Ish-kreu i shëndetit publik në Kinë: SARS-CoV-2 mund të ketë dalë nga laboratori

Postuar në 30 Maj, 2023 16:59

SARS-Cov-2 mund të ketë dalë nga laboratori. Ish-kreu i Shëndetit Publik të Kinës e lë të hapur këtë mundësi, në një intervistë për BBC, më shumë se 3 vjet pasi u regjistruan në Vuhan rastet e para të virusit që më pas pushtoi botën.

"Gjithmonë mund të dyshosh për çdo gjë. Kjo është shkenca", tha George Gao, ish-drejtori i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në një intervistë për BBC.

“Të mos përjashtojmë asgjë”, shtoi ai.

Si kreu i CDC-së kineze, Gao ishte i përfshirë në hetimet e hershme për COVID-19, derisa u largua nga detyra në korrik 2022.

Nuk ka ende një përgjigje përfundimtare për origjinën e virusit COVID-19.

Në fillim të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se hetimi për burimin e virusit ishte pezulluar për shkak të vështirësive në bashkëpunimin me Kinën.

Hipoteza e daljes së virusit nga Laboratori i Virologjisë në Vuhan nisi si teori komploti, me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si një nga mbrojtësit e saj.

Në intervistën e tij në BBC, Gao tha se qeveria kineze ka "organizuar" një hetim në Institutin e Virologjisë Vuhan - një nga dy laboratorët në rajon. Ai shprehet në intervistë se nuk i ka parë konkluzionet e hetimit, por autoritetet kineze kanë njoftuar se nuk janë gjetur parregullsi në praktikat që ndiqte laboratori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.