Hungaria bllokon financimin ushtarak të Ukrainës për shkak të bankës "OTP"

Postuar në 21 Korrik, 2023 14:11

Propozimi i fundit europian për krijimin e një fondi rezervë financimi për Ukrainën është bllokuar nga Hungaria. Mediat raportuan se ideja është që të disbursohen 5 miliardë euro në vit për një periudhë katër vjeçare, në mënyrë që Ukraina të ketë sponsorizim për rezervat ushtarake në kuotën e 20 miliardë eurove.

Por gjatë një diskutimi në nivel ministrash të BE-së, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto është shprehur se vendi i tij nuk do të lejojë që një fond i tillë të miratohet, derisa Ukraina të heqë nga lista e vet e “sponsorëve të luftës”, bankën OTP.

Unionit i mbetet kohë deri në tetor, kur është samiti i radhës i liderëve të vendeve anëtare që të zgjidhin problemin me Hungarinë, që në të vërtetë i ka bërë thirrje Ukrainës të ndalë luftën. Hungaria po ashtu ka qenë kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka sugjeruar një qasje më të ekuilibruar në kontekstin e një konflikti që po zgjat më shumë se një vit e gjysmë.

Comments

Submitted by Ergys (not verified) on

Perfshirja e OTP ne listen e "sponsoreve te luftes" nga Ukraina para disa muajsh nuk u permend fare ne gazetat shqiptare dhe u shoqerua me nje fushate propagandistike. Per mire a keq, OTP nuk eshte e vetmja qe operon ne tregun rus.
Ajo qe dihet tashme eshte qe ata 20 miliarde euro cash he per he nuk do vene ne Ukraine, dhe mbase rraketat e furnitorit gjigand he per he nuk do paguhen. Po gjithsesi fundi do jete i njejte.
Ruse dhe ukrainas do luftojne, europa do paguaje e do ngrohet me pak, kompanite amerikane te armeve do fitojne

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.