FBI çmonton Turla-n, njësinë kryesore të hakerimit të kundërzbulimit rus

Postuar në 09 Maj, 2023 18:40

Një rrjet kompjuterësh të hakeruar kanë furnizuar Rusinë me informacion mbi vendet perëndimore për rreth 20 vjet. FBI zbuloi sot se ka nxjerrë jashtë funksionit rrjetin që spiunët rusë e kanë përdorur prej vitesh për të marrë informacione sensitive nga të paktën 50 vende, përfshirë qeveritë e vendeve të  NATO-s.

Shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse, FSB, dyshohet se e ka përdorur mjetin e sofistikuar të hakerimit për të depërtuar në agjencitë diplomatike dhe ushtarake të SHBA dhe perëndimore për gati dy dekada.

FBI përdori një urdhër gjykate të hënën për të ndërprerë aksesin e rusëve në rrjetin e kompjuterëve në SHBA që hakerët po përdornin për të marrë fshehurazi informacion në të gjithë botën, bën të ditur CNN.

Grupi rus i hakerëve që u godit nga FBI, i njohur si Turla, mendohet se është një nga njësitë më elitare të spiunazhit kibernetik në shërbimet e inteligjencës ruse. Mjetet e Turlas janë përfshirë në një ndërhyrje në rrjetet ushtarake amerikane në mesin e fundit të viteve 1990 dhe hakerimin e Komandës Qendrore të SHBA në 2008.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.