Jepini një fond për "rindërtimin" Presidencës!

Postuar në 16 Maj, 2023 12:06

Kanë kaluar muaj qëkurse politika aksidentoi Shqipërinë me emrin e Bajram Begajt si president të Republikës. Nëse sheh përciptazi aktivitetet zyrtare të atij që na thuhet se është kryetar i Shtetit, mund të kuptosh se aty nuk ka asgjë politike, thjesht një njeri që po i gëzohet fatit të vet. i jashtëzakonshëm si vetë Shqipëria kuturu.

E megjithatë, ky person që ka emrin në dekrete dhe ka kusurin të përfaqësojë unitetin tonë ka prezantuar veten në detyrë si armik i çdo akti transparent. Asjë emër këshilltari, asnjë drejtues kabineti.

Në faqen e Presidencës shqiptare figuron vetëm aktivitetet e z. Begaj, të bashkëshortes së tij, Armanda dhe të dhëna për presidentët në një rubrikë që ka qenë aty. Edhe këtu Bajrami i ka dalë para Presidentit duke vendosur dallim në jetëshkrimin e presidentëve: biografia e Ilir Metës është më e gjera me konsiderata dhe intepretime. Ajo e Mejdanit e përmbledhur, e Alisë po ashtu, Bamir Topit i është vihet në dukje qytetaria, kurse Sali Berishës i janë hequr të gjitha gradat.

Si mundet të katandiset këtu edhe një aspekt kaq elementar si prezantimi i faqes së Presidencës? E cila në vend se të pasurohet dhe të krijojë arkivë të ndërveprueshme ka, sa herë ndërron komandanti i Forcave të Amratosura – mos qeshni – një diçka për rindërtim?

Ajo që jep të kuptojë strukja e këtij presidenti është fakti se në krye të shtetit kemi një njeri të vockël, një miniaturë shpirtërore dhe njerëzore e detyrës që mban dhe me nder gradave që ka patur në ushtri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.