Ndërron jetë Jerry Springer

Postuar në 27 Prill, 2023 19:06

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare moderatori i njohur amerikan, Jerry Springer. Ai është i njohur për shown e tij “The Jerry Springer Show” nisur në vitin 1991 dhe vazhdoi për disa dekada. Me 4000 episode, shfaqja kapi vëmendjen e një mase të madhe të publikut për shkak të realizimit të përballjeve bruto mes personazheve të konflikteve sociale të forta.

Cinik, me pyetje të drejtpërdrejta, i aftë të krijonte pezulltinë e nevojshme para shpërthimit dramatik, Springer dinte edhe të aktronte në gjestikulacione si një pjesë mbështetëse dhe plotësuese e shfaqjes që ishte në fakt një lloj gjyqi lakuriq.

Ky është Njeriu në fund të fundit-, dukej sikur fliste me fytyrë Springer.

Në karrierën e tij ai ka marrë tetë çmime Emmy, ndërkohë që në gazetari hyri nga politika. Kandidat për kryetar bashkie, guvernator dhe i diplomuar për shkenca politike, gurë në një karrierë që kapi majën në “të kundërtën” e vet. Më poshtë disa episode të spikatura të showt:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.