“Kam frikë se gjërat kanë shkuar shumë larg”

Postuar në 22 Qershor, 2023 19:56

Asnjë sinjal për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën në veri të Kosovës.

Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë zhvilluar sot takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Ky i fundit, pas takimit, la të kuptohet se zgjidhja e krizës është larg.  

"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke shtuar se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.

Sipas Radios Evropa e Lirë, Vuçiç është shprehur se “serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë moment”.

Mediat e Kosovës raportojnë për një takim të dytë brenda ditës të ndërmjetësve me kryeministrin Albin Kurti, por vetë kryeministri i Kosovës nuk ka bërë asnjë deklaratë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.