Më keq nuk bëhet/Në Kosovë i mbyllën derën, në Beograd ia përplasin në fytyrë

Postuar në 07 Korrik, 2023 22:10

Turi ballkanik i kryeministrit Rama ka përfunduar me një lloj incidenti. Në fund të konferencës për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, z. Rama është shprehur ndër të tjera se: 

Draftstatutin ia kam dërguar Francës dhe Gjermanisë si “kumbarë të marrëveshjes”. 

Koha Ditore e zbardh kështu përgjigjen e Vuçiç: 

Të vetmit kompetentë për ta paraqitur statut nuk janë kurrfarë kumbarësh, kurrfarë France e Gjermanie, e as kushdo tjetër, por ekipi menaxhues serb, në përputhje me marrëveshjen e parë të Brukselit dhe gjithë ato që janë arritur deri në gusht të 2015-s. Nuk ekziston askush tjetër, në kuadër të rregulloreve ligjore që është i obliguar që të paraqes draftstatut dhe që është i obliguar të marrë pjesë në gjithë procesin e hartimit të statutit jashtë ekipit menaxhues serb. Kjo është e gjitha, nuk do të vazhdojmë të flasim sonte...

Rama iu përgjigj:

Jo, ata janë kumbarë të planit franko-gjerman, jo të statutit. Kancelari gjerman dhe president francez janë kumbarë të planit franko-gjerman ngase ky është plan që buron nga Franca e Gjermania, nuk e ka nxjerrë Serbia draftin e këtij plani pasi që është fjala për propozimin e draftit të statutit, përsëris, ai ishte vetëm një kontribut që është i drejtuar mbërritjes së një ndikimi pozitiv në këtë proces. Nuk e ka kurrfarë synimi tjetër dhe nuk ka kurrfarë kërkesa nga anash për të pranuar. Por konsideroj që, në rast se palët e interesuara për t’u marrë me të dhe ta lexojnë, atëherë do të gjejnë shumë arsye për ta pranuar, qoftë edhe pjesërisht.

Sërish fjalën e mori Vuçiqi:

Për këtë arsye në Serbi kumbarët i zgjedhim vetë dhe i ftojmë në pagëzime apo në dasma. Te ne kumbarë nuk quhen ata që ua imponojnë vendimet e caktuara...

Aludim i hidhur ky i fundit për implikimet mafioze të shqiptarëve dhe mendësinë e tyre për tutorialitet. 

Përtej kësaj përplasjeje që ia zhubros paketimin turit të zhurmshëm rajonal, del në planin politik se në Beograd e kanë dëgjuar z. Rama të njoftojë me kambana se ka dorëzuar një draft për Asocacionin, e kanë lënë ta vazhdojë këtë muhabet meqë atij i pëlqen dhe nuk prish punë, por në Beograd i kanë vënë kufirin te thana për t’i thënë se statutin e propozojmë Ne. Kjo provon se publikisht ndërmjetësimit të z. Rama i është thënë ‘Jo’. 

Së dyti, incidenti që mund të shmangej, tregon se z. Rama, pavarësisht se çfarë do të tregojë, nuk e njeh mirë në aspektin kulturor dhe politik mjedisin serb, pikëpamjen serbe dhe mënyrën si konsumohet politika në Beograd, meqenëse ka mjaftuar një term që të shënohet si lajthitje. Vuçiç ka mbyllur konferencën duke treguar se kush është zot shtëpie, diçka që mesa duket u detyrua ta bëjë përballë gagarelit nga Tirana. Të cilit në Kosovë i mbyllën derën, në Beograd ia përplasën në fytyrë. Le të qeshë tani e të lëshojë lukuninë e gazetarëve të sqarojnë sesi qëndronte puna. Hidh edhe ca foto me gota vere me Vuçiç dhe mbylle këtë kapitull e hajde Tiranë e merru me Fushë -Krujën. 

