgjedhjeve kombëtare në 2025.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Ekstremi i djathte aty ka qene. Nuk besoj se ka ndodhur ndonje mutacion gjenetik ne kombin gjerman pas luftes se dyte boterore. Kombi gjerman para lufterave boterore nuk njihej si komb luftarak i dhunshem (megjithese nje red flag ishte pushtimi perkohshem i Parisit ne 1871); ai njihej si komb te urtesh, filozofesh, shkencetaresh, kompozitoresh...! Kur befas u be protagonisti i dy lufterave me te medha dhe te tmerrshme qe ka njohur historia njerezore (me duket se edhe genocidin e pare , me perkufizim, e kane bere po gjermanet ne Namibi).
Ashtu si individeve, nuk u besoj kombeve qe bejne kapercime kaq te skajshme ne sjellje.
Mos ushqeje kush iluzione. Nuk mund te kete me shume neonaziste ne USA bie fjala, se ne Gjermani; madje me shume se gjithe neonazistet e pjeses tjeter te botes marre se bashku. Ne gjermani, me shume se ne cdo vend tjeter te botes, ekstremi i djathte eshte nje gjendje shume e qendrushme mendore. Nuk duket se shume aspekte te shprehjes se kesaj ndjenjeje jane te ndaluara me ligj dhe denohen.
Me shume se ne cdo gje tjeter, kjo duket ne menyren jokonvecionale sesi e shprehin racizmin gjermanet e sotem; eshte nje fenomen endemik, tipik gjerman, pikerisht prej rrethanes se kaluar historike.
E ketu nuk e kam fjalen per keta qe shkruan artikulli dhe dalin haptaz. Keta jane pakice. Keta jane ajo mase e presionit qe del nga valvula e sigurise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.