Vulin shpallet non grata në SHBA

Postuar në 11 Korrik, 2023 19:47

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Vulin akuzohet për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.

Zyra e Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja tha se Vulin e ka përdorur autoritetin e tij publik për të ndihmuar tregtarin serb të armëve të sanksionuar nga SHBA, Slobodan Tesiç, të lëvizte dërgesat e paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë. Njëkohësisht, Vulin akuzohet edhe për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës.

Vulin u emërua shef i inteligjencës serbe vitin e kaluar.

Ai ka shërbyer më parë si ministër i Brendshëm i Serbisë. Si i tillë, ai vizitoi Moskën gushtin e kaluar, një vizitë e rrallë nga një zyrtar shtetëror evropian që nënvizoi refuzimin e Beogradit për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i cili citohet nga AP, tha se SHBA "do të vazhdojë të bëjë përgjegjës ata që çojnë përpara axhendën e tyre politike dhe përfitimet personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe avancojnë aktivitetet keqdashëse të Rusisë në Serbi dhe rajon".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.