s.zaimi

Comments

Submitted by X (not verified) on

Edi Rama merr persiper gjera qe kalojne shume kompetencat e tij! Ne Shqiperi ka moton "pertej te majtes e te djathtes" edhe pse vete perfaqeson vetem te majten, ne rajon ka moton "pertej Kosoves e Serbise" kur vete nuk mund te perfaqesoje as Kosoven! I llastuar tej mase nga miku Soros dhe miqte e tij ne perendim, Rama ka kaluar ne delir duket sikur humbet kontaktin me realitetin! Imagjinoni tani te na vije Vucic me nje platforme per zgjidhjen e problemit te konfliktit ne Fushe-Kruje!? Kesi budallalleqesh te ngjashme merr persiper Rama per zgjidhjen e problemeve te rajonit!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ju merreni me therrimet e bukes qe bien ne tavolinen e Rames. Ai eshte kolos kurse ju e mbushni diten duke e pergojuar, e duke u jargavitur, por jarget tuaja nuk e ndyjne dot ate se eshte shume lart. Jeni te mjere. Nuk e di me se do merreshit nese nuk do ishte Rama.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kurse ti thua shyqyr qe eshte Rama qe ti ke ç'te lepish, sa per mua do te ishte shume mire qe ky Edvin Rama te kishte vazhduar te merrej me zhgarravinat e zakonshme. Une per vete me siguri do te kisha gjetur ndonje gje me te dobishme per tu mare.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo. Zgjidhja jote e vetme ka qene dhe mbetet ti lepish b...then Zenit. Dhe ben shume mire. Une jam emigrant dhe ketu me kane bere te kuptoj se cdo njeri duhet te beje ate qe din te beje me mire. Rasti jot eshte rast suksesi. Ndoshta ke qene me fat se ke zgjedhur personin e duhur.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Noni, idiotizmi i takemit tuaj, emigrante ose jo, qendron ne faktin qe ne universin tuaj idiotesko - debilizues nuk mund te mbijetohet pa bythelepirje. Keshtu meqe ti mbijeton duke i lepire b----then Edvinit, une qe te kritikoj, pa tjeter duhet te lepij ndonje b-----the tjeter, qe ti per kollajllek e gjen tek Zeni. Ato perrallat qe ti je nga ata qe ke kuptuar si emigrant (se perse duhet ta kuptoje kete pasi te emigroje nuk kuptohet mire, por nejse, me nje si ty duhet me qene tolerant) se njeriu duhet te beje ate qe di te beje me mire mund t'ua tregosh nipave a mbesave nqs te ka dhene Zoti ndonje, perndryshe edhe Zahoja mjafton, do t'i behet qejfi shume qe babi ka kaq shume fans-a te devotshem.

Submitted by dori (not verified) on

Verehet nje nervozizem tek Vucic perhere kur ka prane Ramen, madje edhe ne situata relaksuese. Ky nervozizem nuk ka te beje me arsyen politike, por me gap-in kulturor mes tyre. Vucic eshte i vetedijshem per kete, ashtu sic eshte i vetedijshem se edhe publiku serb, publiku i ballkanit te hapur dhe nderkombetaret e vene re; kjo e ben ate nervoz. Per ta kompensuar kete disavantazh, ai reagon ne kete menyre te vrazhde, qe per ironi e thekson edhe me shume ate. Te njejten gje kam vene re edhe ne perballje me Albinin, kur ne pergjigje ndaj nje gazetari tha se "e ka te veshtire te komunikoje me te, se merret me filozofi"! Nje perpjekje e mjere per te ironizuar. I vetmi ngushellim per te eshte se perfaqeson nje shtet pak me te madh dhe me te forte.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Puthet me Vucic eshte tradhetar, zihet me Vucic dhe eshte per tu tallur. Kesaj i thone hip ne fik se te vrava, zbrit nga fiku se te vrava. Cfaredo qe te beje ju e dini perpara se te ndodhe qe eshte gabim. Per cdo gje qe ndodh dihet: fajin e ka "saliu."

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

JO Noni, perseri e ke gabim, sepse fiku nuk hyn fare ketu. Lali fiku eshte ne bashkine e Tiranes dhe hypen e zbret nga fiku si i do menderja. Ky Edvini qe thua ti nuk ka nevoje per fik fare se eshte trulesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.