Ndërron jetë Silvio Berlusconi

Postuar në 12 Qershor, 2023 11:04

Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare Silvio Berlusconi. Ish-kryeministër i Italisë, një ndër sipërmarrësit më energjikë dhe transformues të atij që quhet kapitalizmi italian, Berlusconi ka vdekur në spitalin e San Rafaeles pas trajtimit për pneumoni dhe leuçemi.

Një njeri me jetë të jashtëzakonshme, Kavalieri qëndroi në pushtet për një kohë rekord nëse shohim paqëndrueshmërinë karakteristike të politikës italiane.

Berlusconi përfundoi studimet në Milano për drejtësi dhe nisi karrierën e sipërmarrësit me ndërtimin në fund të viteve ’60 kur ishte poshtë 40 vjeçëve.

Në vitet ’70 ai hyn në botën e medias ku me gjasë ka edhe shkëlqimin e vet kryesor sepse me TeleMilanon krijohet televizioni i parë privat në Itali. Janë këtu bazat e perandorisë së Mediaset që varet nga kompania kryesore Fininvest Group.

Njësoj si jeta politike, e mbushur me kundërshti dhe skandale, edhe jeta personale e tij është komentuar shumë. Një karakter unik në peizazhin e elitës italiane që dallon në fakt për konservatorizëm dhe paraqitje të kujdesshme mediatike, Silvio Berlusconi interpretoi në mënyrën e vet të gjitha gjërat që preku me dorë. Duke njohur sukses të paprecedent. Edhe në fushën e botimeve, edhe në sport. Sipërmarrjet e tij përfaqësojnë jo vetëm njeriun pas tyre, por edhe filozofinë se “korrupsioni është lubrifikant për kapitalizmin”, diçka që persiston si rregullsi pavarësisht moralizimit të vazhdueshëm.

Në panoramën politike italiane ai ishte ndër të paktat figura me kumbim ndërkombëtar, krahas Mario Draghit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.