Xiongnu, Perandoria që theu rregullat e ekspansionit

Postuar në 07 Korrik, 2023 16:47

7000 varre në Mongoli, Kinë dhe Rusi, janë shenja kryesore e mbetur nga perandoria Xiongnu, një njësi politike mongole e shekullit të tretë p.e.s. bashkëkohëse e Romës dhe Egjiptit, por me një karakteristikë të veçantë: ekspansionin e një lloji unik. Në një shkrim të publikuar së fundmi, perandoria e parë mongole që i parapriu Genghis Khanit me 1 300 vjet, konsiderohet si Perandoria e parë aziatike nomadike. Ajo zgjati për 300 vjet, pa ndërtuar qytete, por me burokraci të centralizuar, me një sistem shkrimi dhe kapacitete organizative të mobilizimit të fermerëve për të prodhuar ushqimin.

Të dhënat po vijnë edhe nga kronikat kineze, gjenetika, pasi siç ndodh me qytetërimet nomadike, ato nuk gjurmohen dot nga arkeologjia. Kronikat kineze flasin për kalorës që sulmojnë dhe grabisin që i përkisnin një “konfederate të vogël grupeve blegtorësh që drejtoheshin nga disa luftëtarë nomadë". Është perandoria mongole e Xiongnu që detyroi kinezët të ndërtonin Murin e Madh.

Interesi mbi këtë entitet është hetergjeniteti etnik i saj, që megjithatë nuk ndaloi dot organizimin qendror duke ofruar ta zëmë zgjidhje inteligjente për krijimin e kohezionit social. Përfaqësues të elitave dërgoheshin në periferi si ambasadorë për të kryer integrimin në shtet.

Kjo duhet të ketë qenë një perandori e organizuar rreth popullsive në lëvizje. Elitat Xiongnu ishin politikanë të zgjuar, delegonin pushtet për të mbajtur perandorinë në këmbë

citohet Bryan Miller nga universiteti i Michigan.

Xehtarë të mirë dhe madje inovatorë që përçuan dijet e tyre në rajon, Xiongnu vijon të befasojë pasi me mungesën e të dhënave ajo nuk lidhet dot me një rindërtim të qëndrueshëm dhe koherent për strukturën dhe funksionimin e saj. Në planin genetik është zbuluar se rreth 2 200 vjet më parë dy popullsi të dallueshme blegtorësh mongolë ngjizën popullsinë Xiongnu, njëra nga lindja e tjetra nga Perëndimi i Mongolisë. Kontribute genetike ka nga Ukraina dhe nga Kina perandorake.

Kryeqyteti quhej Longcheng dhe është krejt ndryshe nga kryeqytetet e tjera. Chanyu, ishte titulli i liderit kryesor: Biri i Parajsës. Por Longcheng nuk jep të dhëna monumantale. Ai ishte një vend takimi sezonal për njerëzit që mandej niseshin në periferi dhe qendra të tjera. 

Qytetërimet nomadike, që mund të quhen edhe a-arkeologjike kanë tërhequr vëmendje të madhe për shkak të atipizmit të tyre, pasi qytetërimi i tyre bie jashtë rrezer tradicionale të asaj që mendojmë qytetërim e që lidhet me monumentalitetin. Në fakt termi i gjetur për “qyetërimin tradicional” është Qytetërim Inxhinierik, pasi gjurma kryesore e tyre konsiston tek arkitektura dhe ndërtimi, i çfarëdo lloji. Me këto lidhet edhe shkëlqimi i tyre, madhështia dhe fuqia politike.

Mirëpo ka qytetërime jo Inxhinierike që megjithatë kanë dhënë modele qeverisjeje dhe administrimi e që për këtë duhet të inkuadrohen në rrjedhën e historiografisë që vuan nga defiçiti arkeologjik. Një rast i debatuar pikërisht për këtë temë ishte në Izrael, ku qytetërimi rindërtohet mbi atë që quhet arkeologjia biblike, por që si disiplinë e kulturës materiale në fund të fundit, me përkufizim metodologjik privon rindërtimin historiografik nga integriteti i të tërës. Janë shembuj se qytetërimet, organizimet, edhe të mëdha dhe komplekse, nuk lënë gjurmët që jemi mësuar të kërkojmë.

s.zaimi 

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Hsiong Niu, shpesh te konsideruar si te ngjashem me Hunet ( mbase nga emri), jane nder te paret ne vargun e qyteterimeve nomadike ne veri te Kines, qe ishin argument kryesor per ndertimine Murit te Madh. Nuk duhen konsideruar "mongole" apo pararendes politike apo gjenetike te "mongoleve", sidomos te Genghis Khanit, vetem per faktin qe u zhvilluan ne territorin e njohur me pas si i mongoleve.
Federata e fundit klanore e ardhur nga veriu i Kines me kuaj, e suksesshme ne marrjen e pushtetit, ishin Mançute, dinastia Çing, qe e mbajten ate deri ne vitin 1912,

Ne mund te quhen "qyteterim", apo ky emertim jepet per konsiderata antropologjike, kjo ha debat, pasi edhe ne rastet e suksesit, kur pushtonin vendet fqinje, kryesisht Kinen, jane asimiluar. Jane studiuar gjeresisht nga historiografia dhe arkeologjia sovjetike, kuptohet per nevojat ideologjike te kohes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.