Edhe ish-kreu i KE del kundër emigrantëve

Postuar në 09 Korrik, 2023 16:01

Politika në Poloni nuk është dhe aq e ndarë në qëndrimin ndaj emigrantëve. Si partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet, ashtu edhe opozita centriste e udhëhequr nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e kanë përfshirë emigracionin në retorikën e tyre politike përpara zgjedhjeve parlamentare të kësaj vjeshte.

PiS dhe qeveria e saj kanë dalë kundër marrëveshjes më të re që BE-ja ka hartuar për emigracionin në Europë. Qëndrimi zyrtar i Polonisë si vend anëtar solli zemërimin e shumicës së homologëve të saj si dhe Komisionit Evropian. Lideri i PiS, Jarosław Kaczyński, bëri thirrje për një referendum për këtë çështje që do të mbahet së bashku me zgjedhjet.

Ne nuk do të pajtohemi me këtë. Populli i Polonisë gjithashtu nuk pajtohet me këtë”, tha Kaczyński gjatë një mitingu të shtunën, duke iu referuar planit të zhvendosjes së BE-së.

Qëndrimi i PiS mbi marrvëshjen e BE-së duket më shumë si një përpjekje për të riprodhuar skenarin që e ndihmoi të merrte pushtetin në zgjedhjet e mbajtura gjatë kulmit të krizës së migracionit të BE-së në vitin 2015.

Në atë kohë, Kaczyński deklaroi se emigrantët që vinin në Evropë mbanin “të gjitha llojet e parazitëve”. Në opozitë në atë kohë, ai kritikonte qeverinë e udhëhequr nga partia Platforma Qytetare e Donald Tusk, për pranimin e azilkërkuesve sipas planit të BE-së.

Por kësaj radhe, edhe vetë Tusk po përdor gjuhën e kundërshtarit.

Në një seri videosh në mediat sociale, që janë bërë virale në Poloni, Tusk paralajmëron se PiS po përpiqet të shpërqendrojë publikun, duke denoncuar planin e migracionit të BE-së, ndërkohë që po u hap derën e Polonisë vendet myslimane.

Duke iu referuar trazirave që përfshinë Francën, Tusk thotë se Kaczyński po “përgatit një dokument që do të lejojë edhe më shumë njerëz të vijnë nga vende si Arabia Saudite, India, Republika Islamike e Iranit, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria dhe Republika Islamike e Pakistani.

Tusk e akuzon qeverinë për sjelljen e 130 000 njerëzve nga ato vende vitin e kaluar, 50 herë më shumë se kur partia e Tusk ishte në pushtet në 2015.

Pse Kaczyński po i sulmon të huajt dhe emigrantët, ndërkohë që planifikon t’u hapë derën qindra mijëra prej tyre të hyjnë në të njëjtën kohë? Ndoshta sepse ai dëshiron një konflikt të brendshëm dhe synon t’i bëjë qytetarët polakë të kenë frikë, sepse atëherë është më e lehtë për të të sundojë”, citohet Tusk nga Politico.

Tusk po ndjek modelin e të tjerë politikanëve të qendrës së djathtë në Evropë, të cilët po e përdorin frikën që krijohet në popull nga rritja e emigracionit, si një mënyrë për të konkurruar me rivalët populistë.

Videot e Donald Tusk kanë prekur një plagë të re në Poloni, atë të ndryshimit demografik.

Deri pak vite më parë, Polonia ishte një nga vendet më homogjene në Evropë. Një dekadë më parë vetëm 0.3 për qind e atyre që jetonin në Poloni kishin lindur jashtë vendit. Vetëm pak vite më parë, një fytyrë jo e bardhë në rrugët e Polonisë do të bënte të ktheheshin shumë koka. Tani kjo nuk ndodh më.

Polonia, gjithnjë e më e pasur, po kthehet në magnet për emigrantët. Ajo strehon mbi një milion refugjatë ukrainas, që u janë shtuar qindra mijërave që jetonin në Poloni para luftës. Rreth 6.5 për qind e atyre që punojnë në Poloni janë të huaj.

Edhe pse PiS përdor shpesh gjuhë kundër emigracionit, ka qenë ajo që ka mbikëqyrur një shpërthim të diversitetit në Poloni.

Përgjatë viteve të fundi, aksesi i të huajve është lehrtësuar edhe përmes vizave të punës. Rekordi ishte në vitn 2021, kur përmes kësaj vize u pranuan në vend 500 000 mijë të huaj, 24 për qind më shumë se në 2020 dhe tetë herë më shumë se 2015.

Tjetër shkak që e detyron qeverinë të lëshojë pe përballë emigracionit është plakja e popullsisë.

Në prill të këtij viti kishte vetëm 21 000 lindje, totali më i ulët mujor i regjistruar ndonjëherë. Projeksionet e Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore e shohin popullsinë të tkurret nga 38 milionë tani në 33 milionë në 2050 dhe 28 milionë në 2080.

Ekonomia e fuqishme e vendit ka nevojë për punëtorë që të vazhdojë të rritet, kjo është arsyeja pse PiS është nën presion për të lejuar emigrantët – gjë që do të vlejë edhe për qeveritë e ardhshme.

Pas bujës që pasoi videon e tij të parë, Tusk u tërhoq pak. Në një tjetër ai tha: “Ne kemi nevojë për një politikë në të cilën të gjithë, pavarësisht nga vendi i lindjes, feja, ngjyra e lëkurës apo botëkuptimi i tyre, gëzojnë respekt dhe të drejta të plota”.

Por ai vijon ende të kundërshtojë rritjen e migrimit nga vendet myslimane dhe Afrika.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.