Zvicer

Kërkesa e parë për liçencën e mishit të kultivuar

Postuar në 28 Korrik, 2023 15:44

Një kompani izraelite pret dritën jeshile të Zyrës Federale të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (USAV) në Zvicër për të prodhuar mishin e parë sintetik, që e ka origjinën në tokën europiane.

Aleph Farms ka dorëzuar dosjen në Zvicër, në pritje të lançimit të produkteve të saj edhe në Singapor dhe Izrael.

I akuzuar zyrtarisht se donte të vriste Aleksandër Vuçiç

Postuar në 22 Janar, 2022 00:39

Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, ka deklaruar se shërbimet sekrete kanë marrë informacione për përgatitjen e një tentative për vrasjen e presidentit, Aleksander Vuçiç. 

Zvicra miraton kapsulën e vdekjes

Postuar në 07 Dhjetor, 2021 15:16

Një pajisje që lehtëson vdekjen në rastet e vetëvrasjes së asistuar është miratuar në Zvicër.  Sarco Suicide Pod është një kapsulë portative e ngjashme me arkivolin dhe me dritare. Metodat konvencionale të vetëvrasjes së asistuar deri tani përfshinin një substancë kimike. Shpikësi Philip Nitschke i Exit International thotë se kapsula i jep mundësinë personit që ka vendosur t’i japë fund jetës ta bëjë këtë në një mënyrë sa më të paqtë.

Dy ekipe zvicerane parashikojnë fitoren e Trump. Parashikuan saktë edhe më 2016-ën

Postuar në 01 Nëntor, 2020 21:38

Dy ekipe kërkuesish në Zvicër deklarojnë se sipas modeleve të të dhënave që ata përdorin, Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA. Ekipet në fjalë parashikuan përkundër shumë të tjerëve fitoren e Trump edhe në vitin 2016, ndërkohë që aktualisht sondazhet favorizojnë rivalin e Trump, Joe Biden.

Zvicër, zhvillohet një pajisje që gjurmon përqendrim virusesh në ajër

Postuar në 21 Prill, 2020 21:17

Në Zvicër pretendojnë se kanë zhvilluar një biosensor që gjurmon përqendrim në ajër të CoVid-19. Biosensorët përdorin receptorë që përmban “gjurmë gishtash” të ARN-së që janë unike në çdo virus.

Shanset për qiramarrje sipas mbiemrit. Në Zvicër penalizohen kosovarët dhe turqit

Postuar në 10 Qershor, 2019 16:52

Mbiemri çon në paragjykime dhe më tej të kushtëzon akomodimin me shtëpi.

Në supermarketet e Zvicrës, ushqimet e para me bazë insektesh (Video)

Postuar në 14 Gusht, 2017 20:36

Në raftet e shumë supermarketeve në Zvicër nga 21 Gushti  në dispozicion të klientëve do të vihen produktet e para që kanë si bazë të tyre  insektet. Bëhet fjalë për Burger që përmbanjë insekte me bazë miellin, krimba orizi, perime dhe erëza, por edhe insekte makaronash. 
Siç shpjegoi zëdhënësi i Agjencisë Federale të Sigurisë së Ushqimit Zvicra është vendi i parë në Evropë që lejon konsumin e insekteve. Nga 1 maji në Zvicër hahet dy lloje  insektesh, karkalecat, dhe krimbat e miellit. 

Ndalimi i shamisë për gratë myslimane, në Zvicër nis mbledhja e firmave për referendum

Postuar në 27 Shtator, 2016 17:42

Dhoma e ulët e parlamentit zviceran miratoi me një votë diferencë ndalimin e shamisë për gratë myslimane. 88 deputetë, anëtarë të Dhomës së Ulët i thanë “po” kësaj nisme, 87 votuan kundër, ndërsa 10 abstenuan.

Por fati i këti ligji varet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit që mësohet se është në shumicë kundër kësaj mase, me argumentin se mbulimi i grave për arsye të besimit fetar është kufizuar ndjeshëm në zvicër. Deri më tani, ndalimi i burkës dhe hixhabit aplikohet vetëm në kantonin Ticino.

Lufta kundër trafikantëve, në shtator fillon sulmi i përbashkët i Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:28

Agjensia e lajmeve AFP nraporton se Zvicra, Gjermania dhe Italia do të nisin në muajin shtator një njësi të përbashkët të ndërhyrjes ngarkuar për të zbuluar dhe kapur rrjetet e trafikantëve që dërgojnë refugjatët dhe imigrantët në Evropë. “Planifikimi i kësaj njësie ndërhyrjeje dhe mënyrat e bashkëpunimit zgjasin që prej disa muajsh”, theksoi një zëdhënëse e Zyrës federale zvicerane të policisë, (Fedpol), Cathy Maret. “Punimet në terren do të fillojnë gjatë muajit shtator.

Pages

Subscribe to RSS - Zvicer