Rusia merr kontrollin e Bakhmutit, Zelensky: Atje nuk ka më asgjë

Postuar në 21 Maj, 2023 12:34

Bakhmut, qyteti në juglindje të Ukrainës, që për muaj të tërë u kthye në skenën e një beteje të ashpër, është tërësisht nën kontrollin e rusëve. Lajmin e dha fillimisht Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila njoftoi se kjo u bë e mundur falë operacionit ofensiv të skuadrës Wagner, i mbështetur nga artilieria dhe forcat ajrore.

Pak minuta më vonë, edhe presidenti ukrainas konfirmoi humbjen e Bakhmutit, duke nënkuptuar se ajo që kanë në dorë rusët janë vetëm rrënojat e qytetit.

Atje nuk ka më asgjë, ndërtesat janë shkatërruar. Tani Bakhmuti është vetëm në zemrat tona. Duhet ta kuptoni që atje nuk ka më asgjë, është vetëm në zemrat tona, tha Zelensky pasi u pyet nga gazetarët në samitin e liderëve të G7 në Japoni.

Ndërkohê, në Ukrainë thonë se nuk janë tërhequr ende nga qyteti. Serhiy Cherevaty, zëdhënës i grupit lindor të forcave të armatosura ukrainase, tha se në pjesën jugperëndimore të Bakhmutit po luftohet me trupat ruse.

"Presidenti Zelenski ka të drejtë. Qyteti është fshirë nga faqja e dheut. Trupat tona mbajnë ende fortifikimet në pjesën jugperëndimore, ku luftimet janë të ashpra", tha ai.

Presidenti Putin, përmes një deklarate të Kremlinit, falënderoi trupat ruse për “çlirimin e Artyomovsk-it”, emri që qyteti ka pasur gjatë epokës sovjetike.

Ky emër iu dha në vitin 1924, në nder të liderit Bolshevik Fyodor Sergeyev, i njohur ndryshe si shoku Artem.

Analistët ushtarakë thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike, pasi nuk është qendër transporti ose qytet me popullsi të madhe. Para pushtimit, aty jetonin rreth 70 000 njerëz. Qyteti ishte më i njohur për minierat e tij të kripës dhe gipsit dhe prodhimin e verës.

Megjithatë, Rusia dërgoi atje burime të mëdha ushtarake. Analistët në Perëndim thonë se Kremlinit i duhej një fitore, sado simbolike. Kjo sepse ka kaluar shumë kohë që nga vera kur forcat ruse pushtuan qytete si Severodonetsk dhe Lysychansk. Që atëherë, përparimi në territore të reja ka qenë i vogël.

Komandantët e ushtrisë ruse e shohin Bakhmutin si një trampolinë për përfitime të mëtejshme territoriale.

Në lojë hyn edhe reputacioni i grupit Wagner.

Udhëheqësi i saj, Yevgeny Prigozhin, e ka pasur qytetin bast të madh. Sipas analistëve perëndimore, ndikimi i tij politik në Moskë varej nga suksesi i kësaj sipërmarrjeje.

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Une nuk e di kui merrni ju lajmet dhe si i verifikoni dhe kete lajm e pashe edhe ne media te tjera, por ketu ku jam une ne lajmet u tha krejt e kunderta qe Zelensky mohon marrjen e Bakhmutit nga ruset. Vec te tjerave ja edhe nje link:

https://news.yahoo.com/ukraine-says-troops-still-engaging-103231247.html...

dhe titulli i lajmit:

Zelenskyy denies Ukrainian city of Bakhmut occupied by Russian forces.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.