Kërkesa e parë për liçencën e mishit të kultivuar

Postuar në 28 Korrik, 2023 15:44

Një kompani izraelite pret dritën jeshile të Zyrës Federale të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (USAV) në Zvicër për të prodhuar mishin e parë sintetik, që e ka origjinën në tokën europiane.

Aleph Farms ka dorëzuar dosjen në Zvicër, në pritje të lançimit të produkteve të saj edhe në Singapor dhe Izrael.

Zinxhiri më i madh zviceran i shitjes me pakicë, Migros, ka marrëveshje me disa kompani, mes të cilave American SuperMeat Aleph Farms. Qendra e parë e prodhimit është gati në Zyrih, çka do të thotë që kushtet janë që mishi i kultivuar të arrijë në restorante dhe më pas në supermarketet zvicerane pas një viti.

Sipas një sondazhi, të cilit i referohet Il Fatto Alimentare, 74% e konsumatorëve janë gatshëm të shijojnë produktet e reja, si për kuriozitet ashtu edhe për të kontribuar, me sjellje personale, në uljen e ndikimit në mjedis të mishit me bazë shtazore.

Sipas Seth Roberts, i Institutit të Ushqimit të mirë në Evropë, “pasi produkti të miratohet nga rregullatorët, konsumatorët do të mund të shijojnë pjatat e tyre të preferuara me mish, të bëra në një mënyrë që mund të zvogëlojë emetimet në ndryshimin e klimës dhe të krijojë hapësirë ​​për bujqësi më të qëndrueshme. Mishi i kultivuar përfaqëson një mundësi të madhe për Zvicrën që të forcojë sigurinë e saj ushqimore dhe të krijojë vende pune për të ardhmen, duke e pozicionuar veten si një qendër e inovacionit ushqimor”.

Ka një arsye pse dosja mbërriti në Bernë dhe jo në Bruksel. Evropa po reagon ngadalë ndaj kërkesave që vijnë nga kompanitë dhe bizneset e reja për produkte të tilla. Edhe pse ka pasur shtete si Holanda dhe Spanja që po investojnë shumë në sektorin e mishit të kultivuar, EFSA nuk ka zbuluar ende protokollet e nevojshme për miratim, duke paralizuar efektivisht të gjithë sektorin.

Ndërsa Zvicra, e cila kërkon po ashtu të dhëna të detajuara dhe statistikisht të forta si BE-ja përpara se të japë miratimin për një ushqim të ri, ka ofruar modele shumë të qarta për aplikimin e autorizimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.