berlusconi

Berlusconi: Lideri jam Unë

Postuar në 15 Maj, 2019 11:05

Silvio Berlusconi nuk heq dorë. Megjithë problemet e shumta personale, politike dhe shëndetësore, ish-drejuesi i Forza Italia dhe ish-kryeministër i Italisë, deklaron se ai është lideri që i duhet vendit. Gjatë një interviste me Bianca Berlinguer në Rai Tre, i pyetur se kush janë liderët e Italisë, Berlusoni ka caktuar veten meqenëse sipas tij një lideri i duhet karizma, një projekt dhe një vizion për vendin, çka sipas tij ai i ka të gjitha.

Italia drejt pasigurisë, Berlusconi udhëheq në sondazhe

Postuar në 12 Shkurt, 2018 13:19

Borxhi i madh publik, presioni nga migrimi, euroskepticizmi në rritje dhe pasiguria politike janë shqetësimet më të mëdha për ekonominë e tretë më të madhe në eurozonës. Kjo është arsyeja pse Italia, e cila po shkon për zgjedhje më 4 mars, është në qendër të vëmendjes.

Koalicioni i 81- vjeçarit, Silvio Berlusconi me ekstremin e djathtë të Lega Nord renditet i pari në sondazhe me 37-38%  dhe mund të arrijë në 40%, që konsiderohet si pragu për formimin e një qeverie.

"Mbroje jetën. Zgjidh një Pashkë vegjetariane” - Berlusconi tërbon industrinë e mishit në Itali

Postuar në 10 Prill, 2017 16:28

Berlusconi mbetet në qendër të vëmendjes. Sërish me një goditje pas së cilës vjen një faturë e kripur. Pjesëmarrja e tij në një fushatë vegjetariane dhe adoptimi i pesë qengjave që do të thereshin  për Pashkë, ka tërbuar industrinë e mishit në Itali. Kështu raporton Reutes sipas të cilës ish-kryeministri Italian ka dalë në një video të Ligës Italiane për Mbrojtjen e Kafshëve ku ai shfaqet shumë i dashur me një qingj të cilit i jep edhe për pirë me biberon.

Berlusconi shet Milanin

Postuar në 06 Korrik, 2016 15:17

Berlusconi ka hequr dorë nga Milani. Merr fund një histori suksesi që magjepsi tifozët dhe admiruesit e futbollit të një ekipi, ngritja e të cilit ka padyshim vulën e sipërmarrësit, ish-kryeministër i Italisë.  Tani radhën e kanë pronarët e rinj. Shitja i është bërë një konsorciumi kinez për 400 milionë euro pagesë në dy vjet. “Milani ka nisur rrugën e tij drejt Kinës”, citohet Silvio Berlusconi, ndonëse disa media italiane shkruajnë se marrëveshja është ende duke u mbyllur.

Edhe rivali direkt i Milanit, Inter, u shit te kinezët e “Sunning Commerce Group”, muajin e kaluar. 

Subscribe to RSS - berlusconi