Kina mund të jetë sfidë, por jo armike

Postuar në 11 Shtator, 2023 14:16

Për Britaninë, Kina nuk është armik, por një sfidë. Kemi Badenoch, ministër për Bznesin dhe Tregtinë në kabinetin britanik, thotë se me gjigantin aziatik duhet diplomaci. Komentet e bëra nga Kemi Badenoch për Sky News vijnë pas dyshimeve se një nga anëtarët e ekipit të studimeve parlamentare ka spiunuar për llogari të Pekinit. Badenoch e bëri këtë deklaratë vetëm pak ditë pasi deputetët konservatorë i kërkuan qeverisë britanike të ashpërsojë qasjen ndaj Pekinit pas pretendimeve të fundit për ndikim. Disa po përsërisin kërkesën e tyre të kahershme që Mbretëria e Bashkuar ta fusë Kinën në listën e vendeve që përbëjnë "kërcënim" për Britaninë.

Ne sigurisht që nuk duhet ta përshkruajmë Kinën si armik, por ne mund ta përshkruajmë atë si një sfidë

Unë nuk mendoj se duhet të jemi të pakujdesshëm sa i përket mënyrës se si flasim për vendet e tjera

Sunday Times raportoi fundjavën e shkuar se një studiues parlamentar me lidhje me disa deputetë të lartë konservatorë, duke përfshirë kryetaren e komitetit të punëve të jashtme Alicia Kearns dhe ministrin e Sigurisë Tom Tughenhat, u arrestua në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare në mars.

Kina ndërkohë ka hedhur poshtë çdo pretendim, duke i cilësuar “shpifje keqdashëse”.

Ambasada kineze në Britaninë e Madhe tha: “Pretendimi se Kina dyshohet për ‘vjedhjen e inteligjencës britanike’ është krejtësisht sajesë dhe asgjë tjetër veç shpifje keqdashëse. Ne e kundërshtojmë me vendosmëri atë dhe u bëjmë thirrje palëve përkatëse në Mbretërinë e Bashkuar që të ndalojnë manipulimin e tyre politik kundër Kinës dhe të ndalojnë farsa të tilla politike të vetëinskenuara”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.