Raporti i KE-së: Koha kur demokracia liberale ishte modeli i vetvetishëm i zgjedhjes ka mbaruar

Postuar në 07 Korrik, 2023 00:16

Komisioni Europian ka publikuar raportin vjetor të parashikimit përmes të cilit zbulon edhe rreziqet ndaj të cilit ekspozohet. Mediat kanë vënë në dukje faktin se BE-ja ka sjellë në vëmendje gjeopolitikën e re globale, brenda së cilës definohet edhe roli i saj. Bota sot ndahet mes Perëndimit nga njëra anë dhe Kinës nga tjetra, në garën për të tubuar rreth vetes vender në zhvillim. 

Nga ana tjetër, BE-ja ka pranuar se aktualisht modeli perëndimor i demokracisë liberale është sfiduar ndjeshëm. 

Koha kur demokracia liberale ishte modeli i vetvetishëm i zgjedhjes ka mbaruar

është shprehur numri dy i KE-së, Maroš Šefčovič. 

Si një bllok apo hapësirë që po i rri ende larg tundimit për t’u shndërruar në një lloj federate ekzekutive të përqendruar, BE-ja ka përgjegjësinë dhe rolin qendror në konservimin e këtij modeli, por mesazhet e saj janë kontradiktore dhe me pasoja.

Zëvendësimi i demokracisë me stabilokracinë është politikë e jashtme e unionit që ka kohë që nuk është më aq ekzigjent për demokracinë që duket se po e merr të mirëqenë. Po ashtu, raporti vë në dukje se aktualisht demokracia kërcënohet edhe brenda vetë BE-së, nisir nga rritja e peshës së partive populiste. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.