Mbetet Lideri i Kullave të Lanës, në rolin e tij të natyrshëm

Postuar në 13 Qershor, 2023 20:09

Në aktivitetin e mbajtur me rastin e 32 vjetorit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndër të tjera u shpreh se një nga arsyet që e bën atë krenar pëe atë parti është se ajo ka ndjekur përherë interesin kombëtar. Sot z. Rama në një dalje publike njoftoi anullimin e mbledhjes së përbashkët në Gjakovë, parashikuar për datë 14 qershkor. Zoti Rama u shpreh se: 

Ky është një komunikim i jashtëzakonshëm, i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë. E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet ne kushtet e parashikuara. Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë, me një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes

Dhe Kurti nuk ka pranuar ndryshimin e formatit, pasi siç mund të merret me mend nuk ka mall për Edi Ramën, as të jetë dekor i improvizimeve të tij.

Është një rol i natyrshëm ky për z. Rama që në emër të mandatit qeverisës pretenson se është interpreti ekskluziv i interesit kombëtar. Nuk do shumë mend të kuptohet se propozimi për Asocacionin dhe gjithë ndërhyrja e tij brutale dhe e pakërkuar për krizën në veriun e Kosovës, ishin edhe një përpjekje për të izoluar Kurtin dhe detyruar që ai ta anullonte mbledhjen. Nuk ndodhi dhe qyqja e Tiranës u detyrua të këndojë vetë. Të mos e marrim për të madhe. Është traditë e asaj partie të sillet kështu me Veriun dhe Kosovën edhe pse propagandën e ka të madhe.

Thjesht ne kemi konfirmimin e kësaj sjelljeje që koordinohet me humorin e Beogradit duke tradhëtuar faktin sesi një detyrim i vjetër është tashmë zakon politk. Ka për të lënë gjurmë ky helm i hedhur sot nga Tirana, me një mënyrë që është karakteriale e këtij njeriu i cili ka shumëzuar me zero çdo gjë në Kosovë.

Më mirë, mbeti për atë që është: lideri i kullave të Tiranës. Asgjë më shumë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Thjesht ne kemi konfirmimin e kësaj sjelljeje që koordinohet me humorin e Beogradit duke tradbëtuar faktin sesi një detyrim i vjetër është tashmë zakon politk."
Me duket me shume i koordinuar me ShBA dhe BE. Prandaj mos u jargavit kot.

Submitted by Aqif (not verified) on

Gjithshka qe ben Rama me qeverine e tij per ju eshte helm. Strategu dhe Skenderbeu yne merr dhe ndjek direktivat e Brukselit sepse vetem keshtu ky vend aderon ne familjen evropiane. Pra, ky ikullave te Lanes nuk ka vepruar me koken e tij por i kane thene.
E sa per "helmin", ky debil milet ka 33 vite qe po e ha. Helbete, ka zevendesuar barin qe ushqehej pergjat komunizmit.

Ne fillim vitet 90te, ashiku yt qirje Birisha apo gospodine Salih, ne takim me Gligorovin dhe Milloshevicin ne Bitola deklaroi se Kosova kurre nuk ka qene pjese integrate e Shqiperise e se qeveria e tij e njihte si krahine te Serbise dhe mardedheniet me Serbine nuk do te cenoheshin asnjehere...
Kur nuk u ka gjetur gje nga poloniumi i Berishes, ky helm qe flisni ju i Rames dhe i Borrelit eshte lollipop per kombin Kosovar dhe Kurdin Albin qe peshon dy kg me gjatesi te nje dwarfi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.