Zgjedhjet në veri, Kurti anashkalon sugjerimet e BE-së. Ndjek rrugën ligjore

Postuar në 01 Gusht, 2023 16:03

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do të largohen përmes një iniciative qytetare. Qeveria e Kosovës ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Vendimi është marrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila ka caktuar një grup pune që do të hartojë Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave. Data 1 shtator është caktuar si afati i fundit për përfundimin e këtij udhëzimi. 

Vendimi vjen vetëm pak kohë pasi Bashkimi Evropian (BE) u shpreh hapur se preferon dorëheqjen e kryetarëve si një rrugë më të shpejtë drejt zgjedhjeve të reja. Por kryeministri Kurti ka lënë të kuptohet se zgjedhjet do të mbahen vetëm pas heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat mbeten ende në fuqi. 

Kosova nuk duhet t’i shpallë zgjedhje në veri pa u hequr sanksionet nga BE-ja”, është shprehur zv.kryeministri Besnik Bislimi pak ditë më parë.

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme për përgatitjen e bazës ligjore, mbi të cilën do të bëhet organizimi i zgjedhjeve të reja, por nuk ka saktësuar cili do të jetë hapi i radhës pas hartimit të udhëzimit administrativ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.